2016 Warc Prize, Vodafone Turkey fituese në kategorinë e Inovacionit të Vitit - Business Magazine Albania

2016 Warc Prize, Vodafone Turkey fituese në kategorinë e Inovacionit të Vitit


Një fushatë nga skuadra “e kuqe” e Vodafone Turkey e cila adresonte kauzën e dhunës në familje është bërë fituese e Grand prix në kategorinë “2016 Warc Prize for Innovation”, çmim i cili u akordua në një event mbrëmjen e shkuar në Londër.

Me Between Us, kompani telefonike fuqizoi pozitat e brandit të saj si një markë inovative dhe e besueshme duke krijuar një aplikacion mbrojtës për smartphone- the Vodafone Red Alarm- që u jep mundësi grave të telefonojnë për ndihmë në momentin e dhunës pa u vënë re.

Gati një e katërta e femrave në Turqi që kanë një smartphone e kanë shkarkuar aplikacionin, i cili është përdorur më shumë se 100,000 herë.

Kjo fushatë është cilësuar nga juria si e goditur, e fuqishme dhe një inovacion i vërtetë. Ajo ka mbetur e impresionuar nga mënyra se si kompania ka arritur të trajtonte një çështje të ndjeshme sociale, por jo vetëm subjekti emocional i kauzës e përzgjodhi atë si më të mirën. Nga një perspektivë marketingu e pastër fushata ka impresionuar në të gjitha aspektet e strategjisë dhe të ekzekutimit të saj.

Përveç çmimit prej 5,000 $ Grand Prix, asaj iu akorduan 5 Çmime Speciale (Special Awards) secila me një vlerë monetare prej 1,000 $, 5 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 2 të bronxi.

Volvo rrëmbeu 2 Çmime Speciale (Special Awards), për kategorinë e Inovacionit dhe atë të Bashkëpunimit në Krijimin e Inovacionit për Lifepaint, një fushatë britanike nga Grey London ku kompania e prodhimit të automobilave në partneritet me një kompani bojërash krijuan një bojë reflektuese për t’i bërë më të sigurtë çiklistët.

Çmimi për Organizatën Jo Fitimprurëse u rrëmbye nga “Project Akshar”, zhvilluar nga FP7/DXB për SmartLife, një organizatë joqeveritare e cila operon në Emiratet e Bashkuara Arabe për dhënien e aksesit në trajnimet për anglisht për punëtorët me vështirësi në gjetjen e një pune në Dubai.

Për listën e plotë të fituesve klikoni këtu: http://www.warc.com/Topics/WarcPrizeInnovation2016.topic

 

/Warc 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0