11 gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse doni të bëheni milionerë - Business Magazine Albania

11 gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse doni të bëheni milionerë

milionerë

“Ashtu si shumica e gjërave në jetë, të bëhesh i mirë në tërheqjen e parave nuk është ndryshe nga të bëhesh i mirë në çdo gjë tjetër, qoftë të jesh lojtar golfi në nivelin e duhur, të humbësh peshë apo të zotërosh një gjuhë të dytë”, shkruan milioneri Steve Siebold në “Si mendojnë njerëzit e pasur”.

Dhe si shumica e gjërave në jetë, suksesi nuk shfaqet thjesht. Nëse doni të bëheni milioner, shanset janë që do t’ju duhet të bëni disa ndryshime dhe sakrifica në stilin e jetës.

Në këtë artikull janë 11 gjërat nga të cilat njerëzit e pasur kanë hequr dorë.

Të menduarit pa vizion

“Qëllimi kryesor i shumicës me paratë është të dalin në pension në moshën 65-vjeçare dhe shpresojnë të kenë para të mjaftueshme për të mbijetuar derisa të vdesin”, shkruan Siebold. “Klasa botërore, ndonëse shpesh nuk është më ambicioze, synon të ndikojë botën me pasurinë e saj.”

Mos kini frikë të mendoni larg, thotë Siebold. Në fund të fundit, një person mesatar ka “gjithçka që i nevojitet për të fituar më shumë para sesa mund të shpenzojë”. Filloni të mendoni, si të pasurit: “Nëse jo ju, atëherë kush?”

Lexoni: Milioneri 27 vjeçar kursen 80% të të ardhurave të tij. Ai nuk shpenzon para në këto dy gjëra

Theksi tek kursimi

Ndërsa njerëzit e pasur vlerësojnë rëndësinë e kursimit dhe investimit, ata gjithashtu e kuptojnë se çelësi për t’u pasuruar me të vërtetë është të përqëndrohen te fitimi.

“Shumica janë aq të përqëndruar në të jetuarit me kursim sa humbasin mundësi të mëdha”, shkruan Siebold. “Edhe në mes të një krize të fluksit të parave, të pasurit refuzojnë të mendojnë vetëm për kursimin. Ata janë mjeshtrit e përqëndrimit të energjisë së tyre mendore aty ku i takon: te paratë e mëdha.”

Paga e qëndrueshme

Njerëzit mesatarë zgjedhin të paguhen bazuar në një pagë të qëndrueshme ose tarifë për orë, thotë Siebold. Ndërkohë, njerëzit e pasur zgjedhin të paguhen në bazë të rezultateve dhe zakonisht janë të vetëpunësuar.

Afatet fleksibël

Paratë nuk shfaqen thjesht. Nëse doni të ndërtoni pasuri, duhet të keni një qëllim të qartë, plan specifik dhe afate të vështira. Njerëzit e pasur përqëndrohen me gjithë zemër në një qëllim kryesor dhe caktojnë një afat për arritjen e tij. Kështu krijohen milionerët.

Blerja e gjërave që nuk mund t’i përballojnë

“Klasa e mesme është e famshme për të jetuar përtej mundësive të tyre,” shkruan Siebold. “Ata nuk janë harxhues, por fitojnë aq pak sa duhet t’i shpenzojnë të gjitha për të jetuar një jetë të denjë.”

Në vend që të shpenzojnë gjithçka që fitojnë, të pasurit kanë rrjedha të shumta të të ardhurave dhe së pari paguajnë veten. “Në vend që të përqëndroheni në shpenzimet dhe kursimet, përqëndrohuni në mënyrën se si të fitoni më shumë, investoni një përqindje dhe shpenzoni pjesën e mbetur si të dëshironi,” thotë Siebold.

Argëtimi

Të pasurit “më mirë do të shkolloheshin sesa të argëtoheshin”, shkruan Siebold.

