*Autori i këtij artikulli është HENOCK TESFAW.
Në mënyrë që të kesh sukses duhet të kesh ëndrra dhe një vizion të qartë. Më pas me vizionin duhet të punosh. Asnjë lloj aksioni që kërkoni të ndërmerrni nuk do të japë rezultat nëse nuk krijoni ca zakone që t’i aplikoni në profesionin tuaj. Të gjithë CEO-t e suksesshëm kanë zakone që i ndihmojnë ata të jenë konsistentë në punën që bëjnë.
1. Ata lexojnë libra
Shumë CEO të suksesshëm janë lexuesë të gjallë. Ata lexojnë një variete zhanerash, që nga autobiografitë, trillimet e deri te librat e biznesit. Pjesa dërrmuese e tyre shkojnë përtej kësaj me publikimin e listës së librave të preferuar në faqen e tyre zyrtare. Një nga shembujt më të njohur të kësaj është Bill Gates, i cili e ka të disponueshme listën e tij të librave për këdo në faqen e tij.
2. Ata pyesin
Një nga zakonet më të mira për t’u zhvilluar është të bësh pyetje. Ky zakon duhet të praktikohet vazhdimisht për t’u rafinuar. CEO-t e suksesshëm jo vetëm bëjnë pyetje, por dinë të bëjnë pyetjen e duhur në mënyrë që të marrin përgjigjien që iu duhet. “Në biznes, trofetë e mëdhaja i merr kur bën pyetjen e duhur, e cila sfidon ortodoksinë e korporatës”, thotë Andrew Cosslet, CEO i InterContinental Hotel Group.
3. Ata zgjohen herët në mëngjes
Më thuaj një CEO që zgjohet vonë në mëngjes dhe ta dish se ai është një CEO mediokër! CEO-t e suksesshëm janë njerëz të mëngjesit, sipas Sir Richard Branson, CEO i Virgin Group. Të zgjohesh herët është një zakon, i cili duhet mësuar dhe adoptuar. Zgjimi i hershëm në mëngjes të jep kohë për qetësi, për të reflektuar, shkruar, lexuar dhe për t’u stërvitur.
4. Ata kanë një rutinë fikse
Ata zgjohen përditë në të njëjtën orë, për të mos thënë në një orë fikse; bëjnë të njëjtat gjëra për rreth 60-90 minuta çdo ditë. Kjo u jep atyre një kosnistencë e cila ua sistemon “axhendën e zënë të trurit”.
5. Ata dinë ta menaxhojnë kohën e tyre
Ceo-t e suksesshëm ‘e mbrojnë’ kohën e tyre. Koha është i vetmi burim i parikuperueshëm i njeriut. Carlos Ghosn, CEO i Nissan dhe Renault, skedulon posaçërisht një orë strikte për një ‘gjysmë takimi’ për mbledhjet jo-operacionale.
6. Ata ushtrohen dhe meditojnë
Këto zakone kursejnë një sasi shumë të madhe kohe. Për shembull, Jamie Dimon, CEO i JP Morgan, fiton 20 milionë dollarë në vit. Nëse ai mungon vetëm një ditë në punë, kjo përkthehet në 54,700 $ të humbura për kompaninë e tij. Kështu që të qënit i shëndetshëm nuk është e rëndësishme vetëm për Dimon-in vetë, por i leverdis edhe kompanisë si e tërë. Ushtrimi dhe meditimi i vazhdueshëm jua mban trupin dhe mendjen të shëndetshëm.
7. Ata janë motivues të mirë
Të gjithë CEO-t e suksesshëm kanë aftësinë të motivojnë punonjësit e tyre. Ata kanë mënyra të ndryshme për të motivuar punonjës të ndryshëm. Disa CEO, si Brad Cleveland (CEO i Proto Labs), motivojnë duke identifikuar synimet e çdo punonjësi, duke i pyetur ata se për çfarë kanë nevojë që ta përfundojnë një punë. Të tjerë si Matt Mullenweg, CEO i Automatic, i lejojnë punonjësit të punojnë nga cilido vend që duan të punojnë. Kështu ata kanë mundësi të menaxhojnë balancën profesion-jetë personale.
8. Ata gjejnë kohë për veten e tyre
Ata i japin vetes kohën për të bërë shëtitje, për t’u relaksuar, medituar dhe reflektuar. Jeff Weiner, CEO i LinkedIn, shprehet se ai i ‘bllokon’ 30-90 minuta kohë nga ‘kalendari’ i tij vetëm për veten e tij, për të marrë këshillat që i duhen dhe për të reflektuar. Çështja është se ata kontrollojnë kohën e tyre, koha ose/dhe ditët nuk i kontrollojnë ata. Askush dhe asgjë nuk ua ha kohën CEO-ve të suksesshëm.
9. Ata nuk përdorin pajisje elektronike para se të shkojnë në shtrat.
Kërkuesit tregojnë se drita artificiale shkakton probleme me gjumin. Arianna Huffington, guruja e mediave dixhitale, thotë se dhoma e saj e gjumit është një hapësirë e ‘çliruar’ nga pasjisjet elektronike. Libri i saj, “Thrive” (Të kesh sukses), është një libër i shkëlqyer, i cili hedh dritë mbi këtë zakon.
10. Ata krijojnë rrjetin e njohjeve
CEO-t e suksesshëm krijojnë rrjetin e tyre të njohjeve për shumë arsye. Ata janë në ndjekje të përhershme të talenteve të reja dhe njerëzit e zgjuar që mund t’i bëjnë pjesë të skuadrës së tyre. Shtegu më i mirë dhe besuar për këtë janë referencat. Ata mbajnë lidhje edhe me homologët e tyre CEO për të shkëmbyer ide dhe për të marrë ose ofruar “mentorship”.
Janë zakonet e CEO-ve të suksesshëm, disiplina e tyre e shëndoshë dhe mentaliteti që kanë për profesionin që na diferencojnë nga “yjet” e botës së egër të biznesit. Ata janë produkt i teorive të tyre personale që i ‘implementojnë’ me sukses në jetë dhe me to frymëzojnë miliona njerëz rreth globit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.