5 kërkesa për çdo inovator të madh - Business Magazine Albania

5 kërkesa për çdo inovator të madh

Si përshtaten bizneset e themeluara 10, 20, apo më shumë se 180 vjet më parë, me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike, ekonomike, sociale, madje edhe mjedisore rreth tyre? Si përshtaten me ndryshimet teknologjike, të cilat mund të bëjnë linja të tëra produktesh të duken të tepërta? Dhe si e mundin inercinë e pastër organizative që vjen me zgjerimin dhe kalimin e viteve?

Inovacioni i korporatave në vetvete nuk është asgjë e re. Kompanitë kanë krijuar risi, janë ri-pozicionuar, duke riformuluar modelet e tyre të biznesit për shekuj me radhë. Thjesht mendoni se si Amazon u shndërrua nga një librari në internet në një gjigand teknologjik shumëkombësh që ofron gjithçka, nga tregtia elektronike te shërbimet e kompjuterizimit në cloud.

Por tani është më urgjente se kurrë. Por ngjarjet e 15 muajve të fundit kanë treguar se sa kritike është të jesh në gjendje të sjellësh procese, produkte dhe shërbime inovative shpejt. Kompanitë që u treguan të shpejta për të reaguar ndaj bllokimeve të shkaktuara nga Covid-19, ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe ndryshimit të sjelljeve të konsumatorëve dolën relativisht mirë. Ata që qëndruan në vend, vuajtën.

Lexo: 8 format e pasurisë sipas Sharmës

Për më tepër, ritmi i ndryshimit teknologjik tani është më i shpejtë se në çdo kohë të historisë njerëzore. Inteligjenca Artificiale, printimi 3-D, imazhi digjital, Big Data Analysis, The Internet of Things, bio-inxhinieria, robotika, automatizimi industrial, zgjidhje me energji të pastër dhe puna në distancë, shumica e këtyre mezi kanë ekzistuar 20 ose 30 vjet më parë. Por tani kanë transformuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe prodhojmë, gjejmë burime, shpërndajmë dhe dizenjojmë mallra dhe shërbime.

Marrim industrinë e makinave si një shembull. Prodhuesit aktualisht duhet të përshtaten me tre ndryshime masive: elektrifikimi, connected-driving dhe car-sharing. Të tre-ja kanë marrë vrull gjatë dekadës së fundit. Në mënyrë të ngjashme, sektori i naftës dhe gazit duhet të luftojë me kalimin nga lëndët djegëse fosile në burimet e ripërtëritshme. Inovacioni, për ta, është çështje jo vetëm e konkurrencës, por e jetës dhe e vdekjes. Mesa duket, ritmi i ndryshimit në të ardhmen vetëm do të përshpjetohet.

Për inovacionin e korporatave, duhet të shikoni si brenda ashtu edhe jashtë

Por si ta përfshijmë inovacionin në strategjinë e biznesit të një kompanie?

Inovacioni organik duhet të jetë domosdoshmëri, pjesë e rendit të ditës për të gjitha organizatat. Bëhet fjalë për kërkime dhe zhvillime të brendshme. Në mënyrë ideale duhet të përfshijë gjithashtu programe të dizajnuara për të identifikuar idetë e brendshme dhe nxitjen e “ndërmarrjeve” brenda radhëve të një kompanie.

Lexo: 5 kompanitë e mëdha që japin “garanci” për Bitcoin

Inovacioni i jashtëm përfshin sjelljen e ideve nga jashtë. Mund të variojë nga partneritete me grupe studimore dhe institucione akademike, deri tek marrja e aksioneve në ndërmarrjet e krijuara, te sigurimi i financimit të kapitalit sipërmarrës për bizneset premtuese, të gjitha me qëllim zhvillimin e ideve të reja, teknologjive dhe modeleve të biznesit brenda një biznesi të themeluar.

Sfida e inovacionit të korporatave

Kompanitë dhe organizatat, ashtu si njerëzit e rritur, kanë tendencë t’u shmangen provave me gjëra të reja. Prirja e natyrshme është të preferosh parashikueshmërinë kundrejt së panjohurës.

Për më tepër, kompanitë që duan të qëndrojnë të modës duhet të sigurohen që inovacioni të jetë i ngulitur në mendjen e korporatës dhe të ndiqet në mënyrë holistike, përmes iniciativave që plotësojnë njëra-tjetrën.

Më poshtë gjenden disa këshilla:

Jini kurioz: Inovatorët e vërtetë kanë kureshtjen e një fëmije 4-vjeçar, një emocion të ngjashëm me fëmijët për të panjohurën, dëshirën për të zbuluar më shumë dhe për të provuar se çfarë është e mundur. Fatkeqësisht, kurioziteti me të cilin të gjithë kemi lindur zbehet me kalimin e kohës. Mos e lejoni.

Jini të guximshëm: Nëse doni të krijoni risi, duhet të guxoni të prishni proceset dhe supozimet e vendosura. Kjo do të thotë të ndiheni rehat me paqartësinë, pasigurinë dhe dështimin.

Bëni durim: Inovacioni kërkon kohë. Sukseset zakonisht kërkojnë 5-7 vjet për të gjeneruar të ardhura ose fitime. Për kompanitë e listuara në tregun e aksioneve, të cilat priren të mendojnë për cikle tremujore të fitimeve, kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë. Prandaj, është thelbësore të menaxhoni C-suite dhe pritjet e investitorëve.

Krijoni përvojë: Menaxhimi i lartë duhet të lehtësojë inovacionin, por gjithashtu të qëndrojë mjaft duarkryq për të shmangur dështimin e projekteve fillestare të mikro-menaxhimit. Kjo do të thotë akomodimi i dy mënyrave të ndryshme nën një organizatë, një akt delikat balancues që kërkon përvojë të konsiderueshme për të funksionuar.

Lexo: Si të zhvillojmë forma të reja të lidershipit?

Jini të përulur: Duhet pak përulësi për të pranuar që një sipërmarrës 20 vjeçar që punon në një dhomë rezervë në Kaliforni, Shenzhen ose Tel Aviv, mund të dijë më shumë për një trend të ri sesa ju. Takohuni, dëgjoijni, merrini seriozisht edhe nëse janë gjysma e moshës suaj.

Nëse doni të jeni një udhëheqës inovator, keni nevojë për kuriozitet të ngjashëm me atë të një fëmije dhe kurajon e një të rriturI. Nuk është një kombinim i lehtë. Por është receta për të patur një rritje të qëndrueshme, afatgjatë. 

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0