4 mënyra sesi empatia ju udhëheq drejt suksesit

4 mënyra sesi empatia ju udhëheq drejt suksesit


Empatia mund të jetë burimi kryesor i suksesit. Ja 4 mënyra specifike, që mund t’i aplikoni në biznesin apo karrierën tuaj.

Nëse ndiheni në ankth, të vetmuar apo të distancuar nga bota, pa marrë parasysh faktin se ne nuk kemi qenë asnjëherë kaq “të lidhur” në historinë njerëzore, ju nuk jeni vetëm. Mjetet, që po synojnë të na lidhin, në fakt po na shtojnë ndjenjat e vetmisë dhe ndarjes. Instagrami dhe Facebook-u janë të dominuar nga influencierë, të cilët përpiqen të fitojnë para për vetminë dhe ndarjen që krijojnë. Tashmë është sfiduese ndjesia e një lidhjeje të vërtetë njerëzore.

Fatmirësisht kjo ka anën e saj kundërshtuese. Ne nuk kemi nevojë të mbështetemi tek influencierët, që shesin “sekretet” sesi të dukemi, jetojmë apo arrijmë sukses njësoj si ata. Ne të gjithë kemi fuqinë të kërkojmë brenda vetes dhe të provojmë ndjesinë e empatisë. Ana kundërshtuese e të gjithë kësaj, është empatia.

Empatia është aftësia për të kuptuar në mënyrë njohëse dhe emocionale eksperiencën e të tjerëve. Pra, është aftësia për t’a vendosur veten në vendin e dikujt tjetër. Në një botë me ndarje dhe narcizma, empatia është mënyra më e mirë për t’u lidhur me njerëzit.

Në biznes, lidhjet e vërteta çojnë drejt marrëdhënieve të suksesshme, kulturës pozitive në kompani dhe përfitimeve të tjera. Ja 4 mënyra kryesore sesi empatia mund t’ju ndihmojë të arrini sukses në biznes.

Shitjet dhe zhvillimi i kompanisë

Të drejtosh një biznes duke përdorur empatinë do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë potencialin e klientëve tuaj. Në shitje, kjo është shumë e rëndësishme. Duke bërë pyetje dhe duke dëgjuar vërtet përgjigje, ju mund të kuptoni më mirë gjërat, që i motivojnë apo kufizojnë ata. Ju mund të kuptoni botën e tyre dhe kjo njohje mund t’ju shërbejë për t’u lidhur me klientët.

Gjithashtu, kur ju shisni përmes empatisë, në vend që thjesht të shisni, ju bëheni bashkëpunëtorë në shitje. Empatia ju ndihmon të kuptoni se problemi i klientëve është edhe problemi juaj. Së bashku ju mund t’a zgjidhni problemin.

Do të gjendet gjithnjë një ekspert në mediat sociale, që do të jetë i lumtur të ndajë me ju “sekretet” e shitjeve, që ju keni nevojë. Në fund të ditës, ju thjesht do të keni nevojë për më shumë empati. Nëse udhëhiqeni nga empatia, gjërat e tjera do të rregullohen vetë.

Ndërtimi i një audiencë në mediat sociale

Çështja me influencierët e këqij është se ata e fitojnë fuqinë e tyre duke krijuar ndarje për ju. Influencierët duan që të ndiheni sikur ata janë më të mirë se ju, sikur dinë “sekrete”, që ju nuk i dini dhe më e rëndësishmja, ata pretendojnë që ju nuk mund të jeni burimi i lumturisë apo suksesit tuaj. Ata duan që ju të bashkëveproni me ta (të blini produktet e tyre), për të fituar rezultate të reja.

Lexoni: 5 Tiparet e liderëve më të suksesshëm të shitjes

E kundërta e kësaj është empatia. Kur ju komunikoni përmes empatisë, ju komunikoni në një nivel më njerëzor me audiencën tuaj. Në vend që të ndihet “më pak se”, audienca juaj do të ndihet e vlerësuar sepse do t’a dëgjoni dhe kuptoni. Në vend që t’i bëni të ndihen të papërshtatshëm për diçka, lejojini ata t’a pranojnë kush dhe ku janë. Kështu ju u jepni shpresë për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Gjithashtu, empatia do t’ju lejojë të fokusoheni në fuqizimin e audiencës tuaj. Meqë ju nuk mund të lidheni me atë pjesë të njerëzve, që ndihen të humbur dhe të pasigurt, ju mund të fokusoheni tek krijimi i përmbajtjes që i mbush ata me shpresën, dijen dhe vlerat që u mungojnë.

