InTERaCT 4.0 është një projekt që po zbatohet nga gjashtë partnerë: Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqiperisë, Qendra e Promovimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë, Universiteti i Salentos, Dhoma Ekonomike e Malit të Zi, Universiteti Mesdhetar i Malit te Zi. Projekti financohet nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi.
Rajoni i Puglias, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me marrëdhënie të mira ekonomike, të cilat vazhdojnë të forcohen nëpërmjet procesit të përshtatjes ndaj standardeve evropiane që Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të përmbushin në kuadër të antarësimit në Bashkimin Evropian. Rajoni sot përballet me sfidën e inovacionit, përmes modelit të fabrikës inteligjente, të pajisur me pajisje vetë-kontrolluese në linjat e prodhimit, përshkallëzim të procesit digjital në kompanitë dhe lidhje të ngushtë ndërkufitare. INTERACT 4.0 do të nxisë zhvillimin e këtij modeli rritjeje, nëpërmjet katër aksioneve kyçe:
1. Analiza, bazuar në hulumtimet dhe anketat metodologjike, të nevojave të ndërmarrjeve në sektorin e prodhimit artizanal.
2. Përkufizimi dhe krijimi i Qendrës së Inovacionit të Mesdheut (MIH), një instrument i përbashkët për të tre vendet, për të promovuar dhe mbështetur qasjen e gjerë të inovacionit. Në nivel operacional, MIH synon:
- Ndërtimin e një ambienti që mbledh shoqatat industriale, qendrat kërkimore dhe ndërmarrjet rreth një modeli të zgjuar;
- Zhvillimin e zyrës që ofron mbështetje teknike për kërkimin dhe inovacionin dhe ndërmarrja e masave ekonomike për t’i mbështetur ato;
- Zhvillimi i një “Smart Showcase”, një seminar trajnimi eksperimental për të ndarë së bashku zgjidhje digjitale për proceset e kompanisë.
3. Themelimi i një sistemi ekonomikisht të qëndrueshëm me kalimin e kohës, për të trajnuar dhe përditësuar kapitalin njerëzor që do të mbështesë përmirësimin e ndërmarrjeve, në aspektin e organizimit dhe prodhimit.
4. Krijimi i:
- Platformës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
- Platformës së Grupimit sipas aftësive;
- Platformës së serviseve teknike, për të ndarë dhe përfituar nga shkëmbimi i aftësive të secilës kompani, udhëzimeve dhe dokumenteve të politikave për transformimin e proceseve brenda sektorit të prodhimit artizanal.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto