4 mënyra sesi të largoheni nga zona juaj e komfortit dhe të arrini të pamundurën - Business Magazine Albania

4 mënyra sesi të largoheni nga zona juaj e komfortit dhe të arrini të pamundurën


A e keni pyetur veten sesi disa njerëz arrijnë shkallën më të lartë të suksesit ndëra të tjerët ngecin në mediokritet gjatë gjithë jetës së tyre? Pse përfitojnë nivelin më të lartë të suksesit vetëm disa, ndërsa të tjerët, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshmme nuk e arrijnë? Të gjithë këta njerëz, të cilët ju i quani të suksesshëm kanë një gjë të përbashkët, ata kurrë nuk vendosin për asgjë më pak se sa më të mirën, edhe nëse kjo do të thotë që ata të lënë komfortin dhe jetën e mirë. Nëse ju doni të arrini të pamundurën, është thelbësore që së pari të hiqni dorë nga dashuria për rehatinë.

Pse zona e komfortit është gjë e keqe për ju?

Për shumicën e njerëzve, qëllimi i tyre final është arritja e një jetese të rehatshme. E gjithë puna dhe përpjekja e tyre është drejt një jetese të rehatshme dhe të lehtë.

Qëllimi i tyre është fitimi i parave të mjaftueshme në mënyrë që mos kenë pse të shqetësohen rreth nevojave të jetës. Nëse e shihni jetën tuaj pasi i keni përmbushur qëllimet do kuptoni se këto arritje të mëdha erdhën si rezultat i largimit nga zona juaj e rehatisë. Pjesa kur vendosët se mjaft është mjaft dhe u larguat nga kjo zonë është pikërisht momenti kur ju u rritët në karrierë apo në jetën tuaj personale.

Komforti është armiku i zhvillimit. Kjo ju bën të verbër për të kuptuar mundësitë, të cilat më pas do të shkojnë te ata që bëjnë shumicën e këtyre gjërave. Njerëzit, të cilët rehatohen me dorëzimin lejojnë që të humbasin shumë mundësi për të eksploruar të panjohurën.

Dështimi është një mendim i parehatshëm, por kjo në fakt është shkaku i suksesit. Deri sa ju nuk rrezikoni dështimin, ju nuk do të mund të përballoni të papriturat. Askush nuk dëshiron të mbetet i shqetësuar gjithmonë, por shpesh kemi nevojë për pak ankth për të na nxitur dhe për të përmirësuar performancën tonë.

Si të largoheni nga zona e komfortit?

Gjëja e vetme që do iu mbajë larg nga arritja e së pamundurës është afërsia juaj me vetë rehatinë. Duhet të largoheni dhe të thyeni monotoninë. Ka disa mënyra sesi të largoheni nga zona juaj e komfortit dhe të rriteni përtej kufijve të vetë-krijuar.

1. Shqyrtoni dhe rishikoni rutinën tuaj të përditshme

Gjëja e parë që duhet të ndryshoni është rutina juaj e përditshme, e cila duhet t’i përshtatet stilit tuaj të tanishëm të jetesës. Deri sa të bëni ndryshime në këtë rutinë, nuk do të jetë e lehtë të shtyni veten për t’u larguar nga zona juaj e rehatisë. Fillimisht, nuk ka nevojë të jetë një ndryshim i madh, edhe ndryshimet delikate mund të jenë të mjaftueshme për të nisur një ndryshim në perspektivën tuaj. Kur këto ndryshime të vogla të bëhen një zakon, ju lehtësisht mund të punoni për qëllime më të mëdha.

2. Ecni me hapa të vegjël drejt qëllimit tuaj

Ndoshta jeni të lodhur nga shefi juaj imponues dhe doni një punë të re diku tjetër, por jeni shumë dembel për ta provuar.

Ndoshta mendimi për një ambjent të ri, kolegë të rinj dhe një bos i ri ju bën të ndiheni në ankth.

Megjithatë, nëse doni vërtet të arrini qëllimin tuaj, ju duhet të filloni me hapa të vegjël për ta arritur atë. Kjo mund të jetë ose duke arritur tek njerëzit në rrjetet tuaja profesionale, duke u njohur me ta në forume të ndryshme publike, duke përmirësuar aftësitë tuaja të lidhura me punën ose rritja e aftësive komunikuese në mënyrë efektive. Të gjitha këto janë hapa të vegjël drejt arritjes së besimit të nevojshëm për të përballuar çdo situatë, çdo shef apo çdo koleg në vendin e punës tuaj të re.

3. Mos kini frikë nga dështimet

Cilido qoftë rezultati, duhet të shihni përpara. Armiku jonë më i madh është frika nga dështimi, e cila na mban brenda kufirit të krijuar nga vetë ne. Sidoqoftë, nëse doni të arrini diçka duhet të provoni dhe jo të kini frikë. Duke dalë jashtë zonës tuaj të rehatisë nuk do të thotë se do keni gjithmonë sukses, ka të bëjë më tepër me largimin e frikës tuaj nga dështimi, pavarësisht se cili mund të jetë rezultati.

4. Provoni gjëra të reja, takoni njerëz të rinj

Bërja e gjërave të reja hap mendjen për prespektiva të reja, të cilat mund të mos i merrnim në konsideratë më parë. Në mënyrë të ngjashme, takimi me njerëz të rinj zgjeron horizontin tonë dhe na fut në metoda të reja për të arritur të njëjtën gjë. Ndonjëherë ajo që e bën të gjithë dallimin nuk është fakti se çfarë ne bëjmë, por se si e bëjmë. Duke dëgjuar historitë e njerëzve të tjerë me siguri do të zvogëlojë ankthin lidhur me eksplorimin e së panjohurës dhe të sigurojë frymëzimin e kërkuar.

burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0