4 thënie të rëndësishme të lidershipit

4 thënie të rëndësishme të lidershipit


Edhe unë si çdokush që kërkon të rrisë biznesin e vet i “drejtohem” figurave të suksesshëm dhe liderave të biznesit për këshilla.

Këto lloj citimesh nuk janë të vështira për t’u gjendur. Ka shumë ‘banalitete’ biznesi. Qindra mijëra libra biznesi publikohen çdo vit, gazetat dhe revistat “rënkojnë” nga intervistat e “të famshmëve” CEO dhe media sociale bën të mundur që figura të shquara të komunikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me publikun në një mënyrë që nuk ishte e mundur një dekadë më parë.

Si rezultat i kësaj, këshilla e mirë varroset nën moçalin e opinionit kontradiktot, gjysmë të formuar dhe të natyrës së anekdotave. Bëni një navigim të gjatë në Internet dhe mundësisht do të gjeni një citim autoritar nga një figurë e shquar që thotë pikërisht të kundërtën e atyre principeve të biznesit që i konsiderojmë aq të dashura.

Por në raste të rralla, është e mundur të ngecësh në një thënie e cila “kap” mençurinë e vërtetë. Këtu janë katër thëniet që kam zbuluar në karrierën time të tri dekadave.

1. “Çdokush e ka një plan deri në momentin që goditet në gojë.”— ish kampion bote në boks Mike Tyson

Kur del në ring, nuk ka më kohë për plane dhe planifikim. Koha për veprim ka filluar, kështuqë bëni mirë të keni perfeksionuar planin “A” të lojës dhe të jeni gati për të ekzekutuar dhe improvizuar. Është koha ose “ta bësh”, ose “ta thyesh”.

A do të thotë kjo që planifikimi është një aktivitet i padobishëm? Larg nga kjo, planifikimi efektiv është thelbësor për suksesin e biznesit, por në njëfarë pike, është koha për të bërë një hap më sipër dhe të shikoni nëse ia dilni.

2. “Ne do të vlerësonim se përafërsisht, një mjeshtër ka shpenzuar mbase 10,000 deri në 50,000 orë duke vështruar pozicionet e shahut.” — studiuesit Herbert Simon dhe William Chase

Me këtë shprehje mund të jeni më familjar me versionin më ‘mediatik’ të këtij citimi, të ashtuquajturën “10,000 orët e praktikës” nga “Outliers” të Malcolm Gladwell, por studimi i cili u dha çmimin Nobel Simon dhe Chase formon bazat e vlerësimit të Gladwell.

Që kur u botuar libri i Gladwell, specifikat e sundimit janë kritikuar shumë. Megjithatë, koncepti që shtrihet pas kësaj, se brilanca dhe mjeshtëria duan kohë, qëndron.

Në një kohë që lëvdohet mentaliteti i të pasuruarit në mënyrë të shpejtë, shfaqja me një aplikacion ose model biznesi të ri dhe lançimi i tij për miliona (ose miliarda) është një karrierë e realizueshme. Megjithatë, për ata që interesohen në ndërtimin e diçkaje që zgjat, mjeshtëria dhe durimi, fokusi dhe dedikimi që duhen për të, janë çelësi i suksesit.

3. “Sepse truri yt nuk ka tru”–autor dhe ekspert i produktivitetit David Allen

Shprehjen fjalë për fjalë nuk keni për ta gjetur në ndonjë prej librave të David Allen (këtë e ka thënë veç gjatë një podcast që regjistruam bashkë), por është argumenti i vetëm më i mirë që kam dëgjuar për të perfeksionuar produktivitetin personal.

Ideja është te truri juaj ka nevojë të jetë i lirë për të menduar në atë moment. Ai nuk mund të mbajë të gjitha llojet e nocioneve rreth asaj që duhet të ishit duke bërë kur nuk është ndërtuar për këtë gjë. Ashtu siç thotë Allen, truri juaj nuk është mjaftueshëm i zgjuar për t’ju kujtuar gjërat që duhen bërë; shpeshherë ai ju kujton për diçka rreth orës 3 të mëngjesit kur ai është më i lirë.

Rrjedha e të dhënave që truri juaj është i detyruar të përpunojë çdo ditë është masive. Deri në momentin që ju gjeni mënyra të qenësishme për t’i perceptuar dhe menaxhuar ato nga jashtë, ato do “t’ju hanë për së gjalli.” Allen rekomandon të kemi një mendje të kthjellët duke e mbajtur shënim çdo gjë, duke identifikuar verpimin e radhës që duhet ndërmarrë për çdo detyrë dhe duke iu referuar listës rregullisht.

4. “Le të bëhemi të vërtetë, ose të mos luajmë fare”—Autor dhe këshillues shitjes Mahan Khalsa

Ky është në fakt titulli i një libri, por jep këshilla thelbësore: Tregohu i rritur në botë. Hiqini qafe pretendimet false në të cilat angazhohemi çdo ditë, dhe fokusohuni në zhvllimin e një etike pune, duke ndjekur të vërtetën dhe duke qëndruar të hapur ndaj të gjitha mundësive të jetës.

 

/Shkruar nga Les Mckeown, publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0