4 Shtyllat e Besimit në një Markë - Business Magazine Albania

4 Shtyllat e Besimit në një Markë

Në botën e sotme, të orientuar nga digjitalizimi, besimi është kthyer në një mall të çmuar. Blerësit janë më të matur dhe më dyshues. Lajmi i mirë? Ju jeni akoma në kohë për të fituar besnikërinë e tyre. Ja çfarë shoh unë si katër shtyllat e besimit në një markë nga biznesi në biznes dhe disa këshilla praktike për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme biznesi me klientët tuaj.

1. Kompetenca
Duhet t’u demonstoni se jeni një partner i aftë dhe i njohur. Kjo do të thotë të ndërtosh një ekip ekspertësh, të mbetesh në vijën e trendeve të industrisë dhe gjithmonë të ofrosh zgjidhje objektive dhe efikase për problemet e klientëve. Qëllimi juaj si biznes është t’u provoni klientëve tuaj se ju jeni opsioni më i mirë për ta.

2. Integriteti
Në përvojën time, klientët B2B (nga biznesi në biznes) janë shumë më të vështirë për t’u mbajtur krahasuar me ata B2K(nga biznesi në klient). Nuk ka vend për blerje impulsive apo transaksione një herëshe, pasi secila palë interesohet për bashkëpunim afatgjatë. Prandaj, integriteti është thelbësor në ndërtimin e partneriteteve të forta. Në praktikë, ruajtja e integritetit do të thotë të jeni të sinqertë, të mbani fjalën dhe t’u qëndroni besnikë parimeve tuaja, madje nëse mund të humbisni para.

Lexo edhe: Sot Kurban Bajrami, uron Business Magazine!

3. Besueshmëria
Klientët tuaj mbështeten tek ju. Përveç mbajtjes së afateve dhe ofertave të mira e të ndryshueshme, ju duhet të keni gjithmonë një plan rezerve për kur gjërat mund të shkojnë keq. Duhet të jeni gati për çdo skenar të mundshëm, çka rrit kredibilitetin.

4. Empatia
Mos e injoroni rëndësinë e empatisë në ndërtimin e besimit. Në kompaninë tonë, gjithmonë themi se suksesi i klientit është suksesi ynë, dhe trajtojmë çdo projekt si tonin. Njerëzit mund ta ndiejnë nëse jeni të angazhuar në suksesin dhe mirëqenien e tyre. Aspekti financiar i një biznesi është i rëndësishëm, por nuk është gjithshka.

 

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0