3 Organizime ‘Super’ për inovatorët e rinj shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë - Business Magazine Albania

3 Organizime ‘Super’ për inovatorët e rinj shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë


22-24 Prill 2016 ishin datat kur maratona tekonologjike e iniciuar nga NASA u zhvillua në të gjithë botën. Mes 200 qyteteve, bënin pjesë edhe 3 qytetet shqipfolëse në rajonin tonë, përkatësisht Tirana, Prishtina dhe Tetova.

Për 48-72 orë, njerëz që duan të zgjidhin probleme, bashkohen për këtë sfidë, si një nga maratonat më të mëdha në univers.
Kjo maratonë ka si synim përdorimin e të dhënave publike të NASA dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative për probleme në fusha të ndryshme që kanë ndikim global.

Ky konkurs fokusohet në formimin e grupeve nga fusha e teknologjisë, kërkuesё shkencorë, projektuesё, artistë, mësues, sipërmarrës, zhvillues software dhe studentë nga e gjithë bota për të zhvilluar projektet e tyre në bazë të sfidave të prezantuara.

Në ndihmë të grupeve të formuara vijnë dhe mentorët për të orientuar më shumë konkurrentët rreth projekteve që duan të krijonë.

Pra në një fundjavё rreth 100 të rinj mblidhen, formojne skuadra dhe punojnë për t’i dhënë zgjidhje disa problemeve të prezantuara nga NASA sipas gjashtë kategorive: Aeronautika, Stacioni Hapësinor, Sistemi Diellor, Teknologji, Tokë, Udhëtim në Mars.

Në nivel global projektet do të gjykohen sipas këtyre kritereve: Përdorimin më të mirë të të dhënave, Përdorimit më të mirë të harduerit, Konceptit më të mirë të misionit, Impakti Galaktik dhe Më Inspiruesja.

Ne, si Business Magazine Albania, patëm këaqësinë t’i përcillnim këto evente nëpërmjet kanaleve online në rrjetet sociale dhe intervistuam 2 ekipet fituese dhe 2 prej drejtuesve të organizatave që realizuan këtë aktivitet.

protik-businessmag

Emri i projektit: Atmosfera

Anëtarët e ekipit: Erida Cerro, Elena Dinkollari, Kejsi Gozhita, Deivi Taka, Stefan Prifti, Theodhor Pandeli

Drejtues i ekipit: Theodhor Pandeli

1. Mund të na e përshkruani shkurtimisht projektin tuaj?

Projekti konsiston në një aplikacion i cili merr të dhëna rreth cilësisë së ajrit nga stacione lokale. Këto të dhëna përpunohen dhe shfaqen në formë informacioni në mënyrë të tillë që përdoruesit të kuptojnë se, kur ajri është i ndotur dhe kur ai mund të ndikojë tek shëndeti i tyre. Aplikacioni gjithashtu njofton përdoruesin kur ndotja e ajrit në një zonë është mbi normat e lejuara.

2. Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Mendojmë se përdorimi i këtij aplikacioni është mjaft i gjerë. Mund të përdoret nga persona që merren me sporte dhe aktivitete të ndryshme dhe që duan të dinë nivelin e cilësisë së ajrit në zonën që ata zgjedhin. Me mbledhjen e më shumë të dhënave, mund të analizohen zona dhe të nxirren përfundime se ku është më mirë të ndërtohet, ku duhet bërë kujdes me infrastrukturën apo ku duhet të merren masa të menjëhershme për normalizimin e ajrit. Nga ana tjetër ky aplikacion mund të mbledhë të dhëna rreth atyre që e përdorin për nxjerrjen e statistikave në lidhje me sëmundjet më të përhapura ose grup-moshat më të prekura nga ndotja e ajrit. Ajo që mendojmë si pikën më të fortë, janë njoftimet që aplikacioni dërgon tek njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundje të sistemit respirativ dhe e kanë të domosdoshëm informacionin për ajrin në zonën ku jetojnë. Në këtë mënyrë mendojmë se mund të shmangim përhapjen e sëmundjeve si pasojë e ndotjes së ajrit.

protik-businessmag (4)

3. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Nasa Space Apps Challenge?

Qëllimi ynë kryesor për këtë Space Apps Challenge, ishte që përveç se t’i jepnim zgjidhje njërës prej sfidave të konkursit, në përfundim të tij të dilnim me një produkt i cili, jo vetëm të ishte funksional, por të ishte sa më i prekshëm për vendin tonë. Duke parë që pjesa më e madhe e popullsisë jeton në qytetet e mëdha dhe qytetet e mëdha kanë ajër të ndotur, menduam që kjo ishte zgjidhja më interesante dhe më e nevojshme që mund të jepnim.

/Artikulli u publikua më parë në faqen  të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Ajo që i tejkaloi pritshmeritë ishte interesi i madh për këtë produkt dhe mbështetja e madhe që na u ofrua për ta çuar më tej atë.

4. Ishte hera e parë që merrnit pjesë? 

protik-businessmag (6)

Dy nga pjesëtarët e grupit ishin pjesëmarrës dhe tek Space Apps Challenge i vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër e grupit e kishte për herë të parë.

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Është përvoja që i duhet çdo grupi për të kuptuar se çfarë do të thotë të punosh nën presionin e kohës, dhe në kaq pak kohë të nxjerrësh një produkt që të pëlqehet dhe të zgjidhë probleme.

6. Vlerën e çmimit të fituar për çfarë do ta përdorni?

Sigurisht që çmimi që u fitua do të shfrytëzohet në ndërtimin e programit dhe në zgjerimin e tij. Duke qenë se shpenzimet deri tani janë minimale, ajo që kemi më shumë nevojë është ndihma nga persona, si të fushës së teknologjisë ashtu dhe të fushës së shëndetit publik.

7. Cili është hapi tjetër? Ku e shikoni veten pas 1 viti?

Momentalisht po punojmë me të dhënat që marrim nga stacionet në Kosovë. Kemi biseduar me disa persona atje dhe e kemi rrugën e hapur për t’i përdorur. Shpresojmë që shumë shpejt të përdorim dhe të dhënat e stacioneve në Shqipëri. Kemi kontakte me aktorë që mund të na ndihmojnë si për përdorimin e të dhënave dhe në zgjerimin e idesë së aplikacionit. Me sa kemi studiuar, ndotja e ajrit është një problem që shoqëron pothuajse çdo vend.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0