2017: Rriten 60% pagesat bankare online - Business Magazine Albania

2017: Rriten 60% pagesat bankare online


Veprimet bankare online po fillojnë të marrin përmasat e duhura edhe në tregun e brendshëm.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pagesat online përmes internetit arritën në 551 miliardë lekë vitin e kaluar. Krahasuar me një vit më parë, vlera e pagesave është rritur me 60%.

Kjo u shoqërua me rritjen e një numri transaksionesh online me 26%.

Banka e Shqipërisë tregon në raportin e saj se përdorimi i internet banking në 2017 ishte 54% më i lartë se një vit më parë. Rritje të këtyre përmasave lidhen me zhvillimin ende fillestar të këtij tregu dhe përmirësimit të infrastrukturës online nga bankat. Pjesa masive e këtyre llogarive u përkasin individëve (88% e totalit).

Sipas numrit të llogarive të lidhura me internetin, pagesat në distancë aktualisht i kryen 11% e popullsisë. Edhe kjo në rritje krahasuar me një vit më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0