5 mënyra për të rritur inteligjencën tuaj

5 mënyra për të rritur inteligjencën tuaj


Truri juaj ka nevojë për stërvitje ashtu si muskujt tuaj. Nëse abuzoni me të duke përdorur kimikate të dëmshme, aftësia juaj për të menduar dhe mësuar do të përkeqësohet. BusinessMag në këtë artikull ju sjell 5 këshilla të thjeshta për të fituar më shumë produktivitet dhe përqëndrim.

Minimizoni kohën e të parit televizor

Kjo është shumë e vështirë për shumë persona. Shumica e njerëzve pëlqejnë të ulen para televizorit dhe të shohin me orë të zgjatura. Problemi është se duke parë vazhdimisht televizor nuk e shfrytëzoni siç duhet aftësinë tuaj të të menduarit. Sytë tuaj përjetojnë dhimbje dhe lodhje nëse përqëndroheni për një kohë të gjatë para TV tuaj dhe ju nuk keni më as energji për të lexuar një libër.

Nëse doni të relaksoheni, lexoni një libër. Nëse ndiheni të lodhur, dëgjoni pak muzikë. Nëse jeni me miqtë dhe familjarët tuaj, filloni të bisedoni me ta. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë  të relaksoheni, në vend që të shikoni pafund televizor.

Ushtrohuni

Gjithmonë mendojmë se do të mësojmë më shumë nëse nuk ushtrohemi dhe lexojmë ndonjë libër në vend të kësaj. Duhet ta kuptoni se koha që kaloni duke u ushtruar bën që ju të mësoni më shumë, sepse përmirëson produktivitetin tuaj. Vënia në funksion e trupit tuaj ju pastron nga shpërqëndrimet dhe krijon një valë energjie pozitive. Pas kësaj, ju do të ndihemi më energjikë dhe mund të përqendroheni më lehtë.

Lexo: Shenjat që tregojnë nivelin e lartë të inteligjencës emocionale

Lexoni libra sfidues 

Shumë njerëz pëlqejnë të lexojnë libra fanta-shkencë, por përgjithësisht këto libra nuk janë stimulues mendorë. Nëse doni të përmirësoni aftësinë tuaj të të menduarit dhe shkruarit, duhet të lexoni libra që ju bëjnë të përqendroheni. Leximi i një romani klasik mund të ndryshojë pikëpamjen tuaj për botën. Nëse nuk kuptoni diçka nga ajo që lexoni mos kini turp të pyesni apo të kërkoni në lidhje me të dhe më pas gjeni kohë ta lexoni përsëri nëse është e nevojshme. Sfida e të mësuarit të gjërave të reja është shumë më tërheqëse se çdo libër fanta-shkencë i lënë përgjysëm.

Flini herët, zgjohuni herët

Asgjë nuk e bën më të vështirë përqendrimin sesa privimi i gjumit. Do të ndiheni më të freskët nëse shkoni herët në shtrat dhe nuk flini më shumë se 8 orë gjumë. Nëse qëndroni deri vonë dhe e zëvendësoni gjumin duke u ngritur vonë, atëherë do të zgjoheni të lodhur dhe të përgjumur dhe do të keni probleme që të përqendroheni. Orët e para të mëngjesit janë më të qeta dhe më produktive. Duke u zgjuar herët ju do të keni orë më produktive dhe do të maksimizoni gjendjen tuaj mendore gjatë gjithë ditës. Nëse jeni të përgjumur gjatë ditës dhe keni mundësi mund të flini 10-20 minuta. Një sy gjumë i shkurtër do t’ju freskojë mendjen.

Merrni kohë për të reflektuar 

Shpesh jeta jonë bëhet aq stresuese saqë mbingarkohemi mendërisht pa e kuptuar që kjo po ndodh. Duke shpenzuar kohë për reflektim ju keni mundësi të organizoni mendimet tuaja dhe t’i jepni përparësi përgjegjësive tuaja. Në këtë mënyrë ju do të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për ju dhe çfarë jo. Gjërat e parëndësishme nuk do të jenë më pjesë e jetës suaj dhe mendja juaj do të jetë më e qetë dhe produktive. Për shumë persona funksionon një shëtitje e shkurtër, pasi idetë më të mira vijnë ndërsa jeni duke ecur. Eksperimentoni aktivitete të ndryshme dhe zbuloni se çfarë funksionon më mirë për ju.

/Pick the Brain

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0