25 VITE ORION CONSTRUCTION, ME NDËRTIME QË RESPEKTOJNË NATYRËN, NXITIN  KREATIVITETIN DHE RUAJNË ENERGJINË - Business Magazine Albania

25 VITE ORION CONSTRUCTION, ME NDËRTIME QË RESPEKTOJNË NATYRËN, NXITIN  KREATIVITETIN DHE RUAJNË ENERGJINË

ORION CONSTRUCTION

Prej 25 vitesh, Orion Construction ndikon në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe zonave ku ka investuar.

Me një stil unik dhe cilësi që e dallon, që prej themelimit, Orion Construction ka ofruar koncepte moderne në arkitekturë, duke ndërtuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi, sipas standardeve dhe modeleve evropiane. 

Për të festuar këtë vit të rëndësishëm në historikun e kompanisë, kompania ka menduar një formë të veçantë, duke zhvilluar evente dhe trajtuar tema të ndryshme, në të cilat klientët, stafi dhe bashkëpunëtorët do të jenë aktorët kryesorë. 

Rreth Orion Construction 

Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë së fjalës, garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen.

Fillimet e Orion Construction datojnë në vitin 1998 me një staf me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Orion Construction në rrugën drejt rritjes, ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italinë një vend unik përsa i përket zhvillimeve në arkitekturë dhe ndërtim, ku ndodhen disa prej studiove më të famshme në botë. Projektet e tyre supervizohen në çdo hap nga partnerë ndërkombëtarë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në botë.

Ndërtimi sipas standardeve evropiane dëshmon se kompania ka zgjedhur rrugën më të mirë për t’i ofruar klientëve të saj rezidenca banimi dhe qendra biznesi bashkëkohore dhe tejet cilësore.

Sot, pas 25 vitesh eksperiencë Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë projektet në proces dhe ato të përfunduara si dhe komuniteti i klientëve tanë të cilët numërojnë më shumë se 1000 persona dhe familje në këto vite. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 35 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

“Vizioni i Orion Construction është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg një produkt unik në llojin e tij.” – Shprehen drejtuesit e kompanisë.

3 kolonat e kompanisë Orion Construction, janë: Natyra, Kreativiteti dhe Inoviacioni si dhe Energjia. 

Si Orion e ruan marrëdhënien me natyrën.

Çdo projekt konceptohet që të jetë një pjesë e natyrës ku vendoset, duke e respektuar dhe i shtuar asaj vlerë. 

Arkitektët e peizazhit punojnë duke ruajtur në nivelet më të larta sipërfaqet e gjelbëruara dhe numrin e pemëve në çdo projekt tonin.

Kujdesi ndaj gjelbërimit, dritës natyrale dhe perzgjedhja me kujdes e  materialeve të përdorura, të cilat janë natyrore dhe miqësore për natyrën – janë disa nga mënyrat e ruajtjes së marrëdhënies me natyrën përmes punës së kompanisë.

Si Orion sjell Kreativitet dhe Risi.

“Projektojmë hapësira në funksion të njerëzve të lirë! Krijojmë dimensione të reja duke integruar sipërfaqet e brendshme me hapësirat e jashtme. Ne punojmë me partnerët tanë me dedikim të plotë për projektet e reja, fillimisht duke projektuar, pastaj duke aplikuar teknologjinë dhe materiale cilësore të ndërtimit.

Stafi ynë i përzgjedhur dhe i përditësuar me zhvillimet e fundit të tregjeve kërkon perfeksion në përzgjedhjen dhe implementimin e risive në projekte.” – shprehen për Business Magazine, drejtuesit e kompanisë. 

Si Orion ruan Energjinë.

Duke projektuar hapësira me qëllimin për të jetuar më mirë dhe që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një botë më të mirë!

Duke u kujdesur për çdo detaj, dhe duke bërë të mundur që dielli, ventilimi dhe ndriçimi natyral të prekin çdo metër të sipërfaqeve të projektuara. Efiçenca e energjisë, në thelb është higjenë dhe shëndet për familjet tuaja.

Intervistë me znj. Rudina Murati, Drejore Komerciale, Orion Construction. 

