Në moshën 89 vjeçare, ndërsa u largua nga jeta la “testatment” një listë me rregulla për sukses – në financa dhe në jetë. Ja 15 rregullat e para të listës së quajtur “Ajo që mësova”:
1. Mos prish ura.
2. Qëndro brenda në lojë. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bësh. Mos u dorëzo!
3. Kujto – Bekimi më i madh në jetë është një mik i mirë! Mos i harroni miqtë e vjetër, një ditë mund të keni nevojë për ta.
4. Mundohu të jesh i mirë dhe thuaj shpesh “faleminderit”!
5. Ji krenar! Duhet të dish vlerën e vetes.
6. Studio – Në jetë duhet të jesh i edukuar. Bëj mirë “detyrat e shtëpisë”!
7. Bëj miq nga të gjitha moshat, sidomos më të rinj se vetja.
8. Qëndro vigjilent – përgatitu më shumë nga ç’kërkohet.
9. Qëndro i informuar/ Mëso çdo ditë!
Lexo: 7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune
10. Ji i pastër, i rregullt dhe i veshur në mënyrë të përshtatshme sipas moshës. Ji i vëmendshëm ndaj trendeve të kohës. Kërko të dukesh sharmant. Mëso të flasësh mirë. Mos përdor fjalor banal, kjo të ul shumë pikë.
11. Planifiko më përpara, por qëndro i përgatitur kur mundësitë vijnë vetë.
12. Ktheji Problemet në Mundësi. Problemet krijojnë mundësi për ndryshim.
13. Ji i hapur ndaj ndryshimeve, mos ngec në llucë. Vlerëso çfarë është e re, por mos e ndiq verbërisht të renë. Përdor mendjen dhe gjykimin praktik.
14. Bëj qejf – por jo gjatë gjihë kohës!
15. Qëndro në skuadrën e Ëngjëjve. Vish Kapelen e Bardhë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto