5 aplikacionet më të mira për muzikë për sistemin Android

5 aplikacionet më të mira për muzikë për sistemin Android


Muzika, jo vetëm ajo e luajtur nga memoria e smartphone por edhe ajo online, sa vjen e bëhet akoma edhe më e përhapur. Shumë shërbime janë falas, disa të tjera me pagesë. Në një formë apo një tjetër, kjo ka luftuar edhe piraterinë, duke i sjellë disa të ardhura më shumë artistëve. Si Android, ashtu edhe iOS, janë pjesë e luftës së madhe të shërbimeve të muzikës.

Mjafton të kërkosh me fjalën kyçe “music” dhe janë të pafundme aplikacionet që të ndihmojnë të dëgjosh muzikë.

 

Më poshtë vjen një listë me 10 aplikacionet më të mira të muzikës sipas Android Authority:

 

1. Amazon Music (çmimi: falas ose $3.99-$14.99/muaj)

Amazon Music është një nga aplikacionet më të pazakontë. Janë 2 nivele të këti aplikacioni. I pari është për abonentët e Amazon Prime. Ajo përmban një listë të kuruar prej 2 milionë këngësh. Versioni i plotë, përmban 10 milionë këngë, playlist-a, stacione etj. Të dy versionet suportojnë Amazon Alexa. Por, nuk është gjëja më unike në botë. Por, gjithsesi, ajo të jep atë që kërkon. Abonentët e Amazon Prime munden t’a marrin shërbimin e plotë për $3.99 në muaj. Kjo, është një mundësi shumë e mirë për ta. Në të kundërt, ka edhe opsione të tjera goxha të mira.

2. Apple Music (çmimi falas ose $4.99-$14.99/muaj)

Apple Music shpërtheu në vitin 2015 me përshtypje shumë të ndryshme midis njerëzve. Megjithëatë, ai u bë një nga shërbimet më të mira të muzikës për pak kohë. Ajo përfshin rreth 30 milionë këngë së bashku me playlist-a, radio 24 orë, dhe mundësi që të bësh upload këngët e tua dhe t’i luash online. Gjithashtu mund t’i bësh “Follow” artistëve të tu të preferuar. Planet e çmimeve janë të ndryshme. Nga planet individuale, ato më të lira për studentët, dhe një plan familiar për 6 persona. Më poshtë vijon një video midis Apple Music dhe disa konkurentëve të saj.

 

3. Deezer (çmimi falas ose $9.99-$19.99/muaj)

Deezer ka të mirat dhe të këqiat e veta. Megjithëatë, është një nga shërbimet më të respektuara. Ajo ofron opsionet e zakonshme si playlista-a, stacione dhe rekomandime. Aplikacioni përmban 43 milionë këngë, më shumë se shumë konkurentë. Opsioni më i mirë është ai i luajtjes së muzikës online Hi-Fi me kualitet 16-bit FLAC, për $19.99 në muaj.

4. Google Play Music (falas ose $9.99-$14.99 në muaj)

Ky aplikacion është pa dyshim një nga më të mirët. Ajo përmban një numër shumë të madh këngësh dhe të jep mundësi që të ngarkosh 50.000 nga këngët e tua të preferuara dhe t’i menaxhosh vetë ato. Opsione të tjera përfshinë playlist-a, stacione muzikore, playlist-a sipas zhanerave dhe YouTube. Aplikacioni përsëri ka nevojë për punë. Por, raporti cilësi çmim është goxha i mirë.
Google ndërkohë po e bën YouTube Music si një shërbim të ndarë.

5. Spotify (çmimi falas ose $4.99-$14.99/muaj)

Spotify është një nga shërbimet më të njohura të kësaj kategorie. Ajo ofron një eksperiencë solide me dhjetëra miliona këngë, playlist-a, padcast-e, radio, dhe disa materiale video. Vetëm bashkëpunimi i YouTube Red me Google Play Music ka një përzgjedhje më të mirë të materialeve audio dhe video. Versioni falas i saj ofron shumë më tepër se konkurentët e saj.
Spotify kryen shumë mirë shumë funksione, ndaj edhe është kaq i përhapur.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0