5 mësime partneriteti nga të cilat mund të mësoni dhe ju - Business Magazine Albania

5 mësime partneriteti nga të cilat mund të mësoni dhe ju


Bill Belichick dhe Tom Brady të New England Patriots janë dyshja më e suksesshme dhe më ikonike e trajnerëve në historinë e NFL.

Ekzistojnë disa mësime kyçe rreth udhëheqjes, menaxhimit dhe suksesit jetësor që mund të mësojmë nga partneriteti Brady – Belichick. Ja disa këshilla se si të ndërtoni një partneritet të tipit Brady-Belichick në biznesin tuaj.

Lexoni: Cili është sekreti për një partneritet të suksesshëm?

1. Plotësoni aftësitë e njëri-tjetrit

Ju duhet të keni një partner me aftësi dhe interesa të ndryshme nga tuajat. Kjo është mënyra më e mirë për të mbuluar dobësitë tuaja dhe për të maksimizuar forcat tuaja. Shpesh, njerëzit përpiqen të formojnë partneritete biznesi ose të punojnë me një bashkëthemelues të kompanisë, ku të dy partnerët janë shumë teknikë ose të mirë në anën e shifrave të biznesit, por ata kanë një hapësirë bosh për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët. Ose ndoshta keni një partneritet biznesi ku jeni me të vërtetë krijues, por biznesi juaj nuk ka disiplinë. Kjo paraqet një problem. Kushtojini vëmendje aftësive dhe fushave të interesit të partnerëve tuaj të ardhshëm ose ekipit tuaj ekzekutiv. Nëse një person është i mirë me njerëzit, tjetri duhet të jetë i mirë në zhvillimin e produktit. Biznesi juaj ka nevojë për një balancë të mirë midis aftësive dhe pasioneve të themeluesve dhe partnerëve nëse doni që të lulëzojë për një kohë të gjatë.

2. Besoni tek njëri-tjetri

Çdo partneritet biznesi duhet të ndërtohet mbi besimin. Është pothuajse si një martesë, në kuptimin e nivelit të afërsisë. Ju do të jeni duke punuar me këtë person çdo ditë dhe po merrni një rrezik financiar së bashku. Duhet të siguroheni që partnerët tuaj të biznesit janë të sinqertë, transparentë, të drejtpërdrejtë dhe autentikë me ju. Ju jeni duke ndërtuar diçka të mirë së bashku, kështu që duhet të siguroheni që jeni në të njëjtën faqe.

3. Respekt reciprok, nuk ka nevojë të jeni miq

Partnerët e biznesit jo gjithmonë duhet të jenë miqtë më të mirë, Në fakt, ndonjëherë stresi i ndërtimit të një biznesi mund të krijojë miqësi. Por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ju gjithmonë duhet të respektoni aftësitë e njëri-tjetrit dhe të besoni tek njëri-tjetri.

4. Ju duhet të jeni në linjë me njëri-tjetrin

Shumë njerëz e mësojnë këtë në mënyrën e vështirë, por është e vërtetë. Të gjithë partnerët e biznesit duhet të jenë në të njëjtën linjë me njëri tjetrin. Për shembull, nëse një partner merr 80% të të ardhurave për mbylljen e një marrëveshje, partneri tjetër nuk mund të ndihet aq entuziast për të vënë përpjekje shtesë herën tjetër. Kur partnerët fillojnë të ndihen të pa respektuar ose të nënpaguar, ata do të kërkojnë të dalin, shpesh duke kërcënuar qëndrueshmërinë e të gjithë biznesit.

Lexoni: Burberry njofton partneritetin e ri për të forcuar praninë e saj në tregtinë online

5. Ndani detyrat, ndani ngarkesën e punës

Sigurohuni që partneri juaj i biznesit mban të njëjtën pjesë të ngarkesës së punës. Disa sipërmarrje të vogla dhe biznese të vogla janë në një situatë të papërshtatshme ku kompania është punë me orar të plotë për një partner, ndërsa partneri tjetër është ende duke punuar në një punë ditore dhe nuk është i aftë ose i gatshëm për të vënë në maksimum përpjekjet për biznesin e ri. Kjo shpesh çon në pakënaqësi dhe është një gjë shumë e keqe për biznesin.

Një partneritet i vërtetë është: punoni krah për krah me njëri tjetrin.

Ndërtoni besimin dhe respektin me partnerët tuaj. Plotësoni aftësitë e njëri-tjetrit. Kërkoni mënyra për të ruajtur punën më të mirë në grup duke qëndruar në harmoni me kompensimin dhe meritën për suksesin.

burimi: entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0