“Nuk është gjëja më e bukur në botë për mua, por le të themi se nuk është as fundi i botës” -Lola Bonfield, 8 vjeç
Kevin Bonfield, një anëtar i Organizatës së Sipërmarrësve (OE) në Dallas, është njëkohësisht dhe themelues dhe partner menaxhues i Concentre, një kompani konsulente butik që mundëson një interaktivitet ndërmjet qëllimit të klientëve dhe strategjisë së biznesit së bashku me elementë të teknologjisë për të arritur rezultate.
“Prindërimi është mësuesi më i mirë për jetën dhe për biznesin”.
Si baba i dy fëmijëve të vegjël, ne i kërkuam Kevin të zbulojë strategjinë e tij për të minimizuar ndikimin e udhëtimeve që puna e detyron t’i ndjekë, në familjen e tij. Ja se çfarë ai ka ndarë me ne.
Para se të kisha kompaninë time aktuale, punoja si konsulent menaxhues, prandaj jam i mirëpërshtatur me një orar udhëtimi që më çon jashtë qytetit për disa ditë, pothuaj çdo javë. Në fakt, kur bëj shumë gjatë pa hipur në një aeroplan, më mungon ai emocioni që më kaplonte kur shikoja peizazhe dhe kisha përvoja të reja.
Gjatë rrugëtimit tim si sipërmarrës, orari im i udhëtimit ka pësuar ndryshime të herëpashershme. Por, ndryshimi më i rëndësishëm në jetën time profesionale dhe personale është rritja dhe edukimi i dy fëmijëve, të moshave 10 dhe 8 vjeç, të cilët janë të prekur nga mungesa ime. Ata e kuptojnë se udhëtimi është pjesë e jetës sime – dhe për këtë arsye është bërë e tillë edhe për ta – por kur unë largohem shumë shpesh, për një kohë të gjatë, kjo ndikon shumë në familjen time.
Për ta korrigjuar këtë, kam kërkuar kontributin e tyre se si ata të tregohen më tolerantë ndaj udhëtimeve të mia të shpeshta. Është e drejtë të thuhet se ata janë përshtatur me orarin tim të udhëtimeve me kalimin e kohës. Njësoj siç vajza ime Lola ndau opinionin e saj lidhur me këtë çështje. “Nuk është gjëja më e bukur në botë për mua, por le të themi se nuk është as fundi i botës. Nuk më ndryshon tërësisht jetën time.”
Bisedat me dy fëmijët e Kevin, Sydney dhe Lola ndihmuan në hartimin e këtyre pesë strategjive që e bëjnë orarin e udhëtimit më të pranueshëm nga perspektiva e tyre:
1-Pyesni fëmijët tuaj se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
Dy vjet më parë, unë udhëtoja shumë për shkak të punës dhe për këtë arsye vajzat e mia e kishin mjaft të vështirë mungesën time për një kohë aq të gjatë. Në atë periudhë ato ishin vetëm 6 dhe 8 vjeç dhe mendoj se ka qenë koha kur kanë pasur më shumë nevojë për mua. Kur vendosëm të diskutojmë mbi këtë çështje, ato më thanë se largimi për dy netë ishte në rregull, por tri netë ishin me të vërtetë shumë për to. Pra, ku munda, ndryshova axhendën e udhëtimeve të mia.
2-Komunikoni gjatë gjithë kohës.
Ne mbajmë një planifikues javor në shtëpinë tonë, kështu që çdokush e di se çfarë po bën çdo anëtar i familjes gjatë gjithë javës. Unë gjithashtu, e kujtoj familjen time ditën para, dhe ditën, që unë po largohem jashtë qytetit dhe për sa kohë do të mungoj. Ndërsa jam larg, ne gjejmë kohë për të mbajtur kontaktet me njëri-tjetrin me anë të “FaceTime” dhe mesazheve tekst. Ne i tregonim njëri-tjetrit se si e kaluam ditën dhe kjo mbetet një prioritet për secilin prej nesh.
3-Përfshijini fëmijët tuaj në udhëtimet tuaja.
Për udhëtimet e mia më emocionuese, ne diskutojmë destinacionin dhe se çfarë do të bëj atje. Shohim një hartë ose gjejmë foto dhe video në internet në mënyrë që të njihen me pjesët më interesante ose historike të qytetit. Unë gjithashtu përpiqem të sjell në shtëpi një suvenir të vogël të marrë nga çdo qytet i ri që vizitoj. Për shembull, kur shkova në Barcelonë, u solla zinxhirë dekorues, të cilët i vendosin në çantën e shkollës, me dizenjon e salamandrës së Gaudit.
4-Investoni në kalimin e kohës së bashku para dhe pas një udhëtimi.
Një nga mësimet më të mëdha që kam mësuar për familjen ishte nga Bradley Callow, një anëtar tjetër i OE, i cili ndërroi jetë kohët e fundit. Pasioni që kishte për “Rich Legacy”, u mëson njerëzve të suksesshëm se si të ndërtojnë një marrëdhënie më të ngushtë me familjet e tyre dhe se si të rrisin fëmijë mirënjohës, të zellshëm dhe të qëndrueshëm. Bradley më mësoi mësimin më të rëndësishëm: Kur është fjala për fëmijët tuaj, bëhet fjalë për “Koha = Dashuria”. Pas një udhëtimi të gjatë, lodhja mund ta bëjë të vështirë për t’i dhënë prioritet një aktiviteti me fëmijët e mi ku duhet të jem i pranishëm mendërisht – ose, siç thotë Sydney, “më kushto mua vëmendje”. E bëj këtë gjë që të ndodhë në mënyrë që të rikuperoj kohën kur nuk do të jem me to.
5-Merrni fëmijët tuaj me vete.
Një mësim që kam marrë nga prania ime në programin e OE Accelerator është që të grumbulloj aktivitetet – të përzgjedh dy objektiva dhe të gjej një mënyrë për t’i arritur të dyja në të njëjtën kohë. Kam gjetur disa raste ku kam arritur të marr vajzat e mia me mua në një udhëtim, veçanërisht kur kthehem në shtëpi në Britani të Madhe. Kjo i lejoi ata të shihnin së bashku me mua Londrën dhe pastaj të bënin një vizitë tek gjyshërit e tyre, hallat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë ndërsa punoja. Prezantimi i Lolës me “Windsor Castle” dhe shoqërimi që i bëra Sidneit në festivalin muzikor të parë të saj “West End”, “, i konsideroj si dy nga kujtimet më të bukura si pjesë e udhëtimit tim të biznesit në Londër.
Me mençurinë karakteristike, tepër interesante për moshën e saj, Lola tregon: “Kur babi im është duke shkuar në një udhëtim, kjo nuk do të thotë që duhet të jesh i mërzitur për këtë gjë, por përsëri më mungon shumë”.
Klea Isakaj
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.