Ata e vlerësojnë fuqinë e të mësuarit shumë kohë pasi të ketë mbaruar universiteti ose ndonjë arsimim formal, shpjegon ai: “Shkoni në shtëpinë e një personi të pasur dhe një nga gjërat e para që do të shihni është një bibliotekë e madhe me libra që ata kanë përdorur për të edukuar veten si të bëhen më të suksesshëm. Klasa e mesme lexon romane, tabloide dhe revista argëtuese.”

Marrëdhëniet toksike

Me kë shoqëroheni ka më shumë rëndësi sesa mund të mendoni. Në fakt, me kë zgjidhni të rrethoheni mund të ndikojë edhe në vlerën tuaj neto, thotë Siebold.

“Njerëzit e suksesshëm në përgjithësi pajtohen se vetëdija është ngjitëse dhe se ekspozimi ndaj njerëzve që janë më të suksesshëm ka potencialin të zgjerojë të menduarit tuaj dhe të katapultojë të ardhurat tuaja”, shkruan ai. “Ne bëhemi si njerëzit me të cilët shoqërohemi, dhe kjo është arsyeja pse fituesit tërhiqen nga fituesit.”

Lexoni: Nëse dëshironi të bëheni milioner, filloni të mendoni si i tillë

Nostalgjia

Njerëzit e zakonshëm priren të dëshirojnë ditët e mira të vjetra, thotë Siebold. Ndërkohë, njerëzit e pasur janë të zënë duke ëndërruar për të ardhmen dhe janë optimistë për atë që do të vijë.

“Njerëzit që besojnë se ditët e tyre më të mira janë pas tyre, rrallë bëhen të pasur dhe shpesh luftojnë me pakënaqësinë dhe depresionin,” shkruan ai. “Milionerët e vetë-bërë pasurohen sepse janë të gatshëm të vënë bast mbi veten e tyre dhe të projektojnë ëndrrat, qëllimet dhe idetë e tyre në një të ardhme të panjohur.”

Të qenit rehat

Njeriu mesatar dëshiron të jetë rehat. Njerëzit e pasur, nga ana tjetër, stimulohen nga pasiguria.

“Rehatia fizike, psikologjike dhe emocionale është qëllimi kryesor i mentalitetit të klasës së mesme”, shkruan Siebold. “Mendimtarët e klasit botëror mësojnë herët se të bëhesh milioner nuk është e lehtë dhe nevoja për rehati mund të jetë shkatërruese. Ata mësojnë të jenë rehat ndërsa operojnë në një gjendje pasigurie të vazhdueshme.”

Frika

“Të pasurit veprojnë në një nivel të vetëdijes ku frika nuk ekziston,” shkruan Siebold. “Në këtë nivel mendimi, çdo gjë duket e mundur. Çdo ëndërr që u duket e çmendur masave duket çuditërisht e realizueshme.”

Për të vepruar në këtë nivel, duhet të jeni të gatshëm të largoheni nga zona juaj e rehatisë, e cila është pikërisht ajo që bëjnë njerëzit më të pasur.

Pritshmëritë e ulëta

Ndërsa klasa e mesme i vendos pritshmëritë e tyre financiare të ulëta, kështu që nuk zhgënjehen kurrë, të pasurit i vendosin pritshmëritë e tyre jashtëzakonisht të larta dhe janë të gatshëm për çdo sfidë.

Siç shkruan Siebold: “Askush nuk do ta bënte atë të pasur dhe do të jetonte ëndrrat e tij pa pritshmëri të mëdha. Mençuria e lashtë thotë se ju merrni atë që prisni, megjithatë shumë njerëz vendosin ta kufizojnë jetën e tyre në mediokritetin e klasës së mesme në një përpjekje për të mbrojtur veten nga dështimi.”

Pasi vendosin qëllime ambicioze, ata menjëherë fillojnë të kërkojnë mënyra për t’i trajtuar ato: “Kampionët nuk presin që gjërat të ndodhin, ata i bëjnë gjërat të ndodhin”.

Lexoni: Milioner para të tridhjetave

/cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0