3500 biznese në mbarë vendin duhet të ndryshojnë në biznese të mëdhenj - Business Magazine Albania

3500 biznese në mbarë vendin duhet të ndryshojnë në biznese të mëdhenj


Tatimet i kanë bërë thirrje zyrtarisht mbi 3 mijë e 500 bizneseve në gjithë territorin e vendit që të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore duke kaluar nga biznes i vogël në biznes të madh.

“Ne u kemi bërë letrat gjithë kësaj kategorie të tatim-paguesve për t’u thënë që ata vetë në mënyrë vullnetare duhet të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore sepse të dhënat tatimore flasin për faktin që qarkullimi tatimor i tyre është që duhet të kalojnë në përgjegjësi të re tatimore”, thotë zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri.

Ai tregon se një pjesë e këtyre bizneseve, rreth 1 mijë, i janë përgjigjur vullnetarisht thirrjes duke kaluar në biznese të mëdhenj ose me TVSH.

“Ka edhe një kategori tjetër që në fakt rezistojnë akoma dhe nxjerrin argumenta”, sqaron ai.
Për bizneset, të cilat refuzojnë t’i përgjigjen thirrjes, Curri thotë se do të kalojnë në filtrin e administratës.

“Nëse nga verifikimi në terren shkohet në përfundimin që qarkullimi është mbi kufirin e regjistrimit, sigurisht ndryshohet edhe përgjegjësia tatimore, në të kundërt jo”, shprehet ai.

Nga fillimi i aksionit kundër informalitetit, Tatimet thonë se janë mbi 4700 biznese të cilat kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore duke kaluar nga biznes i vogël në biznes me TVSH, ose biznes i madh.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0