Për rrugëtimin 25 vjeçar të kompanisë, qasjen ndaj tregut dhe planet në të ardhmen e Orion, zhvilluam një intervistë me Rudina Murati, Drejtore Komerciale pranë Orion Construction.

Znj. Murati, cili është rrugëtimi i Orion Construction? Si ka mbërritur kompania këtu dhe si i dallojmë punimet e saj?

Fillimet e Orion Construction datojnë 25 vjet më parë me pjesëmarrjen në aksionet e një kompanie me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Në të gjithë këtë periudhë Orion ka qenë lider në treg për cilësi absolute të produktit dhe pararojë në konceptet e projekteve të realizuara. Kjo ka qenë sfidë ndër vite, por në të njëjtën kohë edhe avantazhi kryesor konkurrues i kompanisë. Ne kemi pasur si synim kryesor që në çdo projekt të aplikojmë standardet ndërkombëtare si në projektim edhe në zbatim. 

Orion Construction ka punuar gjithmone vetëm me sektorin privat në zhvillimin, ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e tenderave publike. Si e tillë, kompania ka patur në fokus ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët, duke u shërbyer përherë me shumë seriozitet individëve dhe biznesve që kanë zgjedhur të besojnë te vizioni ynë.

Këtë 25-vjetor, Orion ka zgjedhur të festojë çdo muaj, përmes dritareve të ndryshme të komunikimit dhe duke trajtuar çështje që lidhen me aktivitetin e real estate dhe zhvillimit të ndërtimit.

Cilat janë projektet tuaja kryesore me të cilat identifikoheni?

Fillimisht, Orion ka qenë një kompani “niche” dhe është njohur për projekte specifike dhe standardin e tyre të lartë. Rrjedhimisht, deri para disa viteve, nuk njihej nga masa e tregut të pasurive të paluajtshme, por vetëm nga një kategori e caktuar klientele. 

Ndërkohë sot, Orion është një kompani që njihet nga të gjithë, falë numrit të lartë të projekteve të zhvilluara. Aktualisht, ne kemi shtatë projekte në të njëjtën kohë.

Në Orion nuk ndodh që trojet të gjenden në mënyrë aksidentale dhe projektet të jenë të rastësishme. Gjithçka është e mirëstudiuar dhe merr kohën e vet, duke kaluar në të gjithë fazat e ciklit të zhvillimit të një projekti.

Shembujt e suksesit janë të shumtë, por po përmend rastin e rijetësimit dhe shndërrimit në një zonë urbane moderne të një zone ish-industriale. Bëhet fjalë për projektin Tower Bridge, në zonën pranë Shkollës së Bashkuar, ku në 10 vite të zhvilluara në 4 faza, është shndërruar në një zonë e re urbane. 

Në Tower Bridge janë krijuar hapësira për të jetuar më shumë se 700 familje dhe mbi 200 biznese. Ky projekt, për shkak të investimit të lartë në ambientet rekreative dhe hapësirat e përbashkëta, është shndërruar në pikën e referimit për të gjithë banorët e zonës. Kini parasysh që po flasim për një zonë që më parë mund të quhej e marxhinalizuar, ndërkohë sot, vlera e pronës në atë zonë gati është dyfishuar. 

Ne u vëmë theks të veçantë hapësirave të përbashkëta dhe rekreative. Të njëjtin model zhvillimi kemi aplikuar pranë Rrugës së Kosovarëve, në Durrës në projektin Port View, në projektin në zhvillim River Residence, midis Unazës së Re dhe Ish-Fushës së Aviacionit e kështu me radhë.

Projektet tona kanë një cikël jete 5-7 vjet, pra bëhet fjalë për një vizion të mbajtur në kohë dhe të zbatuar me shumë përkushtim. Faza shumë të rëndësishme të punës sonë janë: identifikimi dhe përcaktimi i zonës ku do ndërtohet dhe marrja parasysh e zhvillimit të saj në tërësi. Pas kësaj, vendoset tipologjia e investimit dhe më tej detajohet projekti. Përmes projekteve simbole dhe me identitet të fortë, që konceptojmë dhe ndërtojmë, ne synojmë, jo vetëm të përmirësojmë kontekstin, por kemi shkuar më tej, duke zgjedhur të jemi faktor në zhvillimin dhe transformimin e zonës.

