Kjo thotë se duhet pritur vuajtja, sikur dhimbja e së shkuarës justifikon dhimbjen e sotme. Çfarë të thuash në vend të kësaj: “Në kohën time, e kishim shumë më keq dhe jam shumë i lumtur që është më mirë për ty. Çfarë mund të ndryshojmë për ta bërë akoma më të mirë?”
Ky mesazh jep idenë se përvojës ju i jepni më shumë përparësi se potencialit, motivimit dhe diversitetit. Në vend të kësaj mund të thuash: ”[X person] ka më shumë përvojë dhe do të ketë mundësi të tjera. Ne morën [personin Y] bazuar në potencialin e tij të fortë.”
Kjo thotë se ju po ruani status quo-në dhe se liderët aktualë i meritojnë pozicionet e tyre pafundësisht. Çfarë mund të thoni në vend të kësaj: “Ne vlerësojmë t’u japim të gjithëve një radhë. Individët dhe organizatat rriten me udhëheqje të rradhës.”
Kjo thotë se zbulimi i një incidenti mund të mos jetë konfidencial ose anonim. Ndërsa disa gjëra duhet të raportohen, kur sistemi kërkon që të dokumentoni detaje, njeriu shqetësohet për hakmarrjen. Kjo frikë nga pasojat mund të zvogëlojë mundësinë e raportimit krejtësisht. Mund të provoni të shpreheni kështu: “Le të dalim me formulime që ju mbajnë të mbrojtur dhe fokusohen në këtë çështje.”
Kjo në thelb përkthehet si: “E dëgjoj ankesën tuaj, por po mbroj personin tjetër dhe po ju diskreditoj.” Çfarë të thuash në vend të kësaj: “Faleminderit që e ndatë këtë. Le të gjejmë një mënyrë për t’ju mbështetur dhe për të adresuar sjelljen e tij.”
Kjo tregon se ju e neglizhoni shëndetin tuaj. Të mburresh për të përballuar dhimbjen, infeksionin ose krizën e shëndetit mendor nuk është një simbol nderi.Gjithashtu i pafuqizon njerëzit që kujdesen për veten e tyre. Ne duhet të kujdesemi për veten fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht.
Kjo thotë se ju po komprometoni me vetëdije privatësinë dhe besimin. Çfarë mund të thuash në vend të kësaj: “Për mua është më mirë t’i mbaj private informacionet rreth tyre. Unë rekomandoj t’u drejtoheni drejtpërdrejt atyre.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.