Kur përballeni me një detyrë të rëndësishme, sa shpesh i thoni vetes, “Kam kohë plot për ta përfunduar pastaj”?
Ose “Do ta bëj herët në mëngjes që jam i/e freskët”?
Këto janë shenjat e një “zvarritësi” të punëve. Ne të gjithë e bëjmë ndonjëherë, mbase edhe tani që lexoni këtë artikull po e zvarrisni leximin.
Zvarritësit vdesin të shpërqëndrohen. Dhe nëse ka ndonjë gjë në të cilën ne jemi të rrethuar në epokën tonë të informacionit, është shpërqëndrimi.
Studiuesit që studiojnë sjelljen njerëzore kanë zbuluar se njerëzit që sillen si shefa mund të kenë sekretin për të përfunduar gjërat.
Metoda quhet metoda e vetes “së shumëfishtë”. Koncepti është se e ardhmja jote e orientuar nga rezultatet është në “luftë” me veten tënde të tanishme.
Vite më parë, kur LeBron James dontë që të kapërcente nga Cleveland në Miami, ai tha reporterit të ESPN Jon Greenberg, “Unë dua të bëj atë që është më e mira për LeBron James dhe të bëjë atë që bën LeBron James të lumtur.
Mund të duket si një shprehje egocentrike, por psikologu Ethan Kross nga Universiteti i Miçiganit thotë se “të përdorësh emrin tënd…për t’iu referuar analizës së vetvetes ëhtë një formë e distancimit nga vetja që përmirëson vetë-regullimin.”
Mund të jetë madje edhe një mënyrë për të kristalizuar idenë e vetes së “dyfishtë” duke e bërë njërën prej këtyre “vetave” të dëgjojë tjetrën për të sjellë ndryshim dhe për të mos i zvarritur më punët që duhen bërë.
Pra, si mund të sillemi si “shef” me veten tonë” për të arritur objektivin?
1. “Mjeshtërimi” i vetes
Dyzimi detyron “veten” më të mirë t’i thotë “vetes” më të pabindur dhe më pak bashkëpunuese, “Unë jam shefi këtu dhe do ta zgjidhim këtë problem tani.”
2. Kontrolli i mendjes
Nëse e dini që keni një afat të përcaktuar dhe po bëni çdo gjë për të shpërqëndruar veten tuaj, përdorni mendjen për të kontrolluar veten. Momentin që dilni nga “shinat”, thuajini diçka “vetes” që ju sjell sërish brenda “shinave”. Mund ta thoni me zë të lartë “MJAFT” me shpresën se kolegët tuaj nuk do të mendojnë për ju se jeni të çmendur.
3. Bëni punën më të vështirë në fillim
Në mëngjes ne jemi plot me energji dhe në këtë mënyrë ju mund ta detyroni veten që të bëjë detyrat më të vështira në fillim. Më pas, ndërsa dita ecën, energjitë shterojnë. Mos harroni të jeni shefi i mirë që arrin të përfundojë punët e “vetes” së tij/saj.
4. Mjete dhe marifete
Thyeni zakonet tuaja. Bëjini gjërat në rendin e kundërt. Gjeni mjetin tuaj të preferuar të ‘zvarritjes’ (zakonisht është smartfoni) dhe kyçeni në një sirtar për ta bërë më të vështirë për ta kontrolluar, mundësisht kyçeni në sirtarin e dikujt tjetër, pavarësisht se do t’i jepni nje shpjegim pse e bëni këtë. Fikini zilet dhe alertet e mundshme në mënyrë që të kujtoheni për telefonin tuaj vetëm kur të keni mbaruar punët.
5. Thjesht bëjini punët
Nuk duhet domosdoshmërisht të ndihemi mirë se kemi për të bërë një detyrë, patjetër se motivimi na bën të ndihemi më mirë për gjërat që duhet të bëjmë, por nuk lipset për ta përfunduar punën. Kështuqë nëse e kuptoni se po i zvarrisni gjërat, thuaji vetes “Do ta bëj tani këtë.” Të mos duash ta bësh në këtë moment një punë të caktuar nuk është një justifikim i mirë.
Kur zvarrisni punët dhe problemet në jetën e përditshme, mos harroni t’i thoni vetes se ju jeni shefi/ja i/e vetes suaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.