Park Studios: Loja kreative që ndryshon fytyrën e markave - Business Magazine Albania

Park Studios: Loja kreative që ndryshon fytyrën e markave

Park Studios: Loja kreative që ndryshon fytyrën e markave

Çdo proces kreativ ka një lojë të vetën. Një lojë që Park Studios e ka mjeshtëruar, duke u mbështetur në mjetet më të avancuara dhe një ekip të përbërë nga individë ndër më kreativët dhe të përkushtuarit në vend.

Prandaj, është e lehtë të flitet për Park Studios: agjencia që fshihet pas disa prej brandeve dhe imazheve më të njohura në treg. Ata janë krijuesit e identitetit të Patoko, aplikacionit më inovativ të mobilitetit në Shqipëri të cilin në Business Magazine e kemi analizuar vazhdimisht; brandit French Tacos, që solli një koncept të ri kulinar urban; si edhe të imazhit të njohur të Kokë a’ Pulë.

Lexo edhe: Hyrje-dalje rekord në gusht, 3.3 milionë shtetas kaluan kufijtë e Shqipërisë

Po ashtu, Park Studios ka ndërtuar komunikimin e Maratonës së Tiranës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në vend, ka qenë përgjegjëse për lançimin e Paysera në tregun shqiptar, si dhe ka realizuar brandimin dhe komunikimin për disa prej hoteleve më të njohura dhe prestigjioze në Shqipëri. Në gjurmët e saj spikasin gjithashtu projekte dinjitoze: nga brandimi i Duomo51 në New York, tek krijimi i identitetit për dy lokacione madhore në industrinë e resto-finedining dhe party lifestyle, njëri në Soho, New York, i njohur si House of Domes, dhe tjetri në Atlanta. Në vetëm katër vite e gjysmë, kjo kompani e re ka arritur të ketë një shtrirje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Duomo 51 Rooftop Across From Rockefeller Center - IZON MAG : IZON MAG

Amar Mileti, një prej zërave drejtues të Park Studios, shprehet: “Momentalisht jemi në një moment reflektimi për kompaninë tonë, ku forcat tona janë të përqendruara në katër shërbimet kryesore: branding, digital marketing, website development dhe krijim spote reklamash. Në mendjen tonë mbetemi një start-up,  energjikë, kreativë dhe të përqendruar tek risia. Sot ndodhemi në një moment shumë të mirë, ku po korrim rezultate konkrete dhe po fitojmë besimin e partnerëve tanë. Por jemi të bindur se pjesa më e madhe e potencialit tonë është ende përpara, më e madhja për Park Studios nuk ka ardhur akoma. Përveç projekteve të reja dhe te prezantuara, Park Studios është duke punuar mbi një iniciativë të madhe, e cila, sipas Mileti-t, pritet të ketë një vizibilitet ku çdo individ në Shqipëri do të jetë i prekur prej saj.

Në vetëm pak vite, Park Studios ka treguar përveçse një shërbim marketingu apo një studio kreative, është një partner strategjik që ndihmon markat të krijojnë lidhje të forta emocionale me publikun, duke bashkuar mjeshtërinë vizuale, komunikimin efektiv dhe një qasje që ndërton besim afatgjatë.

Park Studios po rivendos rregullat e lojës së marketingut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0