100 dollarë për të bërë vaksinën e Covid-19. Ja cili është vendi që po paguan qytetarët e tij - Business Magazine Albania

100 dollarë për të bërë vaksinën e Covid-19. Ja cili është vendi që po paguan qytetarët e tij

vaksinën

Qyteti i New York do të fillojë të paguajë 100 dollarë për njerëzit që vaksinohen kundër Covid-19, njoftoi të mërkurën kryebashkiaku Bill de Blasio.

Pagesat do të fillojnë të Premten për këdo që merr dozën e parë të vaksinës Covid-19 në një nga stacionet e vaksinimit të qytetit, e cila do të paguhet në formën e një karte debiti të parapaguar në vlerën e 100 dollarëve.

Pagesa është një nga stimulimet që po ofron qyteti i New York që qytetarët e tij të vaksinohen.

Të gjithë punonjësit e bashkisë duhet të sigurojnë prova që janë vaksinuar ose t’i nënshtrohen testeve javore të Covid-19 duke filluar nga 13 shtatori, pasi qyteti po haset me një rritje të infeksioneve me variantin Delta shumë të transmetueshëm.

De Blasio deri më tani i ka rezistuar thirrjeve të reja për të vendosur maskat dhe ka theksuar se vaksinat janë ato që duhen për të ndaluar përhapjen e Covid-19, duke thënë javën e kaluar, “Vaksinimi është përgjigja.”

59.2%. Kjo është përqindja e banorëve të qytetit të New York që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, sipas departamentit të shëndetit të qytetit. Rastet e Covid-19 dhe shtrimet në spitale në qytet po rriten, me një mesatare shtatë ditore prej 653 rastesh kundrejt një mesatare prej vetëm 247 rastesh në 4 korrik.

Lexoni: A është strategjia e Francës për vaksinimin e imponuar, një shembull për pjesën tjetër të Evropës?

Qyteti i New York po ndjek vendet e tjera në të gjithë vendin që kanë ofruar pagesa prej 100 dollarë për vaksinimet për disa banorë, përfshirë Virxhininë Perëndimore, Maryland dhe Ohio. Një numër shtetesh gjithashtu kanë krijuar llotari vaksinash që kanë dhënë çmime në para deri në 1 milion dollarë. Ndërsa efektiviteti i atyre llotarive ka qenë i paqartë, një studim në JAMA zbuloi se norma e vaksinimit të Ohio në të vërtetë u ul pasi u njoftua llotaria e saj milion dollarëshe, pagesa direkte e parave të gatshme mund të ishte më efektive. Një sondazh i kryer nga Projekti i Shëndetit dhe Politikës UCLA Covid-19 në Mars dhe Prill zbuloi se 34% e të anketuarve të pavaksinuar do të kishin më shumë gjasa të vaksinoheshin nëse merrnin një pagesë prej 100 dollarësh, megjithëse 15% thanë se shpërblimi me para në të vërtetë do të bënte që ata të mos shkonin për të bërë vaksinën.

Një studim i publikuar në janar theksoi se pagesat në para për vaksinimet mund të jenë të meta etike dhe potencialisht “kundërproduktive”. “Në një klimë të karakterizuar nga mosbesimi i përhapur ndaj qeverisë dhe prirja për të miratuar teoritë e komplotit, ata që tashmë janë hezitues mund të perceptojnë se qeveria nuk do të ishte e gatshme të paguante njerëzit për t’u vaksinuar nëse vaksinat në dispozicion do të ishin vërtet të sigurta dhe efektive,” shkruan studiuesit.

/forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0