ZVICRA I BASHKOHET FONDIT RAJONAL TË SFIDAVE - Business Magazine Albania

ZVICRA I BASHKOHET FONDIT RAJONAL TË SFIDAVE

FONDI RAJONAL I SFIDAVE

9.7 MILION CHF SHTESË ZOTOHEN PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE TË TRAJNIMIT BASHKËPUNUES NË BALLKANIN PERËNDIMOR 6

Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kanë mbyllur me sukses një marrëveshje financimi për të mbështetur Fondin Rajonal të Sfidave (RCF). Me këtë marrëveshje, SDC cakton 9.7 milionë CHF për financimin e projekteve të trajnimit bashkëpunues në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF)) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve. RCF forcon konkurreshmërinë e sipërmarrjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues të zbatuara përmes partneriteteve midis instituteve të formimit profesional dhe Sipërmarrjeve. Grantet shpërndahen përmes një sfide rajonale konkurruese.

RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim BMZ për Bankën Gjermane të Zhvillimit KfW dhe zbatohet nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni. Volumi i Fondit prej 39 milionë euro, i përfituar nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman, do të rritet në rreth 49 milionë euro falë kontributit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Klaus-Martin Müller, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqinë, vuri në dukje se “Fondi Rajonal i Sfidave ka të bëjë me integrimin rajonal dhe mundësitë për rritje ekonomike. Fondi ka arritur tashmë të bashkojë sektorin privat dhe institutet e formimit profesional, duke motivuar sipërmarrjet që të angazhohen në formimin profesional duke u bashkuar me shkollat ​​profesionale në dorëzimin e propozimeve për dy thirrjet e mëparshme të hapura. Mirëpresim partnerët tanë nga Zvicra dhe së bashku ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë investimet tona të përbashkëta për trajnimet e dyfishta dhe bashkëpunuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6. Vizioni ynë i përbashkët është një sektor i arsimit dhe trajnimit profesional i modernizuar, i gjelbër dhe inovativ i cili u përgjigjet me sukses nevojave dhe sfidave  të sipërmarrjeve .”

Derek George, Zëvendës Drejtues i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Serbi u shpreh se: “Është e ditur se sistemi i dyfishtë i arsimit dhe trajnimit profesional i Zvicrës  është një faktor kyç që kontribuon në suksesin tonë ekonomik dhe kohezionin social. Prandaj, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zvicra mbështet vendet e saj partnere në Arsimin dhe Trajnimin Profesional (AFP) dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. RCF do të plotësojë dhe përmirësojë rezultatet e programeve dypalëshe zvicerane në rajon, dhe përvoja dhe rrjetet e programeve zvicerane të rajonit do të jenë në dispozicion të RCF. Zvicra dhe Gjermania janë të dyja anëtarë të Komitetit të Donatorëve për AFP të dyfishtë. Dizajni inteligjent i RCF do të promovojë objektivin tonë të përbashkët për të avancuar rëndësinë e tregut të punës dhe përfshirjen e sektorit privat në AFP.”

Analizat e fundit tregojnë rritjen e ndjeshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor në vitin 2021 dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Por nëse duam të mbajmë këtë trend pozitiv dhe t’i rezistojmë të gjitha sfidave aktuale, sipërmarrjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për punonjës të kualifikuar në mënyrë adekuate. Përfitimet e zbatimit të përbashkët të programeve të trajnimit të dyfishtë dhe bashkëpunues në partneritet me ofrues të mirëpajisur të trajnimit profesional njihen tashmë nga shumë sipërmarrje. Me zotimin e fondeve shtesë në Fondin Rajonal të Sfidave, ne shpresojmë të kontribuojmë që edhe më shumë të diplomuar nga programet e arsimit profesional të kenë aftësitë e nevojshme për të zhvilluar karrierën e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, tha z. Balsa Culafiç, Koordinator i Projektit RCF nga Forumi i Investimeve i Dhomave të BP6.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës të arsimit dhe trajnimit profesional duke përforcuar qasjen e trajnimit bashkëpunues në vendet e Ballkanit Perëndimor 6: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Në thirrjen e parë për Shprehje të Interesit të shpallur në vitin 2021, RCF pranoi 205 aplikime nga konsorciume të instituteve të formimit profesional dhe më shumë se 600 sipërmarrjeve, nga të cilat u përzgjodhën 37 projektet më premtuese, duke alokuar në total 14,5 milionë euro për investime. Në thirrjen e dytë e cila qëndroi e hapur deri më 14 Prill 2022, u dorëzuan 123 aplikime të konsorciumeve konkurruese, nga të cilat 27 projektet më të suksesshme u përzgjodhën për financim në shumën 12,2 milionë euro.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një program inovativ që synon të rrisë produktivitetin dhe konkurrencën e bizneseve në Ballkanin Perëndimor 6. RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim pranë Bankës së Zhvillimit, KFW dhe implementuar nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

Për çdo pyetje të mëtejshme mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasilirenato.vasili@rcf-wb6.org

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0