13 shprehje për të frymëzuar përpjekjet tuaja në marketing  - Business Magazine Albania

13 shprehje për të frymëzuar përpjekjet tuaja në marketing 

marketing

Ne të gjithë kemi nevojë për frymëzim çdo ditë, qoftë në jetën tonë personale apo për të bërë punën tonë. Dhe veçanërisht nëse po përpiqeni të ndërtoni një biznes të suksesshëm. 

Një nga aspektet më të vështira të ndërtimit të një biznesi mobile-first është përpjekja për t’i bërë klientët të përdorin aplikacionin tuaj dhe t’i bëni ata që të kthehen përsëri dhe përsëri rregullisht. 

Më poshtë ju sjellim disa shprehje frymëzuese nga disa prej sipërmarrësve dhe marketerëve më të mirë për t’ju ndihmuar me frymëzim gjatë marketingut të aplikacionit tuaj mobile. 

Lexoni: 10 shprehje filozofike nga Konfuci

  1. “Përmbajtja është grimca atomike e të gjithë marketingut digjital.” — Rebecca Lieb
  2. “SEO nuk është më diçka që ju bëni. Është ajo që ndodh kur bëni gjithçka tjetër siç duhet.” — Chad Pollitt
  3. “Website juaj është pasuria juaj më e madhe. Njerëzit shikojnë website tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.” — Amanda Sible
  4. “Njerëzit ndajnë, lexojnë dhe përgjithësisht angazhohen më shumë me çdo lloj përmbajtje kur ajo shfaqet përmes miqve dhe njerëzve që njohin dhe besojnë.” — Malorie Lucich
  5. “Përqëndrohuni në problemin thelbësor që biznesi juaj zgjidh dhe shpërndani shumë përmbajtje dhe entuziazëm, dhe ide se si ta zgjidhni atë problem.” — Laura Fitton 
  6. “Ju nuk mund të prisni që thjesht të shkruani dhe të vijnë vizitorë tek ju. Kjo është shumë pasive.” — Anita Campbell
  7. “Marketimi gojë më gojë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Sot, është më i rëndësishëm se kurrë për shkak të fuqisë së internetit.” — Joe Pulizzi dhe Newt Barrett
  8. “Siç e keni vënë re, njerëzit nuk duan të shiten. Ajo që njerëzit duan janë lajmet dhe informacionet për gjërat që u interesojnë.” — Larry Weber
  9. “Për të qenë të suksesshëm dhe për të rritur biznesin e të ardhurat tuaja, ju duhet të përputhni mënyrën se si i marketoni produktet tuaja me mënyrën se si klientët tuaj mësojnë dhe bëjnë blerje për produktet tuaja.” — Brian Halligan
  10. “Marketingu është shumë i rëndësishëm për ta lënë në dorë të departamentit të marketingut”. — David Packard 
  11. “Çelësi është, pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero.” — Chris Brogan
  12. “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë konvertimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj.” — Michael Aagaard
  13. “Mos kini frikë të bëheni krijues dhe të eksperimentoni me marketingun tuaj.” — Mike Volpe

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0