Kur ju përdorni empatinë, audienca juaj do të lidhet me ju më shumë dhe do të ushqehet nga përmbajtja që ju ndani me ta. Imagjinoni se çfarë do të bënte media sociale nëse të gjithë influencierët do t’a bënin këtë.

Marketingu

Një gabim i madh që bëjnë marketerët është që u flasin audiencave të tyre potenciale. Konsumatorët bombardohen vazhdimisht me mesazhe nga produkte të ndryshme dhe arsyet pse duhet t’i blejnë ato. Nëse ndaloni dhe shikoni përreth, do të vini re se disa nga markat më të mëdha nuk bëjnë shumë marketing.

Çfarë kanë të përbashkët ata? Ata fillojnë lëvizjen e tyre duke u lidhur me shpirtin e konsumatorit. Përdorin empatinë për të kuptuar vërtet kush është klienti i tyre në aspektin njerëzor dhe nga se ndikohen sjelljet e tyre.

Ja disa shembuj  nga Ferrari, Apple dhe Airbnb:

Një markë si Ferrari nuk ka nevojë t’ju thotë të blini një Ferrari apo që ajo është një makinë vërtet e shpejtë. Në vend të kësaj, ata i ndërtojnë produktet me pasion duke ditur ndjesinë, që dëshiron të provojë klienti kur të gjendet përpara timonit.

Për shumë vite, njerëzit rreshtoheshin për të blerë iPhone-n e fundit nga Apple sepse produkti i identifikonte ata se kush ishin. Por askush nuk rreshtohej për të blerë një laptop Dell.

Airbnb nuk u bë më i vlefshëm sesa Hilton sepse ndërtoi një website më të mirë për të prenotuar nëpër hotele. Ata u bënë një biznes 30 miliardë dollarësh sepse po plotësojnë dëshirën e udhëtarëve për t’u ndjerë pjesë e një vendi dhe për të qenë në lidhje me kulturën e vendit që po vizitojnë.

Punësimi i njerëzve të talentuar

Njerëzit e talentuar janë çelësi për të ndërtuar dhe mbajtur një biznes të suksesshëm. Me kaq shumë konkurrencë, nuk majfton të kesh fonde të mëdha apo ide madhështore. Ju keni nevojë t’i frymëzoni ata për t’ju bashkuar misionit tuaj.

Sërish, shumica e njerëzve lëvizin instiktivisht në procesin e shitjeve, duke e pyetur kandidatin sesi do të vepronte në biznesin dhe mundësitë që do t’i ofroheshin. Megjithatë, një lider i mirë do të përdorte empatinë, duke e pyetur kandidatin më shumë rreth jetës së tij, personalitetit, pasioneve dhe qëllimeve.

Duke e bërë këtë, lideri do lidhet me personin, jo thjesht do të kryejë veprimin. Në ditët e sotme, të trajtosh dikë si njeri, të kujdesesh për interesat e tyre, është diçka e veçantë, e cila ju diferencon. Ata do t’a vënë re se ju po kujdeseni për ta dhe kjo ndjesi do të vazhdojë gjatë.

Konkluzioni

Këto katër shembuj tregojnë sesi empatia mund t’ju ndihmojë të krijoni lidhjet, të cilat i kemi humbur në shoqërinë tonë dixhitale. Ndërkohë këto do t’ju shërbejnë të arrini më shumë sukses në biznesin apo karrierën tuaj.

Në vend që të ndiqni trendet e fundit apo të ndikoheni nga influencierët që thonë se dinë gjithçka, ju mund të përforconi aftësitë tuaj në empati. Ajo mund t’ju udhëheqë drejt një jete të mbushur dhe të suksesshme.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0