James Gilbert, shefi i marketingut global në CloudCherry shprehet: “ Unë i jap më shumë përparësi përvojës njerëzore në një hapsirë pune”. Këto janë 5 mënyrat jo-monetare se si t’i bëni punonjësit tuaj të ndihen më të vlerësuar në punë:
- Jepuni mirënjohje publike
Ndonjëherë një ‘faleminderit’ e thjeshtë mund të ndihmojë dikë të shkëlqejë në detyrën e ardhshme. Pranimi publikisht i punonjësve me performancë të lartë është një mjet mjaft motivues. James thotë se cakton 10 minutat e para të çdo takimi javor për njerëzit, të cilët kolegët duhet ta dinë që kanë arritje të larta e kanë ndikuar në rritjen e kompanisë.
- Përdorni mentaliten e rritjes
Kur flasim për mentalitetin e rritjes, duhet të kemi parasysh se aftësitë tona nuk janë të fiksuara dhe gjithmonë mund të përmirësohen. Një rast do të ishte lavdërimi i punonjësve për suksesin e tyre. Përdorimi i gjuhës negative nuk është një mënyrë efektive për të nxitur ndryshime pozitive. Theksimi i suksesit i motivon njerëzit të rriten në shkallë.
- Themelimi i monedhës sociale (Media)
Mediat sociale janë një mjet i madh motivues, sepse aty njerëzit mund të transmetojnë arritjet e tyre. James Gilbert tregon se ekipi i tij krijoi shpërblime për punonjësit më inovativë e me performacë të lartë dhe fituesit mund t’i shfaqin këto çmime në mediat e tyre sociale në mënyrë që t’i shohin edhe të tjerët. Çmimet jo domosdoshmërisht duhet të jenë monetare, por të thjeshta për të inkurajuar konkurencën e këndshme mes shokëve.
- Jepuni mundësi lidershipi
Një mënyrë e mirë për të shpërblyer punën e punonjësve tuaj është pohimi se një ditë mund të jenë dhe ata shefa. Një mënyrë tjetër që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxheriale është duke punuar përkrah shefave të tyre. Kjo tregon transparencë dhe respekt në nivelet e një kompanie.
- Trofe dhe çmime të tjera të prekshme
Shumë njerëz nuk kanë një vlerësim fizik të punës së tyre. Medaljet e trofetë zakonisht mund të konsiderohen për fëmijët, por janë stimuj të mëdhenj edhe për të rriturit. Asnjëherë mos e nënvlerësoni se çfarë bëjnë të rriturit për të marr një trofe. Çmimet e prekshme veprojnë si motive të vazhdueshme jo vetëm për fituesit, por edhe për të tjerët, të cilët motivohen për t’a arritur atë çmim një ditë.
Besmira Koro
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.