5 Leksione marketing nga fushata e Donald Trump për President! - Business Magazine Albania

5 Leksione marketing nga fushata e Donald Trump për President!


Donald Trump ka filluar fushatën paraprake në garën si kandidat për president i SHBA. Nuk ka dyshim se kandidatura e tij ka qenë një forcë e fuqishme në këtë garë dhe ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike. Do jetë koha që do ta tregojë nëse fushata e Trump do të jetë një sukses për të fituar kandidaturën, por ndërkaq ai suksesshëm ka gjeneruar titujt kryesorë në faqet e para të gazetave. Pavarësisht deklaratave të tija që ngjallin debat, Trump vanzhdon të rritet në sondazhe.

Megjithatë, fiton apo nuk fiton Trump këtë garë, ai është aktualisht një fitues në betejën e vazhdueshme për të tërhequr vëmendjen e publikut. Mëposhtë po shtrojmë disa leksione marketingu nga Trump prej të cilave çdo brand apo markë mund të aplikojë.

5 Leksione marketing nga fushata e Donald Trump për President:

  1. Të njohësh audiencën tënde

Donald Trump nuk shqetësohet nëse ju e pëlqeni apo e urreni atë. Ai po luan për një grup të zgjedhur votuesish të cilët besojnë tek mesazhi i tij dhe dëshirojnë ta mbështesin atë. Ai aplikon një të folur të ashpër, të drejtpërdrejtë dhe një mënyrë të sjelluri të tipit “Nuk më intereson çfarë mendojnë ekspertët”. Është pikërisht kjo mënyrë me të cilën ai iu kërkon votën votuesve republikanë këtë vit, ajo për të cilën kanë nevojë ata që duan të marrin përsëri Shtepinë e Bardhë. Trump iu jep zë ndjesive që po qarkullojnë në atë parti momentalisht.

Në mënyrë të ngjashme, brandi juaj nuk ka përse ti flasë “të gjithëve”. Njihni tregun që synoni dhe flisni për shqetësimet e tyre në mënyrë relevante.

  1. Njihni brandin tuaj.

E duan apo e urrejnë, Donald Trump e njeh mirë vetveten. Trump-i që po shfaqet në fushatë është ai të cilin qytetarët e New York njohin. Ata e kanë parë atë prej dekadash të bëhej i famshëm si një ndërtues, autor librash mbi sipërmarrjen dhe një njeri biznesi në shfaqjen ‘Reality’ mjaft të suksesshme, “The Apprentice”. Trump nuk ka ndryshuar. Ai tashmë po flet për politikë dhe jo për marrëveshje biznesi. Por ai ka qenë gjithmonë i tillë, i ashpër dhe i guximshëm dhe i prerë.

Çfarë mund të mësojmë nga kjo?

Brandi juaj ka nevojë të përfaqësojë diçka. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë Trump-in, por edhe ata që e kundërshtojnë kandidaturën e tij, shpesh e gjejnë veten duke admiruar konsistencën e mesazhit të brandit të tij. Do të marrësh atë që sheh. (What you see is what you get – termi në anglisht)

  1. Jini Kurajoz.

Trump ka thënë shumë gjëra të papëlqyeshme që kanë nxitur shumë pakënaqësi dhe mund të jenë perceptuar si gafa mediatike, mirëpo secila prej tyrë ka ndikuar për të rritur performancën e tij në sondazhe.

f-word-mexican-imigrants-trump-businessmag-albania

Arsyeja?

Mbështetesit kryesorë të Trump e respektojnë sepse ai flet të vërtetën e tij edhe pse jo në mënyrë aq të sjellshme dhe të kujdesshme.

Shumë prej kandidatëve politikë janë të kujdesshëm në mënyrë të tepruar aq sa duket e pamundur që emocionet dhe ndjenjat e tyre reale të shfaqen. Trump është përpara publikut, çdo ditë, me pamje të ‘pazbukuruara’, pa truk apo grim, të jetës në mënyrën si e sheh ai.

Çfarë mund të mësojmë nga kjo?

