3 arsyet pse të rinjtë nuk rriten në detyrë - Business Magazine Albania

3 arsyet pse të rinjtë nuk rriten në detyrë


Ekziston një keqkuptim i madh rreth asaj se si rritjet në detyrë funksionojnë në ekonominë tonë. Për pjesën më të madhe, njerëzit supozojnë se rritjet në detyrë janë rezultat i kohës. Sa më shumë kohë që kaloni në një kompani, aq më shumë ka gjasa që të rriteni në detyrë.

Siç thoshtë nëna ime për praktikimin e pianos, “Nuk më intereson nëse praktikoheni për dhjetë minuta apo dhjetë orë, derisa ta keni bërë siç duhet.”

Çdo shef, menaxher apo vendimarrës nuk i bazojnë vendimet e për t’iu rritur në detyrë apo për t’iu rritur rrogën vetëm se keni kohë që punoni në kompani. Kjo mund të jetë një arsye më tepër, por nuk është absolutisht faktori përcaktues.

Business Magazine më poshtë ju tregon se çfarë kërkohet nga ju në mënyrë që t’iu rrisin në detyrë:

Sa shpesh i lëvizni gurët dhe sa shumë?

Rritjet në detyrë në të vërtetë nuk kanë të bëjnë vetëm me rritjen e pagesës. Ato janë “drita jeshile” për ju që të merrni më shumë përgjegjësi. Më shumë përgjegjësi nuk do të thotë që ju jeni shefi i njerëzve përreth. Më shumë përgjegjësi do të thotë që kur gjërat të shkojnë keq, ju jeni ai që është në faj – dhe është përgjegjës për rregullimin e saj.

Kur rriteni në detyrë duket sikur kaloni nga kategoria më e ulët tek ajo më e larta. Nëse nuk e kryeni mirë këtë detyrë atëherë ju do ta gjeni veten jashtë. Rritjet në detyrë bazohen në rezultate.

Që do të thotë, nëse doni një rritje në detyrë, e gjitha çka duhet të bëni është që të tregoni vlerat tuaja. Çdo kompani ka matjet e veta për suksesin. Sa shumë ndikoni ju në këto matje? Me këtë nuk nënkuptoj, “Isha në dhomë kur kjo ndodhi”. Ju në të vërtetë nuk keni bërë asgjë. Dua të them, a i keni rregulluar gjërat? A lidhët kontratë me klientin? A patët sukses me punën tuaj?

Njerëzit që lëvizin gurët dhe ndihmojnë ekipin të arrijnë këto gjëra për sukses, më shpejt dhe më efektivisht, rriten në detyrë.

Në arritjen e objektivave për sukses, cili ishte qëndrimi juaj?

Përkundër besimit popullor, të jesh i mirë në atë që bën është vetëm gjysma e ekuacionit. Gjysma tjetër është se si e bëni atë që bëni dhe si i bëni të tjerët të ndihen në proces.

A i ndihmoni të tjerët të performojnë në një standard më të lartë? Apo i largoni ata dhe ndikoni negativisht në moralin e ekipit?

Mënyra se si i arrini objektivat tuaja është një tregues i madh që vendos fatin tuaj në kompani të caktuara. Një kompani është një ekip dhe një mollë e keqe (pavarësisht se sa e talentuar) mund të shkatërrojë performancën e përgjithshme.

A do të abuzoni me privilegjet e lidershipit tuaj sapo t’i arrini ato?

Dhe së fundi, asnjë udhëheqës i vërtetë nuk dëshiron të promovojë dikë për çdo lloj pozicioni udhëheqës, që ata mendojnë se do të keqkuptojnë ose keqpërdorin statusin e tyre të ri.

Të jesh një lider ka shumë pak të bëjë me titullin që vishni dhe gjithçka që ka të bëjë me mënyrën se si i ndërmerrni hapat tuaja. Njerëzit nuk i ndjekin premtuesit e rremë, apo ëndërrimtarët e mëdhenj, të cilët nuk kanë veprime për të mirën e kompanisë. Ata ndjekin personat që nuk kanë frikë t’i bëjnë gjërat me duart e tyre për t’iu treguar të tjerëve sesi bëhet çdo gjë.

Liderët nuk duan egoistë të ulur rreth tyre. Ata duan të kundërtën. Ata duan strategë, njerëz që krijojnë një impakt dhe e kuptojnë se për të udhëhequr në mënyrë efektive me udhëzime, ju duhet të jetoni së pari vetë me këto udhëzime.

Është e habitshme se sa njerëz presin të rriten në detyrë ose të kenë më shumë mundësi thjesht sepse kanë qenë “atje për një kohë të gjatë.”

Unë kurrë nuk e kam patur atë mentalitet, në asnjë nga punët apo ekipet që kam pasur. Kam besuar gjithmonë se duhet ta fitoj rrugën time duke promovuar vlerat nëpërmjet veprimeve dhe rezultateve.

Ndaloni së gjykuari vlerat tuaja në bazë të numrit të orëve, muajve apo viteve që keni shpenzuar në punë. Në vend të kësaj, pyesni veten se si mund të filloni të lëvizni gurët me të njëjtën sasi si vetë personi, pozita e të cilit dëshironi ta keni vetë.

“Nuk më intereson nëse ju nevojiten dhjetë minuta apo dhjetë orë, thjesht bëjeni si duhet.”

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0