“Ata janë në kërkim për njerëz, të cilët do të shkojnë në botë dhe të bëjnë gjëra të mira dhe të bëhen udhëheqës të mendimit në zonat e tyre, të bëhen autorë, të bëhen shkrimtarë, të bëhen shkencëtarë, të bëhen njerëzit që krijojnë patenta, të cilat avancojnë botën,” tregon Bayor. “Ata janë duke kërkuar për arritës të mëdhenj, por është më shumë se vetëm të jenë arritës të mëdhenj – Ata janë duke u përpjekur të marrin njerëzit që do e çojnë shoqërinë përpara.”
Dhe ndërsa jo çdo 18-vjeçar do të përmbushë kërkesat e Harvardit, secili prej tyre do të ketë një përvojë më të mirë në kolegj dhe në botën përtej, nëse ata të paktën zotërojnë këto aftësi më thelbësore:
1. Aftësia për të menaxhuar paratë
“Unë patjetër mendoj se studentët duhet të jenë financiarisht të zgjuar para se të hynë në kolegj dhe të paktën të kenë lexuar disa libra që i mësojnë si të menaxhojne të hollat e tyre”, thotë Bayor.
Ajo shpjegon se, për shumë studentë kolegji, do të jetë hera e parë që shumë prej tyre po kontrollojnë financat e tyre dhe masat e rrepta akademike ndikojnë për ta bërë këtë në mënyrë efektive.
Për të menaxhuar më mirë paratë e tyre, Bayor thotë se studentët duhet të dinë se si të krijojnë një buxhet, të jetojnë brenda mundësive të tyre dhe të mos rrisin borxhin në kartën e kreditit.
“Unë fuqimisht mendoj se nuk është i mjaftueshëm edukimi financiar në këtë vend, sidomos për ata që nuk mësojnë nga prindërit e tyre”, thotë ajo.
2. Menaxhimi i kohës
“Unë gjithashtu mendoj se studentët duhet të dinë se si të balancojnë kohën e tyre, pasi kolegji ndikon që të jesh plotësisht i vetë-motivuar dhe strukturimi i kohës për të përfunduar testime dhe detyra universitare pa pasur dikë që kujdeset për ju që të keni lexuar apo të keni bërë të gjitha detyrat,” thotë Bayor. “Suksesi juaj është i bazuar në ju dhe vetëm në ju.”
3. Zgjidhja e konflikteve
Bayor thotë se në moshën 18 vjeçare, ju duhet të jeni në gjendje për të zgjidhur apo të negocioni konfliktin në mënyrë të shëndetshme.
“Shumë studentë do të jetojnë me njerëz të huaj për herë të parë në jetën e tyre dhe konflikte absolutisht që do të ketë,” thotë ajo. “Mënyra si i zgjidhni ato dhe aftësitë marrëdhëniore që keni, do të shtojnë apo heqin shumë nga lumturia juaj me të tjerët.”
4. Aftësia për të qëndruar pozitiv
Bayor thotë se, më e rëndësishmja është që studentët duhet të dinë se si të mbajnë një pikëpamje të shëndetshme për jetën.
“Kolegji, sidomos në nivelin e Ivy League, mund të jetë i vështirë dhe kjo i ndihmon që të kenë një burim të brendshëm për të qenë në gjendje që t’i shohin gjërat në një mënyrë reale – për të kuptuar se një notë e vetme e keqe në një test ose detyrë nuk do iu thyejë – dhe se kjo nuk do ju privojë të mos keni sukses”, thotë Bayor.
burimi: Business Insider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.