Po hapësirat e brendshme të apartamenteve dhe biznesve, ku dallojnë?

Përsa i përket të jetuarit, hapësirat e  brendshme të apartamenteve dhe bizneseve janë zemra e produktit tonë. Ne synojmë të jenë sa më funksionale, të mirëajrosura dhe me shumë ndriçim natyral. Përmes këtyre elementëve, ne kemi si qëllim që çdo centimetër të jetë i jetueshëm dhe me funksion. Qëllimi është që çdokush që blen dhe jeton në këto apartamente të ketë një standard jete të përmirësuar dhe një cilësi të lartë të përditshmërisë. Në projektet e fundit urbane kemi rritur standardin e projektimit, duke propozuar në fasha çmimesh mesatare: tualete të ndriçuara, kuzhina të zonuara dhe garderoba. Pra, kemi ofruar një nivel superior jetese për familjet me të ardhura mesatare. E njëjta gjë vlen edhe për zyrat dhe njësitë e biznesit, të cilat i shtojnë vlerë biznesit dhe e përfaqësojnë denjësisht atë.

Çdo apartament, vilë dhe zyrë, synohet t’i vlejë sa më shumë atij që e merr, ndaj ne kemi përqindje shumë të lartë të klientëve që na referojnë tek klientë të tjerë, çka është një krenari e jona. Për këtë arsye, me klientët tanë synojmë të kemi një marrëdhënie afatgjatë, duke qenë këshillues për ta dhe duke i udhëzuar dhe ndihmuar në çdo hap të investimit për t’i dhënë vlerën maksimale pronës së tyre.

Cilat janë sfidat kryesore të sektorit?

Në gjithë këto vite, gjatë zhvillimit të tregut të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme, ajo që kemi bërë çdo ditë dhe pa ndalur është që të komunikojmë me persistencë standardet e larta të punës dhe zbatimit. Këtë e bëjmë, jo vetëm tek të gjithë klientët tanë, por edhe tek të gjithë bashkëpunëtorët. 

Orioni është një brand që simbolizon cilësi dhe siguri dhe kjo na ka vlejtur edhe në momentet më të trazuara të zhvillimeve në tregun e ndërtimit. Një sfidë shumë e rëndësishme është ajo gjetjes së bashkëpunëtorëve më të mirë dhe e kurimit të një marrëdhënie afatgjatë me ta. Në veçanti, departamenti i teknikës, ka një rol të rëndësishëm në ndërveprimin me bashkëpunëtorët, edhe kjo është një marrëdhënie në kohë, që kërkon rritje të vazhdueshme dhe mbajtje të standardit. 

U jemi referuar shpesh kanaleve tuaja të komunikimit dhe kemi vënë re një qasje ndryshe përsa i përket investimit te punonjësit. Si po e realizoni këtë?

Deri disa vite më parë, kompania ka pasur 25 punonjës. Sot kemi 3 herë më shumë. Unë jam ndër drejtueset më të reja në kompani edhe pse bëj 7 vite këtu. Orion e ka shumë të rëndësishme investimin dhe qëndrueshmërinë tek njerëzit. Këtu rritesh shumë, mësohet shumë, shpërndahet shumë informacion, pasi bashkëpunojmë me studio arkitekture me çmime ndërkombëtare dhe kompanitë më të mira vendase. 

Në çdo projekt që zhvillojmë, ne si stafi i Orion e shohim veten si ndikues, pasi jemi pjesë që nga dita e parë e nisjes së tij, e shikojmë si merr jetë dhe impaktin që ka kur përfundon. 

Përveç kësaj, Orion ka patur prej vitesh një vizion në zhvillimin e stafit nëpërmjet trajnimeve. Ka një investim të lartë në trajnime, programe zhvilluese dhe zhvillim personal të stafit, jo vetëm për stafin drejtues, por për të gjithë nivelet. Formimet bëhen në mënyrë të vazhdueshme nga trajnerë dhe mentorë të huaj dhe vendas.

