Një telefon i zgjuar për përdorim specifik dhe me një çmim marramëndës. Bëhet fjalë për “Solarin”, telefonin e prodhuar nga kompania më e re britanike “Sirin Labs”.
“Solarin” është i pajisur me një proçesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 bërthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamerë 23.8 mega pikselë. Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar.
Telefoni është hedhur tashmë në treg me çmimin e çmendur 14 mijë dollarë. Kompania thotë se aparati ofron siguri të nivelit ushtarak. Ky telefon u sugjerohet biznesmenëve të cilët kanë sekrete për të ruajtur.
Megjithëse kanë qenë të shumta kritikat sa i përket dizajnit, deri në tallje në rrjetet sociale, celulari ka ngjallur besimin dhe ka tërhequr investues që kanë ofruar 72 milionë dollarë për zhvillimin e mëtejshëm të tij.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
