2017: ekonomia rritet 3.84% sipas INSTAT

2017: ekonomia rritet 3.84% sipas INSTAT


Ekonomia shqiptare e ka mbyllur vitin me një rritje prej 3.84%. Vlerësimet e fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rritje më të lartë krahasuar me vlerësimet paraprake. Edhe pse nuk ka pasur emra të rinj investitorësh të huaj në vlera të larta, investimet në gazsjellësin TAP kanë udhëhequr rritjen.

Sipas INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit, ritmet e rritjes shënuan një ulje, krahasuar me tremujorët e mëparshëm. Ndaj një viti rritja ishte 3,36%. Sipas INSTAT kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me + 0,66 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,64 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,53 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,45 pikë përqindje, etj.

Frenim për ekonominë ka ardhur nga aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,23 pikë përqindje me të ardhura në rënie.

Sipas INSTAT, niveli i konsumit ka shënuar një rritje të dukshme, veçanërisht krahasuar me vitet e kaluara duke u rritur mbi 3.1%. Konsumi final i qeverisë u ul me 1,84%. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,09%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 3,77%, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10,98 %.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0