3 strategji për të menaxhuar kohën tuaj - Business Magazine Albania

3 strategji për të menaxhuar kohën tuaj


Shpeshherë njerëzit që janë më të zënë zyrë, janë ata që bëjnë më pak punë. Pse ndodh kjo? Ndoshta ata shpenzojnë më shumë kohë për të menaxhuar hutimet gjatë orarit të punës se sa kryerjen e detyrave. Të gjithë kanë të njëjtin orar punë, por disa janë shumë efektivë. Këta individë nuk janë shumë ndryshëm, por ata kanë një menaxhim më të mirë të kohës. N.q.s doni menaxhoni më mirë kohën tuaj, ju duhet një strategji për të përmirësuar efektshmërinë tuaj punë. Më poshtë mund të gjeni 3 mënyra që do ju ndihmojnë të lini pas keqmenaxhimin e kohës. 

1. Identifikoni çfarë është më e rëndësishme.

Shumë gjëra do t’iu tërheqin vëmendjen  gjatë ditës, por e rëndësishme është të vlerësoni me kë prej tyre duhet të harxhoni kohë. Vlerësoni se çfarë është më me vlerë në jetën tuaj. A po i kushtoni kohën e duhur, gjërave që i konsideroni të rëndësishme?

Kur  të keni vendosur përparësitë tuaja, aktivitetet e tjera që s’kanë rëndësi nuk do t’iu shqetësojnë më. Programi juaj ditor do të ndryshojë, por kjo në të mirën tuaj.

2. Vendosni qëllime të qarta

Është e lehtë që aktvitetet e ditës të përcaktojnë programin tuaj, por kjo nuk ju sjell efektshmëri. Njerëzit që menaxhojnë mirë kohën e tyre, vendosin synime të qarta dhe bëjnë gjithçka për t’i realizuar.

Njerëzit e suksesshëm nuk është e thënë që e kanë të programuar çdo minutë ditën e tyre, por kanë një plan të përgjithshëm në kokë. Ata lejojnë që ky plan të drejtojë ditën e tyre.

Kështu që bëni mirë, t’i shkruani qëllimet tuaja dhe t’i ndiqni ato gjatë ditës. Edhe pse jo të gjitha objektivat e ditës nuk realizohen, nuk është fundi i botës. Përpiquni të përqendroheni në programin e ditës tjetër.

3. Mos e humbni vëmendjen

Jo çdo gjë do të shkojë sipas planit, pasi do të ketë pengesa gjatë punës. Shpeshherë këto ndërpreje do të jenë çështje të parëndësishme, por disa kërkojnë me të vërtetë vëmendjen tuaj.

Njerëzit e veçantë kanë një zgjidhje të këtyre situatave. Ata i përgjigjen shpejt ndërprerjeve që mund të ndodhin gjatë punës, por i rikthehen menjëherë planit që kanë përgatitur për ditën. Të kuptosh se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo, është një ndër pikat kryesore që duhet të përsosni për të menaxhuar kohën tuaj siç duhet.

Kur keni një strategji për të menaxhuar kohën tuaj, do të kuptoni si do të ndjeheni në fund të ditës. Në vend që të ndjeni keqardhje dhe lodhje, ju do të jeni krenarë për çfarë keni arritur të bëni.

/INC/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0