4 Këshilla Strategjike për ta Mbyllur 2015 me Sukses!

4 Këshilla Strategjike për ta Mbyllur 2015 me Sukses!

~4 minuta lexim


Fundi i vitit është periudhë e ngarkuar për të gjithë. Por njësoj e rëndësishme është perspektiva e vitit të ri: sfidat, sukseset, qëllimet që na presin! Po ju ndihmojmë sado pak me disa këshilla për ta filluar 2016 me energjinë e duhur:

Vlerëso Performancën! (nuk ka dalë jashtë mode ende)
Por bëje me të vërtetë, jo për formalitet sa për të shpërndarë bonusin apo justifikuar një largim nga puna. Vlerësimi bëhet efektiv kur shpërndahet gjatë vitit (çdo 1 ose 3 muaj për shembull), kur rekomandon ndërhyrje konkrete, dhe kur mat rezultate që kanë lidhje direkte me funksionin.

Rishiko Strategjinë!
A je i pozicionuar për rritje në 3-5 vitet e ardhshme, apo je pozicionuar për të mbajtur nivelin aktual? Një kompani e pozicionuar për rritje ka një plan të qartë investimesh, kanale të reja shitjeje por ende të pa eksploruara, dhe një cikël të qartë trajnimi për punonjësit.

Artikulli u publikua në faqen 9 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Analizo Efektivitetin e Financave!
Gjatë vitit ke bërë shpenzime dhe ke investuar. Ndalo dhe analizo çfarë të kanë sjellë ato investime, dhe shiko nëse ka shpenzime që mund t’i mënjanosh ose bësh ndryshe (për shembull: nënkontrakto funksione jo-thelbësore për kompaninë).

Kujdesu për Frymën e Korporatës!
Ndalo një moment dhe shiko mjedisin: a sillen punonjësit si ç’do deshe ti? A janë në harmoni? A komunikojnë prerë por me dashamirësi? A janë vigjilent ndaj oportuniteteve të reja për kompaninë? E ndajnë informacionin? Ndjekin të rejat dhe zhvillimet e fundit? Nëse jo, kujdesuni që të punoni sot për një frymë të re nesër!

Ndihmojmë çdo ditë sipërmarrës të trajnojnë stafin, të marrin ide dhe mësojnë taktika për të përmirësuar bizneset e tyre. Si mund t’ju ndihmojmë ju!

Artikulli u publikua në faqen 9 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0