Milionerët nuk janë rastësisht të tillë. Ka dallime mes tyre dhe pjesës tjetër të popullsisë, që lidhen me kombinimin e dijes me guximin. Më poshtë ju sjellim 10 dallime mes milionerëve dhe shtresës së mesme.
1- Milionerët nuk i rrisin shpenzimet kur rriten të ardhurat, por rrisin investimet.
2- Milionerët flasin për ide. Klasa e mesme flet për gjërat dhe njerëzit e tjerë.
3- Milionerët besojnë se duhet të jenë bujarë. Klasa e mesme beson se nuk mund të përballojë të japë.
4- Milionerët mësojnë dhe rriten vazhdimisht. Klasa e mesme mendon se mësimi përfundoi me shkollën.
5- Milionerët përqafojnë ndryshimin. Klasa e mesme ndjehet e rrezikuar prej ndryshimit.
6- Milionerët mendojnë afatgjatë. Klasa e mesme mendon afatshkurtër.
7- Milionerët punojnë për fitime. Klasa e mesme punon për paga.
8- Milionerët fokusohen në rritjen e vlerës së tyre neto. Klasa e mesme fokusohet në rritjen e pagave.
9- Milionerët ndërmarrin rreziqe. Klasa e mesme ka frikë të ndërmarrë rreziqe.
10- Njerëzit e pasur dhe shumë të pasur kanë zhvilluar disiplinën e kënaqësisë së vonuar. Milionerët bëjnë sot atë që të tjerët nuk e bëjnë, kështu që ata mund të kenë nesër atë që të tjerët nuk do ta kenë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.