15 thënie frymëzuese të Kobe Bryant, nga karriera e tij legjendare - Business Magazine Albania

15 thënie frymëzuese të Kobe Bryant, nga karriera e tij legjendare


Për të kujtuar Kobe Bryant, ju sjellim në vëmendje jetën dhe trashëgiminë e tij përmes thënieve të tij motivuese.

Nuk është e nevojshme të jesh fans i basketbollit ose të jesh nga Los Angeles për të ndjerë tronditjen e lajmeve të fundit. Po, Kobe Bryant “Mamba e Zezë”, 5 herë kampion i botës dhe një nga 5 lojtarët e NBA që kanë dhuruar fanella, u nda nga jeta mëngjesin e 26 janarit. Helikopteri me të cilin po fluturonte, u përplas në zonën e Los Angeles. Kobe Bryant ishte 41 vjeç.

Kobe nuk ishte thjesht një atlet i pasur dhe i famshëm, ka shumë të tillë ditët e sotme. Ai ishte një kampion, ikonë e biznesit dhe sipërmarrës kapitalist, i cili krijoi dhe zhvilloi marka në industrinë e sportit. Kobe investoi miliona në biznese të ndryshme si media, përpunim të dhënash, lojëra dhe teknologji.

Për nder të të trashëgimisë së Kobe, kemi përzgjedhur 15 nga thëniet e tij më të bukura gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në basketboll dhe kohëve të fundit kur ai ishte pushim. Këto thënie do frymëzojnë sipërmarrësit kudo që ndodhen:

Në ndjekje të suksesit:

Kur merrni një vendim dhe thoni “Do ta bëj këtë sido që të shkojë” mos u surprizoni kur ta shikoni veten që e keni arritur atë qëllim. Nuk është diçka që u realizua papritur, ju keni pritur gjatë për atë moment… kur ai moment vjen, ka ardhur sepse ka qenë gjithë kohës aty, ka qenë në mendjen tuaj gjithmonë.

Për qëndrueshmërinë:

“Unë jam këtu. Nuk do shkoj askund. S’ka rëndësi sesa jam dëmtuar, për sa kohë jam në këmbë. Unë do jem i njëjti lojtar që kam qenë gjithmonë. Do e gjej një zgjidhje. Do bëj disa ndryshime, por do rezistoj”.

“Çdo gjë negative- presioni, sfidat, janë një mundësi për mua që të ngrihem”.

Për punën në skuadër:

Gjëja më e rëndësishme është që shokët e skuadrës ta kuptojnë se po mundohesh për ta dhe ti do vërtet që ata të jenë të suksesshëm”.

Për punën e vështirë:

“Unë nuk rri dot me njerëz dembelë. Ne nuk flasim të njëjtën gjuhë. Unë nuk i kuptoj ata. Une nuk dua t’i kuptoj”.

“Unë nuk kam asgjë të përbashkët me njerëzit dembelë që fajësojnë të tjerët për mungesën e suksesit të tyre. Gjërat e mëdha vijnë prej punës së vështirë dhe këmbënguljes. S’ka justifikime për këtë.”

“Përkushtimi arrin të realizojë ëndrrat.”

Për fitoren:

“Do bëj gjithçka që nevojitet për të fituar ndeshjen, edhe nëse duhet të ulem në stol e të tund një peshqir, t’i jap ujë shokut të skuadrës apo të gjuaj goditjen përfundimtare për të fituar ndeshjen”.

“Momenti në të cilin dorëzohesh, është moment kur ti le dikë tjetër të fitojë”.

Për lidershipin:

“Gjëja më e rëndësishme është të përpiqesh dhe t’i frymëzosh njerëzit në mënyrë që ata të bëhen më të mirët në atë që duan të bëjnë”.

Lexo: Fëmijët e nënave në karrierë, rriten po aq të lumtur sa ata të nënave në shtëpi

Për këmbënguljen:

Në disa raste unë kam marrë mjekime para, gjatë dhe pas ndeshjes. Kam luajtur me dorën e thyer, kyçin e ndrydhur, shpatullën e dëmtuar, dhëmbin e thyer, buzët e çara dhe me gjurin sa një softball. Unë nuk do i lija 15 ndeshjet e mia për shkak të një dëmtimi në shputë, të gjithë e dimë se kjo nuk është dicka aq serioze sa për të lënë ndeshjen”.

Për tejkalimin e frikës:

“Herën e fundit që kam qenë i frikësuar ka qenë kur isha 6 vjeç, në kursin e karatesë. Unë kisha rrip portokalli dhe instruktori më tha të ndeshesha me dikë me rrip të zi, i cili ishte disa vite më i madh se unë. u frikësova. E kam fjalën, isha i tmerruar dhe ai më gjuajti. Pastaj e kuptova se nuk më gjuajti aq fort sa mendoja dhe nuk kishte asgjë për t’u frikësuar. Në atë kohë e kuptova se frika nuk ekziston në të vërtetë nesë ti e kufizon atë në mendjen tënde”.

Për dështmin:

“Unë kam dyshime tek vetja. Kam pasiguri. Kam frikë se mos dështoj. Ka pasur prej atyre netëve që kam dalë në ndeshje dhe kam thënë ‘Më dhemb shpina, më dhembin këmbët, më dhembin gjunjët. Nuk mundem. Dua të qetësohem.’ Ne të gjithë kemi pasiguri. Nuk është nevoja ta mohoni, por as ta fshihni. Thjesht duhet t’i pranoni dhe t’i kapërceni pasiguritë”.

“Pasi ta keni njohur dështimin, vendosmëria juaj do ju sjellë sukses”.

“Kur i themi vetes se kjo gjë nuk mund të bëhet, nuk e arrij dot, atëherë ne nuk po e ndryshojmë veten. Truri im nuk e përpunon dot dështimin. Ai nuk do e përpunojë atë sepse pastaj do më duhet të ulem dhe t’i them vetes ‘ti je një dështim’. Unë mendoj se kjo është thuajse më keq sesa të vdesësh”.

Melsena Danglli

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0