10 thëniet e mia të preferuara mbi Pozitivitetin

10 thëniet e mia të preferuara mbi Pozitivitetin!


Nga Richard Bransonrichard-branson

E dimë që ka njerëz në botë që zgjedhin ta shohin gotën gjysëm bosh në vend ta shikojnë atë gjysëm plot. Duke qenë një optimist i përjetshëm, besoj se Ne (optimistët) mund ta fitojmë “betejën” për ti bindur Ata (që e shohin gotën gjysëm bosh) të zgjedhin të bëjnë të njëjtën gjë për të qenë pozitiv.

Personalisht e konsideroj çdo gotë gjysëm plot si një oportunitet për ta mbushur atë, për të filluar një bisedë të re dhe mbase për të gjeneruar një ide të madhe.

Të qenit pozitiv ndihmon në çdo aspekt të jetës, por është e lehtë ta harrosh impaktin e fuqishëm që mbart kjo mënyrë sjellje dhe veprimi. Ndaj nëse po përpiqeni të kundroni anën e shndritshme të jetës, hidhini një sy disa nga thënieve të mia të preferuara nga mendjet më të ndritura për rendësinë e të qenit pozitiv.

 

10. Besoj se gjithçka është e mundur të arrihet, nëse keni mendësinë e duhur dhe dëshirën për ta arritur diçka si edhe nëse vendos të shpenzosh kohën tënde me të. – Roger Clemens

9. Për të mbajtur një qëndrim pozitiv duhet të zhvillojmë një vizion pozitiv. – Dalai Lama

8. Shumë pak gjëra në botë janë më të fuqishme se një shtytje pozitivë. Një buzëqeshje. Nje fjalë optimizmi dhe shprese. Një “Ti mund t’ja dalësh” kur gjërat bëhen të vështira. – Richard M. DeVos

7. Kur i zëvendëson mendimet negative me ato pozitive, atëherë do të fillosh të arrish edhe rezultate pozitive. – Willie Nelson

6. Puno shumë, qëndro pozitiv dhe zgjohu herët. Ështe pjesa më e mirë e ditës. – George Allen, Sr

 

5. Qëndrimet tuaja janë si një kuti me pastela që ngjyrosin botën tuaj. Nëse ngjyros gjithe kohën me gri, atëherë pikturat tuaja do të jenë gjithmonë të zymta. Provoni ti shtoni ngjyra të ndezura pikturës duke përfshirë humorin, dhe piktura juaj do të ndriçohet. – Allen Klein

4. Ju përbëni shumën totale të gjithçkaje keni parë, dëgjuar, ngrënë, ju kanë treguar dhe harruar – Është gjithçka aty. Gjithçka na ndikon dhe për këtë arsye unë përpiqem të sigurohem që përvojat e mia të jenë pozitive. – Maya Angelou

3. Besoni që jeta ja vlen të jetohet dhe besimi juaj do të ndihmojë ta krijojë këtë realisht. – William James

2. Diçka pozitive është gjithmonë më mirë se asgjë negative. – Elbert Hubbard

1. Ndjenjat pozitive vijnë nga të qenit i ndershëm me veten dhe duke pranuar personalitetin tuaj bashkë me karakteristikat fizike; si edhe nga të pasurit e një familje e cila ju pranon plotësisht pa paragjykim. – Willard Scot.

 

Artikulli “10 thëniet e mia të preferuara mbi Pozitivitetin!” u publikua së pari në numrin 6 të Business Magazine Albania, të cilin mund ta shkarkoni KETU!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0