Vitet e fundit, në fokusin tonë, për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit, departamenti që unë drejtoj ka marrë një cikël trajnimesh të dedikuar për ne, me një program, i cili u është përshtatur 100% nevojave tona. 

Nëse flasim për lëvizjet e stafit, them me krenari që kam kolegë me shumë eksperiencë, mbi 12 vite në kompani. 

Fusha e ndërtimit konsiderohet si një “industri burrash”. Në dijeninë tonë, nuk dimë nëse ka një kompani tjetër ndërtimi me kaq shumë gra në drejtim? Si ka ndodhur kjo?

Krahas rritjes së stafit, ne kemi një vëmendje të veçantë ndaj grave dhe vajzave. Gruaja në Orion ka një rol të rëndësishëm: në 7 departamente, 6 prej tyre drejtohen nga gra. 

Meritokracia është pjesë e filozofisë sonë të punës dhe unë ndihem e privilegjuar që jam pjesë e një kompanie qe ka një vëmendje të veçantë të trajtimit të grave dhe mbështetjes së tyre. 

Orion ka një vizion, përmes së cilit ka kontribuar në komunitet edhe përtej sektorit të ndërtimit. Do të donim të ndaleshim pak edhe te projektet sociale.

Përgjegjësia sociale, na ka bërë të jemi të pranishëm vazhdimisht, gjithnjë në komunitetet, ku Orion investon, por vitet e fundit edhe në projekte të rëndësishme kulturore dhe artistike. 

Ne kemi treguar përkushtim për projekte që lidhen me fushën tonë – si për shembull ndërtimin e një shtëpie tërësisht të re për një nga familjet e dëmtuara nga tërmeti i 2019, rikonstruksionin e disa kopshteve dhe çerdheve si dhe pasurimin e bibliotekave të disa shkollave. 

Por, po kaq e rëndësishme është qasja jonë ndaj kulturës, ku do të doja të ndalesha për një moment. Realizimi i shtëpisë muze të Ismail Kadare në Tiranë ka patur suportin tonë për t’i lënë, jo vetëm qytetit, por të gjithëve ne, një tempull të denjë të letërsisë shqipe. 

Gjithashtu, kemi financuar koncertin e Ermal Metës dy vite më parë në stadium si dhe kemi mbështetur ekspozitën “Mbi leximin” e fotografit me famë botërore, Steve McCurry, në qendrën COD, në hollin e Kryeministrisë. E shohim artin si pjesë të rëndësishme në cilësinë dhe përmirësimin e jetës, ndaj figura shqiptare të rëndësishme dhe ato botërore kanë patur mbështetjen tonë të vazhdueshme. 

Cilat janë planet e Orion në vijim?

Dy janë drejtimet kryesore. Një plan që e kemi nisur tashmë është të konfirmohemi si lider dhe në tregun e zyrave dhe njësive të biznesit. Shqipëria gjatë viteve të fundit ka pasur zhvillim në tregun e ndërtimit, por kanë munguar godinat e biznesit që ofrojnë standarde të larta. Pranë rrugës së Kosovarëve kemi zhvilluar një strukturë që mban vulën e standardeve dhe filozofisë sonë për zyrat “Orion Business Center”.

Një tjetër projekt që po e zhvillojmë aktualisht gjendet në Bulevardin e ri të Tiranës. Ai është Park Avenue, një qendër ikonike dedikuar biznesit, sipërmarrësve ambiciozë dhe atyre që kanë vizion dhe standard të lartë dhe që besojnë në forcën e projekteve. Park Avenue u është dedikuar tërësisht mjediseve të zyrave dhe për më tepër jemi në proces certifikimi për standardin e eficiencës energjitike, i cili është një garanci më shumë për investime me kthim të lartë dhe që i qëndrojnë kohës. 

Drejtimi i dytë është zhvillimi i një projekti shumë të rëndësishëm në bregdetin e Jugut, të cilin synojmë ta nisim këtë vit dhe që do të shënojë një tjetër nivel të konceptimit dhe të standardit të hapësirave të të jetuarit, të shkrira tërësisht me natyrën.

Artikulli u publikua më parë në faqen 35 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0