5 sekrete nga një CEO për një biznes të suksesshëm - Business Magazine Albania

5 sekrete nga një CEO për një biznes të suksesshëm


Në vitin 2013 Akash Nigam bashkëthemeloi kompaninë Blend, si një nismë me ulje-ngritjet e saj pasi fillimisht iu desh të hiqte dorë nga studimet në Universitetin e Miçiganit.

“Kur mendoni se ndiqni dhe keni parë mjaftueshëm rrjete sociale, menjëherë shfaqen 10 ose 15 të reja në botën virtuale’’-tregon ai. ‘’Ndërsa une kam braktisur llogarinë time në Facebook dhe LinkedIn, me përjashtim të Twitterit, megjithatë vajza ime kolegjiste jeton dhe merr frymë nga mediat sociale: Instagram, Facebook, dhe Snapchat si vendet e saj te preferuara për të qëndruar online.’’

Nigam zbulon 5 sekretet e tij se si mund të themelohet dhe të zhvillohet një biznes i suksesshëm:

1. Ju nuk mund t’i trajtoni punonjësit në të njëjtën mënyrë që trajtoni miqtë tuaj. Rrethi juaj i ngushtë i miqve nuk dyfishohet apo trefishohet çdo vit, gjë që mund të ndodhë me punojësit tuaj.

Për të ruajtur interesin më të mirë të kompanisë, duhet të keni një sistem të kontrolleve dhe balancave, sidomos gjatë fazave të rritjes. Nëse ju doni që kompania të funksionojë në mënyrë efikase, respektimi i proçedurave, protokollit dhe kolegëve të tjerë është i domosdoshëm.

2.Vlerësoni partnerët tuaj për mbledhjen e fondeve

Mos e shihni proçesin për mbledhjen e fondeve si “një humbje kohe.” Në vend të kësaj, ajo duhet të shihet si një mundësi për ta çuar kompaninë tuaj në lartësi të reja. Megjithatë, është e rëndësishme të tregohet kujdesi i duhur! Emrat dhe firmat e mëdha mund të bëjnë premtime boshe dhe të përfundojnë në një dështim ashtu sikurse sigurimi i fondeve nga një firmë me emër mund të nxisë vlerësimin për kompaninë tuaj.

Por a e realizon ky qëllimin tuaj për të qënë një kompani e suksesshme në terma afatgjatë? Partnerët tuaj mund të jenë të vegjël, por i japin kompanisë një vlerë të jashtëzakonshme në përmbushjen e nevojave.

3. Qëndroni ligjërisht dhe (mendërisht) të përgatitur

U mësuam me këto proçese pasi u paditëm disa herë. Pikërisht kjo, na bëri edhe më të përgatitur.
Fillimisht, do tentoni të lini mënjanë dokumentet zyrtare për të mbajtur shpenzimet ligjore në nivel sa më të ulët. Por kur kompania të fillojë zgjerimin e saj, është e domosdoshme vënia e pikave mbi “i” dhe mbyllja e çdo proçesi per të qënë në rregull ligjërisht.

4. Harrojini takimet romantike. Ju jeni në një “marrëdhënie” afatgjatë me bashkë-themeluesit

Harrojini daljet sikur të ishit beqarë pasi kjo funksionon si një martesë. Ju do të përjetoni periudhën tuaj të muajit të mjaltit kur gjërat shkojnë shkëlqyeshëm. Por, menjëherë pas kësaj, pasojnë një shumëllojshmëri mosmarrëveshjesh. Disa nga zënkat çojnë në prag të divorcit, por mënyra si i kapërceni ato dhe si ecni përpara, ka një ndikim në qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e marrëdhënies.

Nëse jeni në gjendje t’ia dilni mbanë kur gjërat shkojnë shumë keq, atëherë lidhja bëhet më e fortë dhe vazhdimi i rrugës së bashku është më se i sigurtë.

5. Nëse dikush pushohet nga puna, nuk është faji i punonjësit –është faji juaj. Zgjidhini me kujdes njerëzit që punësoni

Si menaxher, përgjegjësia juaj kryesore është të vendosni çdo punonjës në pozita sa më optimale për të ndikuar pozitivisht në kompani. Kjo kërkon delegimin e duhur të kompetencave dhe komunikim të vazhdueshëm. Është jetike që të personalizoni marrëdhënien me çdo punonjës, duke nxjerrë në pah anët e forta dhe duke përmirësuar pikat e tyre të dobëta.
Në qoftë se punonjësi nuk arrin të menaxhojë deadline-t, është faji juaj për mosmbajtjen e tyre në rrugën e duhur. Në qoftë se punonjësi është në pozitën më optimale brenda kompanisë, por nuk ka zbuluar dhe shfrytëzuar akoma plotësisht potencialin e tij, ky është sërish faji juaj. Pasi jeni ju që zgjidhni punonjësit tuaj dhe jeni ju që keni rolin e busullës së tyre të orientimit dhe motivimit në kompani.

 

/Shkruar nga Peter Economy, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0