10 shprehje filozofike nga Konfuci - Business Magazine Albania

10 shprehje filozofike nga Konfuci

shprehje filozofike
  1. “Me tre metoda mund të mësojmë mençurinë: Së pari, me reflektim, që është më fisnike; Së dyti, me imitim, që është më e thjeshtë; dhe e treta nga përvoja, e cila është më e hidhura.” 
  2. “Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecni, përderisa nuk ndaloni.”
  3. “Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë.”
  4. “Për të rregulluar botën, së pari duhet të rregullojmë kombin; për të rregulluar kombin, së pari duhet të rregullojmë familjen; për të rregulluar familjen; së pari duhet të kultivojmë jetën tonë personale; e për të kultivuar jetën tonë personale, së pari duhet të rregullojmë zemrat tona.”
  5. “Nëse je personi më i zgjuar në dhomë, atëherë je në dhomën e gabuar.”
  6. “Lavdia jonë më e madhe nuk është të mos rrëzohemi kurrë, por të ngrihemi sa herë që rrëzohemi.”
  7. “Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne insistojmë ta ndërlikojmë atë.”
  8. “Nëse je i sjellshëm, gjithmonë do të të respektojnë; Nëse je bujar, do të fitosh gjithçka. Nëse je i sinqertë, njerëzit do të mbështeten tek ty. Nëse je këmbëngulës do të arrish rezultate. Nëse je i suksesshëm, mund të punësosh njerëz.” 
  9. “Njeriu që bën një pyetje është i paditur për një minutë, njeriu që nuk pyet është i paditur për gjithë jetën.”
  10. “Një njeri i madh është i ashpër me veten; një njeri i vogël është i ashpër me të tjerët.”

/medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0