5 mënyra se si të tërhiqni talentet e reja në kompaninë tuaj - Business Magazine Albania

5 mënyra se si të tërhiqni talentet e reja në kompaninë tuaj


Studimi mbi punësimin e të diplomuarve të vitit 2015 në kuadër të Strategjisë së Firmës ‘’Accenture’’ zbuloi se gati gjysma e të diplomuarve të vitit 2015 ose 49% e tyre e konsiderojnë veten në një punë që nuk përmbush pritshmëritë e tyre profesionale apo në një punë që nuk kërkon domosdoshmërisht një diplomë univerisiteti. Shifra e të diplomuarve që mbajnë këtë qëndrim është rritur nga 46% qw ishte në vitin 2014 dhe 41% në 2013-ën.

Studimi tregon se ka vend për përmirësime nga ana e punëdhënësve dhe se duhet të punohet në këto drejtime:

1. Krijoni kontakte të hershme me tregun e punës

Pothuajse tre të katërtat ose 72% e të diplomuarve të vitit 2015, kanë pasur një internship apo bashkëpunim me kompanitë gjatë periudhës së studimeve. Kjo mënyrë, u mundëson kompanive, kandidatë premtues që mund të punojnë gjatë studimeve, si dhe i ndihmon të identifikojnë dhe të trajnojnë që në hapat e parë talentet e reja. Kompanitë që nuk ofrojnë praktika apo lloje të ngjashme mundësish, po i ekspozojnë të rinjtë ndaj mundësive të kompanive të tjera, duke i larguar kështu tek konkurentët.

2. Krijoni mundësitë dixhitale të rekrutimit

Punonjësit e rinj i përkasin periudhës teknologjike, kështu që nuk është çudi që ata përdorin mjete dhe platforma dixhitale për të kërkuar punë. Në fakt, gati dy të tretat ose 64% e të diplomuarvë të vitit 2015 kanë përdorur një aplikacion në celular për të kërkuar dhe aplikuar për punë, pasi kjo konsiderohet tashmë metoda më efektive në këtë drejtim. Punëdhënësit duhet të shkojnë aty ku janë tashmë punonjësit e tyre të ardhshëm. Kjo përbën investimin dixhital të një kompanie në funksion të eksperiencës rekrutuese.

3. Afrimi i milenialëve me partnerë e vegjël në ekosistemin tuaj

Hulumtimi gjeti që vetëm 15% e të diplomuarve të rinj duan të punojnë për një kompani të madhe, që lë të kuptohet se edhe korporatat më të mëdha kanë pësuar rënie të rekrutimit të punëtorëve të rinj. Të rinjtë duan kultura krijuese të punës si dhe mjedise që nxisin transparencën dhe u japin shanse për të avancuar sa më shpejt.

Ata mund të jenë keqkuptuar duke menduar se këto mundësi ekzistojnë vetëm në kompanitë e vogla dhe bizneset e reja. Kompanitë më të mëdha duhet të provojnë se mund të ofrojnë shumë përvoja për të punësuarit e tyre, të mbështetur nga një masë e gjërë burimesh që kompanitë e vogla nuk mund t’i kenë. Përveç kësaj, kompanitë e mëdha tashmë kanë infrastrukturën për të mbështetur oraret fleksible të punës, si dhe zotërojnë burimet për të krijuar ekipe më vogla të specializuara.

Nëse riorganizimi në atë nivel nuk është një opsion afatshkurtër, bizneset mund t’i sjellin punonjësit e tyre të rinj në kontakt të ngushtë me partnerët e tyre të biznesit të vogël që tani janë pjesë e ekosistemeve të tyre të mëdha.

4. Mbështetni të punësuarit e rinj për periudha afatgjata

Të diplomuarit më të rinj në fuqinë punëtore nuk duan vetëm shanset për të mësuar dhe për t’u rritur, por edhe shanse që të përmbushin prishmëritë e tyre. 77% e të anketuarve u shprehën se prisnin që punëdhënësi i tyre t’u ofronte trajnim në punën e tyre të parë, por vetëm gjysma prej tyre thanë se iu ofrua ky trajnim.

Të punësuarit e rinj nuk mund të fajësohen plotësisht se kalojnë nga një punë në tjetrën, pasi atyre nuk u ofrohen mundësi trajnimi, rritje dhe zhvillimi profesional në vendet ekzistuese. Ofrimi i mundësive të zhvillimit afatgjatë mund të vendosë kompaninë tuaj në pozita avantazhuese me konkurrencën pasi ajo nuk fokusohet vetem te marrja në punë e njerëzve të rinj, por edhe tek zhvillimi i talenteve të reja.

5. Krijoni një kulture pune argëtuese

Për sapo të diplomuarit në forcën punëtore, kultura është shumë e rëndësishme në krahasim edhe me kompensimin monetar. Në 60% për qind e të diplomuarve të vitit 2015 thanë se preferojnë të punojnë në një kompani me një atmosferë pozitive sociale dhe të fitojnë një pagë më të ulët se sa të bënin një punë me të ardhura më të larta por të mërzitshme nga pikëpamja e argëtimit dhe jetës sociale.

Punëdhënësit që u ofrojnë punonjësve punë sfiduese por që krijojnë një kulturë dhe mjedis të këndshëm pune janë në një avantazh konkurrues me kompanitë paralele.

Kompanitë janë të prirura t’i cilësojnë përvojat e të sapodiplomuarve si ‘’pritje jorealiste bazuar në përvojën e kufizuar të punës.’’ Por, nga ky perceptim ata mund të humbasin punëtorët e rinj më të talentuar. Punëtorët e sapodiplomuar kanë treguar gatishmëri të pabesueshme dhe pragmatizëm për të hyrë në tregun konkurrues të punës. Tani është koha që punëdhënësit të tregojnë se edhe ata mund të përshtaten!

 

/Shkruar nga David Y. Smith, Publikuar nga Fast Company.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0