Zyrtarizohet projekti Durrës Yachts & Marina, me vlerë 2 miliardë euro - Business Magazine Albania

Zyrtarizohet projekti Durrës Yachts & Marina, me vlerë 2 miliardë euro

Durrës Yachts

Është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit Durrës Yachts & Marina, me vlerë 2 miliardë euro.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka theksuar gjatë ceremonisë se, “Ky është hapi përfundimtar i një procesi të gjatë që e kemi bërë transparent dhe e kemi ndarë me publikun. Kjo është kontrata përfundimtare pasi kemi kaluar të gjithë hapat duke nisur nga AIDA nga letra e interesit nga investitori në atë kohë dhe të gjithë hapat e tjerë në një negocim shumë të gjatë dhe më pas deri në aprovimin nga Parlamenti dhe sigurisht dekretimin e këtij ligji të posaçëm nga Presidenti”.

Zv,kryeministrja tha se, ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në një projekt që do të ketë vlerë investimi rreth 2 miliardë euro. Për me tepër duhet të kemi parasysh që ky projekt do të ndryshojë pamjen për të gjithë rajonin.

Balluku tha se, kemi pasur rastin të shohim në dy momente hapjen e zyrave sa i takon tregtimit të njësive të banimit në Durrës dhe Tiranë dhe interesi ka qenë i madh ashtu siç ka qenë interesi i madh edhe nga kërkesat online sipas investitori. Interes nga qytetarë nga e gjithë bota dhe nga diaspora shqiptare që do të ketë njësi banimi në këtë projekt. Sigurisht nuk ka qenë e lehtë të negociohet. Ishte një rrugë e re por sot kemi një grup të përgatitur për projekte të kësaj madhësie dhe natyre.

“Ky projekt edhe për pjesëmarrjen e shtetit në këtë investim parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët ku shteti që është aksionet në masën 33 për qind, ka të gjitha përfitimet e një aksioneri në të ardhura dhe fitim”, theksoi znj.Balluku.

Lexo: APD/ Themelohet laboratori i parë në vend mbi strategjinë “Shqipëria Qendër Logjistike Rajonale 2025-2023”

Shteti ka përgjegjësi të ruajë asetet e tij strategjike që në Durrës janë: kalatat, baseni dhe kanali i portit. Të gjitha këto mbeten pronë shtet siç mbetet dhe 45 për qind e hapësirës së portit aktual që do të rehabilitohet dhe ti kthehet në përdorim vizitorëve dhe banorëve të Durrësit. Përveç atyre me njësi banimi qytetarët e Durrësit do kenë akses në vijën bregdetare. “Ky zhvillim ridimensionon dhe fuqinë dhe përgjegjësinë e Autoritetit Portual Durrës duke na dhënë mundësinë të bëjmë një reformë të thellë sa i takon këtij autoriteti të rëndësishëm” tha ministrja Balluku.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0