13-vjeçarja gjeni, gjeti një mënyrë për të krijuar energji të pastër - Business Magazine Albania

13-vjeçarja gjeni, gjeti një mënyrë për të krijuar energji të pastër


Maanasa Mendu, një 13-vjeçare nga Ohajo, mendon se ajo ka “thyer” kodin se si të bëjë energji të arsyeshme të erës dhe diellore.

Mendu fitoi çmimin e madh në Sfidën e Shkencëtarëve të rinj 3M në Discovery Education të martën për punën e saj në krijimin e një “gjetheje diellore” fitimprurëse e projektuar për të gjeneruar energji. Ajo gjithashtu mori $ 25,000 për arritjen e saj së bashku me titullin fituese e “Shkencëtarëve më të mirë të rinj në Amerikë.”

Kushton rreth 5 $ për t’a bërë, gjethet janë të dizenjuara për të ndihmuar zonat në zhvillim, të cilat kanë nevojë për burime të lira të energjisë.

Mendu dhe nëntë finalistët e tjerë së bashku me një këshilltar të ofruar nga 3M punuan në projektet e tyre gjatë tre muajve të fundit.

Gjatë vizitës së saj në Indi, Mendu pa disa njerëz, të cilët nuk kishin qasje të përballueshme për energji elektrike dhe ujë të pastër. Ky ishte momenti kur ajo vendosi të sillte një mënyrë të përballueshme për të prodhuar energji. Fillimisht, qëllimi i saj ishte për të shfrytëzuar vetëm energjinë e erës.

Ja si dukej produkti i Mendu kur ajo hyri në konkurs:

screen-shot-2016-10-20-at-3-25-52-pm

Me ndihmën e mentorit të saj 3M Margauz Mitera, Mendu gjatë kursit u zhvendos në lloje të ndryshme të mbledhjes së energjisë. Duke marrë motivim nga mënyra se si punojnë bimët, ajo vendosi të përqëndrohet në krijimin e “gjetheve diellore” të saj që shfrytëzojnë energji vibracionale.

Ja se si funksionon: “gjethet” e saj mund të mbledhin energji nga reshjet, era, madje edhe dielli duke përdorur një qelizë diellore dhe material piezo-elektrik (pjesa e fletë që merr pjesë në vibracionet). Këto konvertohen më pas në energji të përdorshme.

Hidhini një sy produktit të përfunduar më poshtë:

harvest-5

Me përfundimin e konkursit, Mendu tani dëshiron të zhvillojë prototipin e mëtejshëm dhe të kryejë më shumë teste në mënyrë që një ditë ajo mund t’a vendosi atë në dispozicion të publikut.

 

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0