10 hapa për të krijuar përmbajtje fantastike në faqen tuaj - Business Magazine Albania

10 hapa për të krijuar përmbajtje fantastike në faqen tuaj


Shkruar për Businessmag nga Steve Harris, Formalsite.com

Përmbajtja është ajo çfarë përbën një prej pjesëve më të rëndësishme të biznesit, kjo edhe për faktin se çdo lexues ka mundësinë të bashkëveprojë me të. Të qënurit gramatikisht korrekt dhe bindës do të kthejë shumë lexues në klientë tuajt. Më poshtë do të gjeni disa këshilla sesi të keni një përmbajtje fantastike.

  1. Shkruani për benefitet.

Pjesa më e rëndësishme e përmbajtjes është të kuptosh se çfarë mund të bësh për publikun tënd dhe të arrish ta shpjegosh dhe promovosh këtë shërbim. Kjo është gjithmonë një zgjedhje e mirë, pavarësisht se çfarë lloj përmbajtjeje po krijoni.

  1. Tregoni pse jeni më të mirë se konkurentët.

Të tregoni superioritetin tuaj ndaj konkurentëve përbën një hap tjetër në krijimin e përmbajtes tuaj. Lexuesit do duan të dinë se çfarë ju bën ndryshe nga ata dhe se pse jeni një zgjedhje më e mirë dhe më e besueshme. Kjo mund të arrihet dhe nëpërmjet dëshmive të klientëve aktualë, në të cilat ata flasin për benefitet, që produktet ose shërbimet tuaja kanë patur tek ta.

  1. Kuptoni se çfarë dëshiron audienca juaj.

Ju duhet të kuptoni audiencën tuaj. Të folurit në një mënyrë të kuptueshme për ta, tregon që edhe ju jeni një prej tyre. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të krijoni një lidhje të fortë me to. Gjithashtu, kjo do ju ndihmojë të fitoni besimin e tyre, gjë e cila përkthehet në lexues më të rregullt.

  1. Kujtohuni që njerëzit janë të drejtuar drejt interesit vetjak

Secili lexues po përpiqet të marrë diçka për veten e tij, jo sepse ata ju duan ose duan t’ju ndihmojnë. Krijimi i përmbajtjeve që ushqen këto interesa do t’i mbajë ata akoma më të angazhuar.

  1. Flisni për audiencën tuaj

Fokusi juaj duhet të jetë gjithmonë lexuesi. Të folurit për veten i mërzit ata shumë shpejt. E kundërta do të bëjë të mundur fitimin e besimit të tyre më shpejt, pasi do të ndihen që dikush i kupton dhe interesohet për to.

6.Dini ku do të publikoni

Media në të cilën do të publikoni, do të vendosë dhe mënyrën e krijimit të përmbajtjes. Platforma të ndryshme, përmbajnë mundësi të ndryshmë, të cilat ju duhet të jeni të gatshëm t’i shfrytëzoni.

  1. Thjeshtoni informacionet për audiencën tuaj

Thjeshtimi i informacioneve do ju bëjë më të kuptueshëm. Kjo mund të bëhet e mundur duke përdorur terma dhe nocione, të cilat janë të njohura për to. Përdorimi i termave, jo aq të kuptueshëm nga masa, rrezikon që një pjesë e mirë e audiencës as të mos e marrë mundimin për të lexuar mesazhin tuaj.

  1. Gjithmonë tregojini audiencës si të veprojë

Të jeni të qartë në këtë aspekt, do ju bëjë më të pëlqyeshëm nga audiencaj juaj. Pas çdo informacioni të marrë, ata do kenë mundësinë të kuptojnë se cilin veprim duhet të ndërmarrin, për të arritur qëllimin e tyre.

  1. Mbroni atë që thoni

Gjithçka që i paraqisni audiencës tuaj, duhet të jetë e besueshme dhe e mbrojtur nga fakte konkrete. Shumë njerëz arrijnë t’i dallojnë lehtësisht gënjeshtrat dhe ju nuk do donit të etiketoheshit si dikush, të cilit nuk mund t’i besohet.

  1. Kontrolloni atë çfarë shkruani.

Gjithmonë kontrolloni atë çfarë shkruani. Përpiquni të jeni sa më të saktë gramatikisht dhe konçiz gjithashtu. Askujt nuk i pëlqen të lexojë një përmbajtje të stërzgjatur me gabime gramatikore.

Përktheu: Ergys Kosovrasti

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.”
— Margaret Mazzantini
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0