Zyrtarizohen Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge - Business Magazine Albania

Zyrtarizohen Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge


Pas shumë muajsh thashetheme, Samsung më në fund ka prezantuar pajisjet e tij të reja në Barcelonë. Samsung siç duket ka dëgjuar reagimet e konsumatorëve në lidhje me gjeneratën e kaluar dhe tani shfaqet me disa karakteristika të reja.

Të dy telefonat do t’ju duken të njohur, kjo për arsye se rrjedhjet kanë qenë të ndershme këtë vit, por kjo nuk na ka lënë më pak të emocionuar. Më poshtë po ju njohim me karakteristikat me të cilat vijnë këta dy telefona:

Sistem Android 6.0 (Marshmallow)
Proçesor Octa core (2.3GHz Quad + 1.6GHz Quad), 64 bit ose Quad core (2.15GHz Dual + 1.6GHz Dual), 64 bit, në varësi të tregut
4GB RAM (LPDDR4), 32 / 64GB (UFS 2.0) + microSD (deri në 200GB!)
Ekran 5.1″ Quad HD Super AMOLED 2560 x 1440 (577 ppi, në Galaxy S7) 5.5″ Quad hD Super AMOLED 2560 x 1440 (534 PPI) në Galaxy S7 Edge
Kamer mbrapa të dyfishtë 12MP (F1.7) dhe Smart OIS
Kamer para 5MP (F1.7)
Bateri 3,000mAh (Galaxy S7) ose 3,600mAh (Edge)
Karikim i shpejtë me tel dhe pa tel
Metoda pagesë me anë NFC dhe MST
WiFi 802.11 a / b / g / n / ac (2.4 / 5GHz), Mimo, Bluetooth 4.2 LE, ANT +, USB 2.0, NFC dhe skaner të shenjave të gishatave.
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit,IP68

Siç mund ta shihni, Samsung ka përmirësuar flagshipët e tij të fundit në lidhje me çdo mënyrë të mundshme. Tani jo vetëm që S7 dhe S7 Edge mbështesin microSD ndërsa ende janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, por ato kanë edhe kamera më të mira, një sistem të ri të ftohjes së brendshme dhe shumë më tepër.

Do kemi çfarë të themi më shumë për Galaxy S7 dhe S7 Edge kur ata të lançohen nga mesi i muajit Mars.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0