Edhe nëse është hera e parë, mund të mbani të angazhuar audiencën dhe të ndiheni më komod kur prezantoni.
Si pronar i vogël biznesi, jeni drejtuar gjithcka dhe përfshiheni në biseda me shumë njerëz. Nëse mbusheni me ankth para një audiencë, nuk jeni vetëm. Lajmi i mirë është se secili njeri ka aftësinë për të qenë një folës i mirë publik.
Hera e parë që fola në një konferencë, nuk ishte e mirë. Por, gjithashtu besova se sa më shumë kohë dhe energji do investoja në praktikim, aq më mirë do të bëhesha në këtë drejtim.
Sot, flas shumë herë për sipërmarrjen, pasi jam përmirësuar shumë.
Këtu janë tre mënyra të thjeshta se si mund të bëheni një folës publik më i mirë, bazuar në atë që kam përjetuar:
- Njerëzit mbajnë mend histori, jo fakte.
Gjatë kohës së prezantimit për kompaninë tonë të veshjeve intime, mendoj fort se si mund të komunikoj nëpërmjet një historie, në vend që thjesht të numëroj fakte.
Për shembull, nëse dua të transmetoj një pikë se kompania jonë përdor gra të vërteta në reklamat e saj, mund të them: “Kemi gra që vijnë nga mosha 20 deri në 60 vjeç”. Por, nëse them të njëjtën gjë, duke treguar se klientja jonë Hope, na tha se nuk shihte gra të moshës 50 vjeçare në reklamat tona dhe ne ftuam atë për ta promovuat në materialet tona të marketingut, papritmas kemi një histori që njerëzit mund të mbajnë mend. Ka një imazh në mendjen e tyre dhe e gjithë kjo përvojë bëhet shumë më e paharrueshme.
- Mos u mundo të flasësh si të tjerët. Të jesh ndryshe është një avantazh.
Kur fillimisht fillova të flas, mendova se duhet të isha si të tjerët. Por, kam kuptuar së fakti që jam ndryshe është avantazh, veçanërisht kur flas menjëherë pas një CEO të njohur që më shumë se çdo gjë ngjan me atë “arketip formal”. Nuk do të përpiqem të jem si burri 60-vjeçar që flet para meje – dhe duke mos u munduar të jem ai, shihem si i ndryshëm dhe unik.
Lexo: 8 strategji për të përmirësuar përgjegjshmërinë tuaj në vendin e punës
- Nervozizmi është i mirë mund t’ju ndihmojë
Kur reflektoni nervozizëm, gjithçka ndryshon. Imagjinoni, Nëse jeni një sportist, gjithmonë jeni i nervozuar para se të konkurroni. Është thjesht pjesë e procesit.
Edhe në fjalimin publik, pritet të performoni menjëherë. Jeni literalisht në qendër të vëmendjes. Kështu që, në vend që të shihni nervozizmin si diçka të keqe, kuptoni që të qenit nervoz ju jep adrenalinën, fokusin dhe aftësinë për të performuar në nivel më të lartë.
Unë ende ndiej nervozizëm dhe ndiej rëndesë në stomak. Më dalin djerët dhe zemra më rreh fort. Këto janë reaksione shumë natyrale se të performojë, në çdo kapacitet.
Kështu që në ato pak momente para se të prezantoni, kujtoni vetes se nervozizmi është aty për t’ju shërbyer, të jeni vetvetja dhe të tregoni histori të fuqishme në vend që të përqendroheni në numra, pa marrë parasysh sa krenar jeni për ato numra.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.