10-të arsye për të investuar në Shqipëri

10-të arsye për të investuar në Shqipëri


Sipërmarrësit e huaj duket se gjithnjë e më tepër po e kthejnë fokusin drejt Shqipërisë. Në vitin që sapo lamë pas, Investimet e Huaja Direkte kapën shifrën e 1 miliard euro, duke u rritur me 10% nga viti 2018.

Agjencia për Zhvillimin e Investimeve AIDA, jep 10 arsye se pse duhet të investosh në Shqipëri:

  1. Pozicioni gjeografik
  2. Qasja në treg të lirë
  3. Mjedis miqësor për biznesin
  4. Modeli one stop shop
  5. Mundësi investimi të larmishme
  6. Mbështetje ligjore për investimet e huaja
  7. Sistem tatimor i favorshëm
  8. Fuqi punëtore konkurruese
  9. Infrastrukturë në zhvillim
  10. Të qenurit destinacion turistik global

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 7.3% për nëntë mujorin e vitit 2019, duke arritur shifrën e 810 milionë eurove, gjë e cila konfirmon projeksionet e qeverisë, që viti 2019 të tejkalojë totalin e 1 miliard eurove.

Lexo: Gjysma e investimeve për rindëritmin do të merret borxh. 200 mln dollarë investime

Gjithashtu vetëm për tremujorin e tretë të 2019-ës investimet e huaja regjistruan vlerën e 272.2 milionë eurove, ose 1.3% më të larta krahasuar me 268.6 milionë eurove në tremujorin e tretë të 2018.

Në Shqipëri gjenden tashmë filialet e disa prej kompanive më të rëndësishme, të cilat operojnë në sektorin e telekomunikacionit dhe IT, veshjeve dhe automotivës kryesisht.

Çdo investitor i huaj mbështetet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) që në hapat e parë të themelimit të investimit në vendin tonë dhe vazhdon t’i vijë në ndihmë në bashkëpunim me institucionet e tjera të linjës.

Disa nga investimet e huaja më të suksesshme në vendin tonë janë: “Fusion BPO”, “Yura Corporation”, “Forschner” “SV Mega”, “Innovaëay”, “COTEX Textile”, “Giobert”, “Delmon”, “PSZ Albania”, etj.

Java News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0