Ju jeni një qenie njerëzore, e cila edhe gabon në menaxhimin e një ekipi. Ju mund të dështoni dhe po ashtu edhe ata mund të dështojnë. Asgjë nuk është perfekte në këtë botë. Kështu që për ta bërë të gjithë këtë marrëdhënie punonjës – punëdhënës të funksionojë dhe të lulëzojë, ju duhet një themel i fortë besimi dhe respekti. Nëse ju vëreni një mungesë respekti të punonjësve ndaj jush, më poshtë do të lexoni 10 arsye të mundshme se përse ndodh kjo.
Ju nuk i lejoni punonjësit tuaj të luajnë në pikat e tyre të forta
Një këshillë mjaft e fortë dhe e domosdoshme në biznes është “Punoni njerëz më të zgjuar se vetja juaj”. Kjo do të thotë të jesh selektiv kur punëson, dhe t’i paguash punonjësit e tu aq sa ata në të vërtetë vlejnë. Por ideja është se ju keni individë me cilësi jashtëzakonisht që punojnë për emrin tuaj, dhe ju mund t’u jepni atyre lirinë për të luajtur në pikat e tyre të forta.
Lexo: Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj
Si të ndalojmë së menaxhuari dhe të bëhemi një udhëheqës i shkëlqyer? J. Keith Murnighan thekson rëndësinë e delegimit të detyrave tek stafi kompetent. Ai shkruan, “Pasqyra kryesore këtu është e thjeshtë: ju do të jeni një udhëheqës më efektiv nëse, në vend që të bëni punën vetë, ju lejoni njerëzit e tjerë ta bëjnë atë. Me fjalë të tjera, ndaloni së punuari dhe filloni të udhëheqni”. Punësoni njerëzit më të kualifikuar për punën dhe më pas jepuni lirinë për të bërë atë që bëjnë më mirë.
Ju shmangni përballjen me çdo kusht
Udhëheqësit e mëdhenj nuk kanë frikë të paraqesin çështje të vështira ose të përballen (kur është e nevojshme).Duke shmangur vazhdimisht konfliktin, ju dërgoni mesazhin se nuk jeni të sigurt në veten tuaj ose në vendimet tuaja. Një udhëheqës i fortë nuk duhet të shmangë situatat serioze, përkundrazi duhet t’i mbështesë punonjësit dhe të menaxhojë me kujdes situatën.
Ju nuk i vlerësoni aq sa duhet punonjësit tuaj
Dikush thoshte dikur: “Një person që vlerësohet gjithmonë do të japë më shumë produktivitet nga sa duhet”. Një person që ndihet i vlerësuar, gjithashtu do të ndiejë natyrshëm më shumë respekt për atë që e bën të ndihet i vlerësuar. Punonjësit tuaj janë ata që po ju ndihmojnë të rritni biznesin tuaj. Tregojuni atyre që ju i vlerësoni dhe inkurajojini për çdo situatë, duke ju bërë të ditur sa integral janë ata në suksesin e biznesit tuaj.
Ju nuk jeni i besueshëm
Ju prisni që punonjësit tuaj të paraqiten për punë në kohë, të plotësojnë afatet e tyre dhe të bëjnë atë që ata kanë premtuar të bëjnë. Por a i respektoni ju këto standarte? Nëse ju nuk e bëni diçka në afatin e caktuar, mos pasqyroni justifikime. Kërkoni falje dhe herën tjetër jepni maksimumin dhe kështu të gjithë do të mund të kuptojnë që gjithçka ka ndodhur për një arsye.
Ju nuk i respektoni punonjësit
Sipas hulumtimeve nga Harvard Business Review, më shumë se gjysma (54%) e të punësuarve mendojnë se nuk marrin rregullisht respekt nga punëdhënësit e tyre. Respekti është një rrugë me dy drejtime. Nëse nuk i respektoni punonjësit tuaj, as ata nuk do t’ju respektojnë. Pavarësisht se si ndiheni në një moment të caktuar, trajtimi i tyre me një nivel themelor respekti është absolutisht detyrim i juaji.
Ju ngarkoni me faj të tjerët
Arnold Glasow thotë: “Një udhëheqës i mirë merr përsipër fajin dhe nuk e transporton atë tek të tjerët”. Kur ju fajësoni punonjësin tuaj ajo që do t’ju kthehet mbrapsht është mosrespektimi nga ana e tij. Një udhëheqës i mirë i merr vetë përgjegjësitë për gjërat, të cilat nuk shkojnë siç ishin parashikuar.
Ju nuk interesoheni për jetën e tyre personale
Do të ishte joreale të mendoni se duhet të dini gjithçka për jetën personale të punonjësve tuaj. Por ka një ndryshim të madh midis njohjes së gjithçkaje dhe kujdesit për gjërat që ju dini. Kushtojini vëmendje kur punonjësit tuaj ju tregojnë se fëmija i tyre është i sëmurë, apo kur ata kanë një problem familjar dhe ju duhet të mungojnë, apo këto strese familjare mund të ndikojnë në performancën e tyre. Shprehni shqetësimin tuaj dhe intersohuni për ecurinë e këtyre ngjarjeve. Kur ju interesoheni edhe për jetëne tyre jashtë zyrës do të fitoni respektin dhe besimin e stafit tuaj.
Ju nuk jeni të vetëdijshëm
Udhëheqësit e mëdhenj janë në gjendje të vlerësojnë me saktësi aftësitë e tyre. Në vend që të supozoni se dini gjithçka, jini realistë për pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Punësoni njerëz që mund të plotësojnë boshllëqet, dhe pastaj t’i besoni atyre punët më të mira të kompanisë. Sipas një studimi, të qenurit i vetëdijshëm jo vetëm që çon në rritjen e respektit, por në rezultate më të mira strategjike dhe financiare. Këta drejtues janë gjithashtu të gatshëm të mbështesin idenë, e cila mund të jetë më e mirë se e tyre.
Komunikimi juaj lë për të dëshiruar
Ju prisni që punonjësit tuaj të komunikojnë me ju në një mënyrë efikase, por a e keni analizuar ndonjëherë komunikimin tuaj? A flisni me mirësjellje, a ju përgjigjeni menjëherë emailave të tyre, a i merrni parasysh idetë e tyre? Komunikimi efektiv është një aftësi që duhet të praktikohet me kalimin e kohës. Nëse nuk jeni duke modeluar komunikimin në kohë dhe mënyrë efektive me punonjësit tuaj, me kalimin e kohës, linjat e komunikimit do të prishen, si edhe respekti i tyre për ju.
Lexo: Si të dalloni se punoni për një shef të tmerrshëm?
Nuk ngeleni asnjëherë të kënaqur nga puna
Të presësh që punonjësit tuaj të jenë të ndërgjegjshëm dhe të bëjnë më të mirën e tyre është e arsyeshme. Por kur ju kapeni pas detajeve, puna e tyre nuk mund të gjenerojë produktivitet aq sa duhet. Kur ju nuk kënaqeni nga puna, ata demotivohen dhe mund edhe të largohen. Nëse dëshironi respekt, fillimish duhet të jepni respekt. Dhe të respektosh do të thotë të marrësh mbi shpatulla përgjegjësitë për gabimet që do të ndodhin në kompani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.