10 mentalitetet e një fitimtari të vërtetë

10 mentalitetet e një fitimtari të vërtetë


*Nga Steve Tobak

Ndërsa mentoroja një sipërmarrës të ri shumë të mprehtë dje, më shkoi në mendje se pjesa më e madhe e themeluesve dhe zotëruesve të bizneseve të vogla janë në biznes pa ndonjë ide reale se çfarë do të thotë të jesh fitimtar. Ja pse ata ndjekin Richard Branson dhe Mark Cubans, sepse duan të kuptojnë se si mendon një njeri i suksesshëm.

Fatkeqësisht, mendimi është vetëm fillimi. Të bëhesh i suksesshëm në terma afatgjatë lidhet më shumë me dëgjimin e vetes, sesa me aftësinë për të arsyetuar. Lidhet më tepër me ndërtimin e marrëdhënieve se sa të kuptosh veten. Lidhet me eksperiencën dhe zbatimin e ideve se sa me idetë. Dhe ka më shumë të bëjë më veprat se sa ëndërrimin.

E gjitha kjo fillon me një mentalitet që përcakton mënyrën se si silleni ju. Mentalitet që ju drejton në vepra është mentaliteti i fitimtarit. Ky është mentaliteti i një fitimtari:

1. Unë nuk jam më i miri, dikush tjetër është

Çdo njeri flet për rëndësinë që ka të duash gjërat që bën, por nëse je vetëm njëri prej një mijë të tjerëve që bën të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë, nuk do të të pëlqejë rezultati. Të qënit i apasionuar për atë që bëni është një fillim i mirë. Por vetëm kaq, një fillim i mirë. Për ta çuar deri në fund dhe për t’u quajtur fitimtar, duhet të jeni më i miri në atë që bëni.

2.Suksesi është një maratonë, jo një vrap

Duke qenë se kam punuar me vite si një drejtor senior i një startupi dhe kam korrur shumë shpejt frytet e përpjekjeve të mia, mund t’ju them nga eksperienca personale se, nëse nuk bëni diçka që t’i rezistojë kohës, ju nuk do të jeni fitimtarë. Suksesi është një lojë që zgjat përjetë.

3.I dëgjoj të tjerët por ndjek zemrën time

Suksesi është tërësisht aftësi për të marrë vendime të drejta. Informacioni mund të jetë fuqi, por në këtë kohë, të gjithë kemi akses në informacion, kështuqë fusha është e barabartë për të gjithë. Kjo ndihmon për ta rrethuar veten me njerëzit më të mirë, por kur ju jeni shefi, duhet të dëgjoni çfarë ju thotë zemra.

4.Nuk ka vlerë t’u thuash njerëzve atë që duan të dëgjojnë

Të gjithë duan klikime dhe ndjekësa. Të gjithë frikësohen të fyejnë ose të perceptohen si negativë. Kështuqë të gjithë thonë gjëra pa vlerë, lumturuese, inspiruese, utopike. Vlera juaj e vetme është t’u tregoni njerëzve të vërtetën, aq më tepër, kur ajo është çka ata nuk duan të dëgjojnë.

5.Idetë që nuk ekzekutoj nuk ekzistojnë

Idetë janë thjesht mendime. Gjithkush i ka ato. Përmbajtja është vetëm ide në letër ose website. Gjithkush mund t’i gjenerojë ato. I vetmi dallim është se çfarë bëni ju. Çfarë ekzekutoni ju. Çfarë sillni në jetë ju. Çdo gjë tjetër është një tym.

6.Nëse të gjithë po e bëjnë, vrapo në drejtim të kundërt

Pse do donte një person që do të bëhet një fitimtar të përfshihej në mediat sociale, artikuj dhe çfarëdolloj marketingu dixhital? Të gjithë po e bëjnë këtë. Ju nuk mund të fitoni; nëse po përdorni të njëjtat mjete dhe duke bërë të njëjtat gjëra në të njëjtën mënyrë, jeni njësoj si çdokush tjetër. Pikë.

7.Duke ndjekur të tjerët, unë heq dorë nga shansi për të udhëhequr

Mund ta quani një fis, një tufë, kope, një turmë, një organizatë, një kompani, ka vetëm një lider në ballë të saj. Ose jeni, ose nuk jeni fare. Nuk është ndonjë krim të jesh ndjekës. Por nëse jeni ndjekës dhe mendoni se jeni lider, po gënjeni veten.

8.Klientët nuk vlerësojnë konceptet ose përmbajtjen: ata vlerësojnë zgjidhje reale, inovative për problemet e tyre

Biznesi bazohet tërësisht mbi një koncept thelbësor: shitja e produkteve dhe shërbimeve klientëve që nuk kanë nevojë. Produktet dhe shërbimet që kanë fitime të larta janë gjithashtu ato që përmbushin nevojat e klientave duke u zgjidhur atyre problemet më të mëdhaja dhe shqetësuese. Probleme të vështira+Zgjidhje të mira=Fitore e madhe. Mbajeni mend këtë ekuacion.

9.Unë nuk kënaqem kurrë me arritjet e mia

Nga të paktët libra biznesi që ia vlen t’i lexosh, më i miri prej tyre është i Mark McCormack, “Çfarë nuk ju kanë mësuar në Harvard”. McComark thotë se një karakteristikë kyçe e të gjithë triumfuesve është “vetëkënaqësia e thellë e tyre me arritjet e veta.” Kur në fakt, suksesi është armiku më i keq i vetes së vet.

10.Dështimi ta shpif

Të gjithë flasin se sa “mirë” është të dështosh, por kjo vetëm sepse ai të shkakton dhimbje. Është mjaftueshëm i dhimbshëm, do të përballeni me ato që shkuan keq, do të mësoni prej tyre dhe nuk do ta bëni kurrë të njëjtat gabime sërish. Do të bëheni më të fortë dhe më të zgjuar. Por asnjëra nga këto nuk do të ndodhë nëse dështimi nuk lëndon. Nuk duhet të keni frikë nga dështimet, por mos bëni gabime. Qëllimi është të fitosh.

Publikuar më parë nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0