Shenjat që tregojnë nivelin e lartë të inteligjencës emocionale

Shenjat që tregojnë nivelin e lartë të inteligjencës emocionale


Inteligjenca emocionale parashikon aftësinë e njerëzve për të rregulluar veten e tyre, për të menaxhuar njerëzit e tjerë dhe për të arritur sukses. Kërkimet tregojnë një lidhje midis inteligjencës emocionale dhe suksesit në karrierë. Jo të gjithë kanë lindur me të, por ndryshe nga IQ, inteligjenca emocionale mund të fitohet dhe përmirësohet me praktikë.

Pra, si mund të themi nëse dikush e ka atë apo jo? Këtu janë pesë shenja të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale. Ka shumë tregues që dikush ka inteligjencë të lartë emocionale. Por këto pesë shenja janë teste të shpejta për të cilat mund të dëshmoni çdo ditë në punë. Dhe ata do t’ju ndihmojnë shpejt të vlerësoni nëse personi në fjalë ka, apo jo, nivele të larta të inteligjencës emocionale.

Menaxhimi i kritikave pa kundërshtime, justifikime, shfajësime apo shfaqje ankthi.
Një nga shenjat dalluese të inteligjencës së lartë emocionale është vetëdijshmëria e cila ka të bëjë me një kuptim të thellë të asaj që na motivon, zemëron, lumturon, intereson dhe mërzit. Gjithashtu do të thotë që ne mund të vlerësojmë veten, gabimet tona dhe gjithçka, me ndershmëri dhe qartësi të madhe. Pra, kur njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale bëjnë një gabim dhe kritikohen për të, ata nuk reagojnë intensivisht po e marrin këtë fenomen si diçka që duhet shënuar, analizuar dhe korrigjuar.

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë njerëz të thonë, “Ky rregull nuk vlen për mua” ose “Performanca ime ishte thjesht e mirë”, ju keni qenë dëshmitarë të mohimit. Këto janë njerëz që janë aq mbrojtës dhe të mbyllur në mur, ose egot e tyre janë aq të brishta, sa thjesht nuk janë të gatshëm për reagime. Ata, në të vërtetë, janë duke thënë, “Nuk ka asnjë problem; performanca ime ishte absolutisht e mirë. Nëse nuk ju pëlqejnë rezultatet, ky është problemi me gjykimin tuaj, jo me performancën time. ”

Janë mëndje hapur
Me një nivel të lartë vetëdijesimi njerëzit me inteligjencë emocionale arrijnë të dëgjojnë një situatë pa u vendosur menjëherë në kundërsulm. Ata nuk kundërshtojnë idetë që janë të ndryshme prej të tyreve duke i bërë kështu shumë të vlerësuar dhe besueshëm nga kolegët dhe miqtë.

Lexo: 9 Shenja që tregojnë se ju jeni më inteligjent sesa mendoni

Janë dëgjues shumë të mirë
Që të jesh një dëgjues i mirë duhet që të disponosh një strukturë dëgjimi e cila arrin të bëj ndarjen mes interpretimeve, reagimeve dhe përfundimeve. Njerëzit me inteligjencë emocionale arrijnë të dallojnë emocionet që mund ti pengojnë të dëgjojnë të tjerët .

Nuk e ‘zbukurojnë’ të vërtetën
Inteligjenca emocionale ka të bëjë edhe me njohjen e emocioneve të të tjerëve, por kjo vetëdije nuk do të thotë të shmangësh thënien e së vërtetës sado e hidhur të jetë ajo, pa përdorur truke apo zbukurime për ta zbutur dhe evituar kështu reagime të ashpra. Njerëzit me inteligjencë emocionale e dinë se sa e rëndësishme është që mesazhet e vështira të dëgjohen.

Kërkojnë falje kur e kanë gabim
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk harxhojnë kohë të vlefshme duke u përpjekur të vërtetojnë se kanë të drejtë kur e kuptojnë se janë gabim. Në vend që të kërkojnë justifikime, ata kërkojnë falje në mënyrë të thjeshtë dhe të ndershme duke u lejuar kështu të kthehen sërish në rrugë të mbarë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0