4 zakonet e milionerëve që funksionojnë për të gjithë - Business Magazine Albania

4 zakonet e milionerëve që funksionojnë për të gjithë


Timothy Sykes

Entrepreneur and Penny Stock Expert

Përderisa në karrierën time kam kaluar nëpër duar nga disa mijëra dollarë në disa milionë, kjo më ka dhënë një perspektivë unike. E di se si është ta fillosh një biznes pa avantazhe të mëdha por ndërkohë kam pasur dhe kam shumë ekspozim ndaj mënyrës unike që milionerët ndjekin në të menduar dhe vepruar.

Si rezultat, kam pasur mundësinë të shikoj se çfarë bëjnë ato ndryshe dhe se si ato i fitojnë thasët me para  dhe se si e mbrojnë pozitën e tyre financiare. I kam aplikuar të gjitha këto parime në jetën time dhe nëse nuk jeni aty ku ju do të donit të ishit financiarisht, do tju rekomandoja të bënit sa vijon sepse këto janë zakonet e milionerëve që funksionojnë për të gjithë:

1. Milionerët punojnë shumë.

Të pasurohesh shpejt është një klishe por problemi është se rrallë është i vërtetë.  Ne shikojmë gjithë këto startup që fitojnë miliona dollarë por historia e vërtetë është se “suksesi i tyre brenda natës” mori 10 vite për tu realizuar.
Milionerët nuk kanë frikë të punojnë fort dhe ato shfrytëzojnë parimin “suksesi sjell sukses.”Kur keni fituar diçka, ju punoni mbi to. Më pas ndërmarrin hapin tjetër – vazhdojnë të gërmojnë sepse kanë  shijen e suksesit dhe kjo është një ndjenjë e madhe!

2. Milionerët kanë objektiva të qartë

A e dini se përse milionerët janë aq të dhënë mbas punës së madhe? Patjetër, të eksperimentosh sukses në mënyrë sistematike ndihmon shumë. Por gjithashtu ato kanë objektiva të qarta.

Më lejoni tju jap një shembull… Cilat nga thëniet vijuese ju motivon më shumë?: ” Kur të bëhem i/e pasur, do të blej një makinë të bukur. APO “Kur të bëhem i/e pasur, do të blej një Lamborghini Aventador LP 750-4 Superveloce ngjyrë qershie?”

Kush mendoni se ju motivon më shumë për të punuar me qëllim për tu bërë milioner?Kur isha në shkollë të mesme– kur fillova të punoj si tregtar stoku, kisha një poster të një Lamborghini të varur në murin tim sepse drejt saj po punoja. Ëndërra ime ishte kaq e qartë sa që e ndjeja erën të më frynte në fytyrë ndërsa e ngisja makinën në sy të shokëve ziliqarë. Ky është ai lloj objektivi që duhet të kini nëse doni të bëheni të suksesshëm. Nëse objektivat tuaja aktualë janë pak pa shkëlqim, jepini atyre formë për të ecur më shumë në shtegun e transformimit tuaj në një milioner.

3. Milionerët janë të gatshëm të dështojnë.

Të pasurit frikë nga dështimi ju bën më të kujdesshëm se sa duhet. Nëse jeni vazhdimisht të frikësuar nga dështimi, ju do ti humbi mundësitë që ju dalin përpara – të gjitha mundësitë në fakt sepse ishit shumë të frikësuar për të ecur përpara.
Milionerët përqafojnë një përqasje tjetër. Në vend që të jenë të frikësuar nga dështimi, ato e mirëpresin atë. Ato e shikojnë atë ashtu siç është, një mundësi për të mësuar mësime të vyera që ju tregojnë rrugën përpara. Kur të dështoni, sepse është virtualisht e garantuar se do të dështoni, përpiquni të mësoni nga eksperienca. Po, do tju dhëmbë, por nëse i shikoni dështimet si mundësi për të përmirësuar vetveten dhe biznesin tuaj, nuk do të kini frikë nga rreziqet e “zgjuara” që do tju bëjnë një milioner.

4. Milionerët kanë mentorë të suksesshëm.

Më duhet tju them se nëse do të kisha pasur një mentor të mirë kur fillova të tregtoja penny stocks, do të isha bërë një milioner shumë vite më herët. Por mësoni nga gabimi im!

Një mësues i mirë mund të heqë vite mësimi nga kurba juaj e mësimit dhe të kursejë shuma të mësha parash. Një mentor mund të bëjë punën për ju por ata nuk ju lënë të bëni të njëjtën gabim që ata bënë dhe ky është një mësim i paçmuar.

Kam parë dy studentë milionerë që kanë dalë nga Millionaire Challenge trading program dhe shoh se të dy kanë arritur shifra me 7 shifra brenda pak viteve duke shfrytëzuar në maksimum mësimet që mua më morën më shumë kohë. Shembujt e tyre më provuan se nuk ka rëndësi se kush jeni dhe se çfarë po bëni, ju do të përfitoni nga pasja e një mentori të suksesshëm në anën tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0