5 artikujt më të lexuar gjatë vitit në Businessmag.al - Business Magazine Albania

5 artikujt më të lexuar gjatë vitit në Businessmag.al

artikujt më të lexuar

Si çdo fundvit, ju sjellim disa nga përmbledhjet më të rëndësishme të vitit. Po lëmë pas një vit dinamik e me sfida të mëdha shëndetësore dhe ekonomike. Në listimin më poshtë ju sjellim artikujt më të lëxuar gjatë vitit.

1-Tani është koha për të ndërtuar të nesërmen. Kontribuo edhe ti!

Para disa kohësh në Netflix, kur po lëvizja me telekomandë nga njëri titull në tjetrin, nga serialet tek dokumentarët, më tërhoqi vëmendjen figura e Leonardo Di Caprios tek njëri prej titujve. Nuk bëhej fjalë për një film të tij, por nga trailer tip previeë mësova se ai ishte emëruar nga UN -Kombet e Bashkuara – i dërguar i Paqes, me fokus të veçantë në ndryshimet klimaterike. (Messenger of Peace ëith a special focus on climate change)

Si një marketer, mendoj se shpesh figura të tilla përzgjidhen vetëm si personazhe për të përcjellë një mesazh të një kauze, mirëpo kur ndoqa të plotë dokumentarin kuptova se Di Caprio ishte i zhytur i tëri në mbrojtjen e çështjes së klimës. Shiko Trailer Këtu.

Ky fakt u përforcua edhe më shumë kur para pak ditëve në mediat tona u bë lajm postimi i tij në rrjete sociale me foton e lumit të Vjosës – “Vjosa No Dams”

“…ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.”

Lexo: https://businessmag.al/tani-eshte-koha-per-te-ndertuar-te-nesermen-kontribuo-edhe-ti

2-Të gjitha rastet kur duhet mbajtur maska

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.

Udhëzuesi me rregullat e përdorimit të maskës dhe rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë:

  • Sa herë dilni nga shtëpia;
  • Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
  • Gjatë të gjithë ditës, gjatë gjithë veprimtarisë jashtë banesës;
  • Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar;
  • Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit;
  • Edhe gjatë ecjes në rrugë;

https://businessmag.al/te-gjitha-rastet-kur-duhet-mbajtur-maska-dhe-kur-lejohet-te-mos-e-perdorni/

3- Të rinjve u kemi borxh

Protestat e këtyre ditëve vijnë pas një ngjarje që në rrethana të tilla nuk dimë të ketë ndodhur në parë. Klodiani vritet në prag të shtëpisë, i paarmatosur. Një dhimbje e paprecedentë për familjen dhe shoqërinë. Një dhimbje që nxori në sheshe mijëra të rinj. Në ditët e protestave, disa policë u plagosën dhe dhjetëra objekte publike u dëmtuan. Një debat i madh është ngjallur me mediat tradicionale dhe mediat sociale, rreth sjelljes, qëndrimeve, dëmtimeve, të drejtave, të rinjve. Madje në komente të politikanëve dhe mbështetësve të tyre u rikthyen epitetet.

https://businessmag.al/te-rinjve-u-kemi-borxh/

4- 15 thëniet frymëzuese të Kobe Bryant nga karriera e tij legjendare

Për të kujtuar Kobe Bryant, ju sjellim në vëmendje jetën dhe trashëgiminë e tij përmes thënieve të tij motivuese.

Nuk është e nevojshme të jesh fans i basketbollit ose të jesh nga Los Angeles për të ndjerë tronditjen e lajmeve të fundit. Po, Kobe Bryant “Mamba e Zezë”, 5 herë kampion i botës dhe një nga 5 lojtarët e NBA që kanë dhuruar fanella, u nda nga jeta mëngjesin e 26 janarit. Helikopteri me të cilin po fluturonte, u përplas në zonën e Los Angeles. Kobe Bryant ishte 41 vjeç.

https://businessmag.al/15-thenie-frymezuese-te-kobe-bryant-nga-karriera-e-tij-legjendare/

5- Endri Dibra, themelues i Arbeas Lab, po sjell inovacion në operacionet estetike.

Endri Dibra është doktor i shkencave kompjuterike, i cili punon dhe jeton në Zyrih, Zvicër. Ai është thelemues i kompanisë Arbrea Labs. Së fundi Endri, ka fituar çmimin Inovacioni i Vitit në ICT Aëards me aplikacionin e tij të veçantë. Aplikacioni quhet Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body dhe ofrohet për kirurgët dhe pacientët, të cilët dëshirojnë të kryejnë operacione rikonstruktive dhe estetike. Për të mësuar më shumë rreth Arbrea Labs, aplikacionit dhe planeve të së ardhmes ne kemi zhvilluar një intervistë me Endrin.

https://businessmag.al/endri-dibra-themeluesi-i-arbrea-labs-qe-po-sjell-inovacion-ne-operacionet-estetike/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0