Mos kini frikë të qëndroni për diçka që përfaqësoni si një markë edhe pse mund të duket kontroversale. Shumë kompani përpiqen shumë për të qenë të përsosur, aq sa shkojnë jashtë reales si edhe duke tentuar ti flasin “të gjithëve”.  Është më mirë të mbahesh mend edhe nëse kjo do të thotë të humbasësh disa klientë, për sa kohë i drejtoheni një targeti specifik klientësh të cilët ju duan më shumë.

  1. Kini besim tek vetja.

Trump nuk bën “focus groups”. Të gjithë kandidatët në ditët e sotme e testojnë mesazhin e tyre paraprakisht për të gjetur kombinimin e fjalëve për t’ju drejtuar segmenteve të ndryshme demografike të votuesve. Por shpesh, kandidatët bëhen shumë të varur nga këto “focus groups”.  Ndaj dhe lidhja njerëzore e kandidatit me publikun duket se humbet sidomos kur përpiqesh tu drejtohesh shumë personave. Trump duket se është në të njëjtën valë me votuesit konservativ Republikanë sepse ai nuk del nga vetja – ai nuk ka frikë të flasë pa doreza. Çdo ditë të fushatës së tij ai duket se flet për atë që është urgjente sipas tij në atë moment.

E njëjta gjë mund të jetë me të njëjtën vlerë për produktin tuaj. Është mirë të bëni pak kërkim tregu për të kuptuar nëse një produkt i ri ja vlen, por është edhe më e rëndësishme të besoni vetë tek ideja juaj. Nëse ju keni besim, ky besim do ti përcillet edhe të tjerëve. Kemi parë shumë ide të mira të humbasin dhe të shpërdorohen, sidomos kur ‘ka shumë persona që gatuajnë në kuzhinë’. Nëse përpiqeni ta bëni produktin tuaj tërheqës për cilindo, nuk do ta bëni për asnjë.

  1. Jo ndjesë.

Trump është ndryshe nga të gjithë kandidatët presidencialë të viteve të fundit. Ai duket se nuk e njeh sensin e keqardhjes apo të turpit. Ai thotë atë që thotë, i vendos emra dikujt apo diçkaje sipas pëlqimit / këndvështrimit të vet dhe bën përpara duke injoruar kritikët.

A ka kërkuar ndonjëherë falje Trump? Ai duket se nuk pranon gabimet e tij apo se nuk ka të drejtë për diçka.

 

Kjo ngre një pyetje interesante për brandin tuaj: Kur duhet të kërkoni falje? Nëse një klient ka pasur një përvojë të keqe me produktin tuaj, duhet të kërkoni falje? Apo thjesht duhet ti ktheni pagesën dhe të bëni përpara?

Po nëse dikush ofendohet apo keqkuptohet nga një postim i kompanisë në Twitter, duhet të kërkoni falje? Duhet ti injoroni kritikat apo duhet të mësoni prej tyre?

Është e vështirë të gjesh kufirin ndarës. Nëse kërkoni falje shumë shpesh, rrëzikoni të gjendeni mes klientëve të cilët nuk e kuptojnë vlerën e asaj që ofroni. Por nëse nuk kërkoni ndjesë kur është e nevojshme ju mund të dëmtoni brandin tuaj. Ndaj duhet të jeni të kujdesshëm të ruani kufirin ku të ruani reputacionin e brandit tuaj dhe të bëni gjënë e duhur. Mos shpenzoni gjithë energjinë tuaj duke u përpjekur të bëni klientët ‘e këqinj’, të lumtur.

Trump mishëron profilin e një personi të fortë i cili nuk kërkon falje kur bën biznes. Ai thjesht bën përpara për të realizuar marrëveshjen e rradhës. Është diçka e tij, por jo të gjitha brandet mund t’ja lejojnë vetes këtë qëndrim.

 

E pëlqejmë ose jo, nuk ka dyshim qe ai përfaqëson një figurë unike të arenës së politikës dhe biznesit në Amerike.

Në fund të fundit, nuk është e domosdoshme të bëheni si Trump, për të mësuar nga mënyra se si ai marketon veten dhe brandin e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0