Zuckerberg humbet papritur 16.8 miliardë dollarë në një ditë të vetme

Zuckerberg humbet papritur 16.8 miliardë dollarë në një ditë të vetme


Mark Zuckerberg po përballet me zhgënjimin e përdoruesve pas skandalit me Facebook. Ky është pikërisht çmimi që ai po paguan.

Pasuria e tij ra me 16.8 miliardë dollarë të Mërkurën, pasi aksionet e gjigantit të medias sociale u ulën me 20% në orën 5:37 të pasdites në New York. Nëse kjo do të vazhdojë edhe ditën e sotme ai do të zbresë në vendin e 6 nga vendi i 3 në Bloomberg Billionaires Index. Kjo rënie e menjëherëshme jo vetëm që do i fshijë fitimet prej 13.7 miliardë dollarë për vitin, por do ta lejë atë me më pak se 70 miliardë dollarë.

Të ardhurat e tremujorit të dytë dhe vizitorët mesatarë ditorë nuk ishin në përputhje me vlerësimet e analistëve, sipas një deklarate nga kompania Menlo Park, Kaliforni. Kompania po ballafaqohet me ligje të reja të të dhënave në Europë, kritika ndaj politikave të përmbajtjes dhe çështjeve të privatësisë.

burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0